adi

Bjordi: Nuk di kë të zgjedh
09/03/09 20:57 Adi dhe Bjordi flasin në lidhje me femrat. Adi thotë që ai në përgjithësi është i prirur drejt të bukurës pasi kjo gjë e bën atë më tepër kurioz. Bjordi është konfuz në lidhje me Adelajdën dhe Mimozën pasi ai i pëlqen të dyja. Adi i thotë që në është i zoti, mund t`i mbaj të dyja, por Bjordi e kundërshton duke i thënë që këtë gjë nuk e bën dot. Ai thotë:-“Nuk di kë të zgjedh, por kam arritur në konkluzionin që më duhet dhe pak kohë.” Adi i thotë që po të kishte qënë jashtë... Vazhdo
Arjon:  Nuk e duroj Aidën si kapo
09/03/09 14:20 Këtë javë banorët zgjodhën që kryefamiljari i shtëpisë të jetë Aida. Ajo merret me organizimin e punëve dhe me buxhetin e shtëpisë. Arjoni dhe Bjordi diskutojnë për Aidën si kryefamiljare. Arjoni thotë:-“Unë nuk e duroj dot Aidën si kapo të shtëpisë”! Ai shton se e bezdis mënyra se si ajo flet. Bjordi i thotë:-“Mua më bezdis dhe kur ajo nuk është kapo”! Arjoni i thotë që nuk ka asgjë personale me Aidën si person por që nuk i pëlqen mënyra e saj e komunikimit.  Vazhdo
Adi: Ka rënë Bjordi në dashuri
09/03/09 13:37 Bjordi,Adi dhe Mesida qëndrojnë në kopësht për të marrë rreze dielli. Adi fillon i tregon Mesidës për zgjimin e tij në mëngjes. Ai thotë:-“Kur u zgjova në mëngjes po merresha me disa gjëra të miat personale,kur mbrapa meje ishte Z. Bjordi i cili po ankohej që në fytyrën e tij të bukur po dilnin disa pucra”. Sipas tij këto pucra tregojnë që Bjordi ka rënë në dashuri. Mesida që i thotë:-“Më rëntë pika,ka rënë cuni në dashuri!”  Vazhdo
Adi: E kanë kuptuar gabim
09/03/09 15:59 Adelaja dhe Adi luajnë me jastikë duke goditur njëri-tjetrin. Ata fillojnë një diskutim për surprizën e Adelës gjatë spetaklit. Ai e pyet nëse fëmijët që erdhën ishin vërtet nxënësit e saj. Ajo i thotë po, dhe shton që nxënësit i ka shumë të mirë. Republika i thotë Adelës që i kishte pëlqyer njëri prej tyre, që e kishte emrin Fatjoni. Adi kërkon të dijë se cfarë i kishte thënë ai në lidhje me Bjordin. Adela i thotë që para se ajo të largohej, ai i kishte thënë për t`i bërë të... Vazhdo
Lirita dhe Adi : Pas kalit të mirë ngrihet pluhur
08/03/09 00:50 “Je nominuar në vend të Aidës!”- i ka thënë Adi Liritës. Ajo i është përgjigjur se që kur Aida fitoi imunitetin, e kishte kupruar që të gjithë ata që do të kishin dashur të votonin Aidën, tanimë do të votonin atë. “Pas kalit të mirë ngrihet pluhur!”- ka thënë Lirita, duke cituar një thënie të vjetër popullore. Ai i ka thënë se po të kishte qenë në vendin e saj do të përpiqej të njihte kundërshtarët e tij, domethënë, ata që e kishin nominuar. Adi i ka thënë gjithashtu se... Vazhdo
Bjordi : Jam shqiptar
05/03/09 12:25 Bjordi dhe Adi rrijnë në kopësht. Mes tyre hapet një bisedë në lidhje me jetën e shqiptarëve jashtw vendit dhe se si e prezantojnë veten përpara të huajve. Adi i thotë Bjordit se nga fakti që ai ka jetuar që shumë i vogël në Itali, mund ta quajë veten italian pasi ka marrë një tjetër kulturë nga ajo shqiptare. Por, Bjordi nuk e pranon këtë ide. Ai e thotë me bindje të plotë se është shqiptar dhe ndihet i tillë. Ai i thotë Adit se nuk ishte ai që zgjodhi të largohej, por ishin rrethanat që... Vazhdo
Bjordi dhe Adi – Batuta
04/03/09 12:50 Bjordi dhe Adi vazhdojnë të qëndrojnë në kopësht. Ata shkëmbejnë shumë batuta midis tyre edhe pse ato janë pa lidhje. Edhe kur nisin të bëjnë një bisedë seriozisht, batutat dhe të qeshurat nuk kanë të munguar. Ata flasin me njeri-tjetrin në këtë formë prej ditësh dhe të dy argëtohen shumë. Adi shpesh mundohet t’i shpjegojë Bjordit në italisht domethënien e fjalëve që përdor dhe situata bëhet edhe më komike pasi shpesh nuk gjen fjalët e përshtatshme.  Vazhdo
Bjordi dhe Adi – Do të durojmë dhe do të fitojmë
04/03/09 12:12 Bjordi dhe Adi bisedojnë se u mungojnë disa aktivitete të cilat i praktikonin kur ishin jashtë shtëpisë se Big Brother. Adi thotë se i mungon loja e futbollit që zhvillonte me shokët. Por megjithatë ai thotë se ja vlen të sakrifikojnë pasi do të fitojnë. Ai i thotë Bjordit të durojnë aq kohë sa loja u ka rezervuar fatin për të qëndruar në shtëpi se në fund do të dalin të fituar. Bjordi i thotë se ai do të durojë tre muaj kurse vetë nuk i dihet. Ai i thotë Adit se i duket tip shumë i durueshëm... Vazhdo
Djemtë protestojnë!
02/03/09 11:45 Qetsori, që në mëngjes, ka filluar të thotë se djemtë në shtëpi janë të persekutuar. Sipas tij, ata po i bëjnë të gjitha punët, po lajnë enët, po lajnë shtëpinë, po gatuajnë. Sipas tij, ata po paragjykohen nga miqtë apo njerëzit jashtë shtëpisë, sepse, gjithmonë sipas tij, ata jetojnë në shoqërinë shqiptare, ku punët i bëjnë femrat dhe jo meshkujt. Ndërsa këtu ata po bëjnë gjithcka e vajzat asgjë. Edhe Pavlini e Arjoni janë bashkuar me të. “S’po merret vesh kush janë femrat e... Vazhdo
Adi ë Dritani : Në mëngjes
28/02/09 10:55 Vetëm Dritani dhe Adi janë ngritur këtë mëngjes. Ata shoqërojnë njeri-tjetrin në kopësht. Të dy bëjnë biseda të shkurtra e me tema të ndryshme. Dritani hap bisedën duke i thënë Adit se do të ishte keq nëse e humbasin provën e kësaj jave. Ai thotë se nga java në javë loja po bëhet më e fortë dhe uron që njerëzit që kanë jashtë t’i mbështesin sa më shumë. Adi ja kthen se edhe jashtë bëhet lojë e fortë. Dritani i tregon Adit se kur kishte shkuar për të ndërruar bateritë e Agonit,... Vazhdo