Mbrojtja e ambientit kryesfidë e Ulqinit
Gjekë Gjonaj Pa një ambijent të pastër  nuk kemi  njerëz të shëndetshëm. Një ambient i pastër nuk mjafton vetëm të duket, por duhet  edhe të mirëmbahet, për një jetë më të shëndoshë. Domethënë  një ambient i mirë është i rëndësishëm.  Prandaj  të gjithë qytetarët e Komunës së Ulqinit duhet  të kujdesen për  mirëmbajtjen  dhe pastrimin e vazhdueshëm të mbeturinave në tërë komunë,  pastrimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të  kanalit të  Portë Milenës, kanalit të Braticës, rregullimin... Vazhdo

June 8, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events :: Comments Off on Mbrojtja e ambientit kryesfidë e Ulqinit
Tags:

Komuna Ulqinit paralajmron masa rigoroze për vjeljen e taksave dhe tatimeve
Duke filluar nga dita e hënë dy ekipe të përbëra nga përfaqësuesi i Sekretariatit  për buxhet  dhe  financa, ai i Policisë  komunale  dhe  përfaqësuesi i N.P ,,Veprimtaritë komunale  do  të dalin në terren  dhe shtëpi më shtëpi do  të kontrollojnë  shlyerjen e tatimeve, taksave dhe huazimet që  konsumatorët kanë ndaj ndërmarrjes ,,Veprimtaritë komunale,, Ky  akcion do të  vazhdojë  gjatë tërë sezonës turistike dhe ka  për qëllim grumbullimin më  cilësorë  të   taksave dhe  obligimeve... Vazhdo

June 2, 2016  :: Ngjarjet - Events :: Comments Off on Komuna Ulqinit paralajmron masa rigoroze për vjeljen e taksave dhe tatimeve
Tags:

Nika: Nga policia komunale e Ulqinit: “ mirë  more .., po  me urën  ç’patën..”?!!
Nga Muhamed Nika Nga policia komunale e Ulqinit , merret  vesh  se atyre  ende nuk u ka arritur kurrë farë  përgjigjeje  në shkresën dorëzuar policisë kufitare të Malit të Zi,   e cila  siç merret vesh  ME 17 MAJ 2016hodhi në erë   Urën e Goricës  që gjendej  në kufirin  me Shqipërinë    në fshatin Sukubinë – Komuna e Ulqinit DHE ISHTE  MONUMENT  I KULTURËS E TRASHIGIMISË KULTURORE KOMBËTARE. Kjo urë  e vendosur  aty  PREJSHEKUJSH, që në mesjetë   lidhte Ulqin  me Shkodren , mbase edhe... Vazhdo

June 1, 2016  :: Opinione :: Comments Off on Nika: Nga policia komunale e Ulqinit: “ mirë more .., po me urën ç’patën..”?!!
Tags:

Qentë endacak problem për komunën e Ulqinit
Qentë endacak janë berë probleme madhore me të cilat po përballet komuna e Ulqinit. Shqetësues mbetet problemi i qenve endacak në komunën e Ulqinit ku tashmë është berë problem serioz. Pamje të tilla mund ti shohësh në çdo anë të qytetit. Friga e fëmijëve dhe të gjithë atyre që i hasin këta qen çdo ditë në rrugë duhen të jenë shqetësuese. Prania e qenve endacakë në rrugët e qytetit të Ulqinit është kthyer në një prej problemeve kryesore për banorët. Ata i gjen në çdo rrugë, në çdo lagje, duke... Vazhdo

June 1, 2016  :: Ngjarjet - Events :: Comments Off on Qentë endacak problem për komunën e Ulqinit
Tags:

Fillojnë punimet e Elektro-Ekonomisë në Ulqin
Të hënën fillojnë punimet në instalimin e kabllove Ditën e hënë Elektroekonomia e Malit të Zi do të fillojë punimet në  instalimin e kabllove në disa pjesë të qytetit tonë me qëllim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike – kështu u ra dakort në takimin që u zhvillua  ndërmjet kryetarit të komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorëve të tij nga  njëra anë dhe zyrtarëve të lartë të Elektroekonomisë nga ana tjeter. Punimet do të përfshijnë rrugët nga ndërtesa e Elektrodistribucionit... Vazhdo

May 26, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events :: Comments Off on Fillojnë punimet e Elektro-Ekonomisë në Ulqin
Tags:

Banorët e Shtojit i ankohen kryetarit Cungu
Udhëheqësit komunal takohen me banorët e Shtojit Në kuadër të takimeve që kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij  po organizojnë me banorët e bashkësive lokale në prag të sezonit turistik stacioni i rradhës ishte në Bashkësinë lokale të Shtoit.   Disa dhjetra qytetarë kishin ardhur në takimin me kryetarin Cungu ku për afër tre orë u trajtuan një sërë çështjesh që preukupojnë banorët e atjeshëm, por edhe  komunën.   Kryetari i Komunës Nazif Cungu dhe me këtë takim përsëriti... Vazhdo

May 25, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Banorët e Shtojit i ankohen kryetarit Cungu
Tags:

Reagim në Ul.info – URA Ulqin: Vezja e qyqes e Forcës
Në redaksinë tonë mbërriti kumtesa e Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA, të cilën e përcjellim në tërësi: Asnjëherë nuk kemi dëshiruar që të merremi me mashtrimet tendencioze, primitive dhe lokaliste të një kuazi-medie të cilin e udhëheqin krerët e Forcës, edhe pse për një gjë të tillë kishim mundësi. Megjithatë, për publikun, e tërheqim vëmendjen në faktet vijuese. Reagimi i parë në parlamentin shtetëror në lidhje me çështjen “Fjalori” erdhi nga deputeti dhe zëvendëskryetari i URA-së,... Vazhdo

May 24, 2016  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Reagim në Ul.info – URA Ulqin: Vezja e qyqes e Forcës
Tags:

Fatmir Gjeka: Shqiptarët jetojnë më keq se 10 vitet e kaluara
Në emisionin javor “Mozaiku” Fatmir Gjeka  deklaroi se shqipëtarët e Mali të Zi  kan shënuar rënien më të madhe të pagave dhe të papunsisë gjatë 10 viteve të fundit, çka përbën një përkeqësim të ndjeshëm në standardin e jetesës. Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka thënë se një dekadë mbas ripërtëritjes së pavarësisë së Malit të Zi gjendja e Shqiptarëve nuk është aq e mirë sa pritej, sidomos në sferën ekonomike, raporton portali Ul.info. Ai theksoi se gjatë procesit të... Vazhdo

May 24, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Fatmir Gjeka: Shqiptarët jetojnë më keq se 10 vitet e kaluara
Tags:

Mali i Zi feston 10 vjetorin e pavarësisë
Mali i Zi sot shënon 10 vjetorin e pavarësisë, pasi në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006, 55,5 për qind të qytetarëve të cilët patën dalur në referendum qenë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi. Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtare i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës. Sipas rezultateve zyrtare, pavarësinë malazeze e kanë përkrahur 230.661 qytetarë apo 55,5 për... Vazhdo

May 22, 2016  :: Ngjarjet - Events :: Comments Off on Mali i Zi feston 10 vjetorin e pavarësisë
Tags:

Draft Vemdimi mbi rregullimin e komunikacionit në territorin e komunës së Ulqinit
Sekretarijati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit komuna e Ulqinit , në bazë të obligimeve të marra nga Përfundimi nr.01-244/16 prej 19.05.2016 vj. Me të cilën kryetari i komunës përcaktoi draftin e vendimit për rregullimin e komunikacionit në territorin e komunës së Ulqinit më 19.05.2016 vj ,përpiloi PROGRAMIN E MBAJTJES SË DISKUTIMIT PUBLIK Në procedurën e aprovimit të vemdimit mbi rregullimin e komunikacionit në territorin e komunës së Ulqinit. Kryetari i komunës së Ulqinit ,në bazë të nenit... Vazhdo

May 21, 2016  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Draft Vemdimi mbi rregullimin e komunikacionit në territorin e komunës së Ulqinit
Tags: