adi

Adi veproi gabim
14/03/09 02:16 Mimoza i tregon Adelës se Adi e kishte kafshuar në faqe. Adela e pyeti se përse nuk reagoi por, ajo ia kthen se për momentin u hutua dhe nuk po dinte cfarë të bënte. Adelajda i thotë se Adi ka bërë nje veprim shumë të gabuar se është një burrë 40-vjec dhe disa gjëra duhet t’i mendojë mirë para se t’i bëjë. Megjithatë, ajo shton se nuk mund ta gjykojë vetëm për një veprim të gabuar. Moza i thotë se e ka trajtuar si vëlla të madh ose si baba dhe nuk e priste prej tij atë veprim. Ajo thotë... Vazhdo
Surprizë për Bikën dhe Adin
13/03/09 21:55 Big Brother krahas provës mendoi t`i bëj një surprizë dy prej banorëve. Personi i parë që do kapte telefonin duhet të zgjidhte një nga banorët për të kaluar një darkë në një resorant luksoz. Republika dhe Adi ishin dy personat e përzgjedhur, ndërkohë që banorët e tjerë ishin të detyruar të pastronin qepët. Banorët u penduan që nuk e kapën ato telefonin, dhe filluan të bënin batuta me njëri-tjetrin. Adelajda tha:-“Më bëhet qejfi që ishte Bika!” Ato ndërkohë që pastronin qepët komentonin... Vazhdo
Mimoza: Adela është xheloze
12/03/09 00:45 Nga banaku i kuzhinës, ku ka qenë të ulur, Adi dhe Mimoza kanë vëzhguar gjatë gjithë kohës sjelljet dhe reagimet e Bjordit dhe Adelajdes teksa diskutonin me njëri-tjetrin, në divanin përballë. Lidhur me to, Ardjani i ka thënë Mimozës se Adelajda bën kot, me kuptimin që edhe e pëlqen Bjordin edhe mundohet të sillet sikur jo. Ndërsa Mimoza i ka thënë se Adelajda bëhet shumë xheloze në lidhje me Bjordin dhe Mesidën.  Vazhdo
Bjordi: Po na mbarojnë debatet!
12/03/09 17:45 Banorët diskutojnë për temën e debatit. Tani mendon që të flasin për burgjet, por Adelajda i thotë që nuk e pëlqen këtë temë dhe propozon të flasin për modën. Ata hedhin ide për debatin dhe Adi propozon të flasin për respektin por sërisht kjo temë nuk i pëlqen të tjerëve. Bjordi thotë:-“Po na mbarojnë debatet!” Adi propozon që tema të përshtatet me të gjithë banorët që secili të shprehë mendimin e tij. Pas shumë diskutimesh ata vendosin si temën e ditës “Masmedia”.  Vazhdo

March 14, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Bjordi: Po na mbarojnë debatet!
Tags: , , , , , ,

Argëtim në Big Brother Albania 2
12/03/09 12:42 Adi u tregon banorëve një histori. Gjatë tregimit, atij nuk i kujtohet kryeqyteti i Sllovenisë dhe pyet banorët e tjerë. Për momentin asnjerit nuk i kujtohej. Atyre u vjen një ide që të fillojnë të luajnë me lojën shtet-kryeqytet duke përmendur gjithë shtete që i kujtohen. Më pas ata diskutojnë edhe për historinë. Ndërkohë, Arjoni, Zhuljeta dhe Qetsori luajnë me top.  Vazhdo

March 14, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Argëtim në Big Brother Albania 2
Tags: , , , , , , ,

Big Brother Albania 2 – Prova e javës
11/03/09 21:55 Big Brother ka vendosur që prova e javës të përbëhet nga disa sfida që banorët duhet t`i kalojnë deri ditën e shtunë. Në sfidën e parë ato duhet të kapin 50 topa të rënë nga qielli. Kjo sfidë quhet e përmbushur nëse banorët e kapin topin pa rënë në vaskën me baltë që Big Brother ka vendosur në zonën e kampingut. Prova do kryhet në brenda një kohe të caktuar dhe në fund të saj do numërohen topat e kapur nga banorët. Realizimi i këtij aktiviteti përbën 25%të gjithë provës javore. Grupi... Vazhdo
Adelajda : Sori i largohet Zhuljetës
11/03/09 15:37 Mesida, Adelajda, Bjordi dhe Dritani janë në kopësht. Mesida hap temën e debatit mes Adelajdës dhe Zhuljetës. Ajo i kërkon Adelës që të mos ia merrte për keq ndërhyrjen që bëri në atë moment dhe Adela i thotë se e kuptoi se si ishte situata dhe thotë me shaka se cfarë t’i bëntë që Bjordi kishte ditëlindjen, se në të kundërt do kishin debatuar më. Adelajda tregon se Zhuljeta donte t’i vinte Qetsorit përparsen dhe Sori in largohej. Ajo po sillej në një mënyrë që Adelës nuk i pëlqeu. Adelajda... Vazhdo

March 11, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda : Sori i largohet Zhuljetës
Tags: , , , , , , , ,

Bika: Zhuljeta nuk bën asgjë
11/03/09 12:10 Bika, Adi dhe Dritani diskutojnë se cili do të lajë enët, pasi grupi tjetër duhet të bëjë punët. Bika u thotë djemve se ajo s’ka ndërmend t’i lajë, kështu që duhet ta bëjë dikush nga pjesa tjetër e grupit. Ajo përmend emrat e anëtarëve të grupit të tyre, ku përfshiheshin edhe Bjordi me Adelën dhe Zhuljetën. Bika u kujton djemve se Bjordi nuk mund t’i lajë pasi sot është ditë e vecantë për të, kurse Adela ka vrarë dorën. Ajo përjashton edhe Zhuljetën duke u shprehur se asaj i mjafton... Vazhdo

March 11, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Bika: Zhuljeta nuk bën asgjë
Tags: , , , , , , , , ,

Big Brother Albania – Debat mes banorëve
10/03/09 18:37 Bjordi propozon që të diskutojnë në lidhje me martesën dhe bashkëjetesën. Ai kërkon mendimet e banorëve në lidhje me temën e tij. Bika shprehet pro martesës pasi është për pjesën tradicionale të saj. Adi thotë:-“Martesa është hapi i fundit i lidhjes”. Në përgjithësi banorët janë pro bashkëjetesës, por mënyra e tyre e të shprehurit i bën të debatojnë në lidhje me këtë temë. Bjordi dhe Adela debatojnë pasi ajo nuk i lë rradhë personave të tjerë që të flasin. Bjordi i thotë që... Vazhdo

March 11, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Big Brother Albania – Debat mes banorëve
Tags: , , , , , , , , , , , ,

Adi : Nga samurai në geishë
10/03/09 11:40 Adit i kanë sjellë një rrrobëdëshambër. Ai e vesh dhe banorët e komplimentojnë. Mimozës i shkon ndër mend që t’ia bëjë fytyrën me miell e kështu të përngjasojë me një kinez. Adelajda sjell miellin e përgatitur por, Adi e merr dhe mundohet të bëjë Adelajdën me të. Adi i kërkon Mozës që ta lyejë e ta bëjë si një samurai dhe kështu ajo fillon nga puna. Lirita e cila ndodhet në dhomë e ndihmon. Adi gjatë kësaj kohe shkëmben batuta me vajzat duke i thënë të kenë kujdes se po i lyejnë... Vazhdo