bba live

Adelajda : Pozicionimi i të ardhurve më orienton
25/03/09 16:59 Adela tregon se ka gjetur një mënyrë se si të kuptojë orientimin që kanë njerëzit jashtë. Ajo thotë se kur një njeri vjen dhe pozicionohet shpejt, pozicionohet aty ku i leverdis dhe ku i duket më mirë. Kjo do të thotë se atje lojën dhe qëndrimin e ka të sigurt. Për Sorin, gjërat janë shumë enigmatike, sidomos jashtë dhe preferon që të mos marrë vesh asgjë, pasi më shumë do ngatërrohej. Adela mendon të kundërtën se duke marrë vesh dicka si kjo, i jep më shumë forcë dhe e bënë më shumë... Vazhdo
Qetsori : Asnjë nuk njeh lojën time
25/03/09 16:12 Sori citon fjalët e shkruara në letrën dedikuar Bikës dhe mendon se kjo letër mund t’i përshtatet më mirë atij. Ai mendon se letrat e gabuara i kanë rënë pikërisht atij. Adela e pyet nëse është i sigurt që gjithë kjo lojë që po bën nuk do t’i shkojë dëm dhe ai përgjigjet se lojën do ta cojë deri në fund. Sipas tij, në këto lojëra që është futur, mund të shtyjë edhe disa javë të tjera qëndrimi në shtëpi. Ai e pyet Adelën se cfarë do të mendonte ajo për të nëse ai një ditë... Vazhdo

March 26, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Qetsori : Asnjë nuk njeh lojën time
Tags: , , , , , , , ,

Sori dhe Adela : Një strategji loje
25/03/09 14:46 Qetsori i tregon asaj se në situatën e koklavitur të javës së kaluar, kishte gisht edhe ai por këtë gjë nuk e kishte bërë fshehurazi sepse i kishte lënë shenjat e duhura. Adela shprehet se e di këtë gjë dhe se kishin ardhur edhe të tjerë që ia kishin treguar. Ajo e pyet se cfarë arriti nga gjithë kjo përpjekje dhe ai i përgjigjet se arriti gjashtë nominime tepër interesante. Ai mendon se nuk mund ta provojnë vetëm disa persona nominimin por duhet të kalojnë të gjithë nga njëherë këtë provë... Vazhdo
Adela dhe Qetsori : Ne nuk kemi marrëveshje
25/03/09 14:15 Sori i lë një takim Adelës ku i kërkonte që ata të sqaronin disa keqkuptime që kanë lindur nga një bisedë e tyre e mëparshme. Ai e pyet se si ka lindur ky keqkuptim por edhe që gjatë bisedës së tyre të mos përmenden emra konkretë. Adela mendon se më mirë të përmendin emra se kështu do keqkuptohen më shumë dhe i tregon se Moza ka ardhur dhe i ka thënë se ajo (Adela) ka bërë një marrëveshje me Sorin në lidhje me nxjerrjen e saj në nominim. Sori i kujton Adelës se bashkë nuk kanë bërë asnjë... Vazhdo

March 26, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adela dhe Qetsori : Ne nuk kemi marrëveshje
Tags: , , , , ,

Bika dhe Dritani : Aida po tregon veten
25/03/09 12:30 Bika dhe Dritani diskutojnë për përplasjet e vazhdueshme ndërmjet Aidës dhe Adelës. Ata vënë në dukje edhe shkëmbimin e fjalëve gjatë temës që hapi Aida një ditë më parë. Bika thotë se ka vënë re që Aida përpiqet me cdo kusht që të kapet me Adelën dhe i vjen inat që kjo e fundit nuk ia kthen me të njëjtën monedhë. Ajo i tregon Dritanit se e ka këshilluar Adelën që të mos qëndrojë indiferente, pasi situatat konfliktuese mes tyre përsëriten por, Adela nuk dëshiron që të bjerë në... Vazhdo

March 26, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Bika dhe Dritani : Aida po tregon veten
Tags: , , , , , ,

Ani : E kam të vështirë të nominoj
25/03/09 11:25 Ani është ngritur këtë mëngjes i menduar në lidhje me nominimet. Ai e diskuton këtë temë me Dritanin dhe e pyet për mënyrën se si procedohet. Dritani i tregon se duhet të zgjedhë dy emra dhe dy arsye të forta që do ti nominojë këta banorë. Ani i thotë se e ka të vështirë të zgjedhë pasi deri tani ndjehet mirë në prani të të gjithëve, por Dritani e këshillon se ka edhe tre ditë kohë për t’u menduar ose për të zgjedhur ata që nuk i pëlqejnë, por në të njëjtën kohë edhe arsyet e... Vazhdo

March 26, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Ani : E kam të vështirë të nominoj
Tags: , , , , , ,

Anjeza: Kush është Bjordi?
25/03/09 15:26 Anjeza kërkon të njohë më shumë Bjordin dhe ulet pranë tij. Ajo i thotë që ato nuk e njohin njëri-tjetrin. Sipas saj fakti që e ka ndjekur nga jashtë, nuk do të thotë që ajo e njeh atë. Bjordi i thotë:-“Normal,mua nuk po më njohin këta që janë brenda!” Ai vazhdon duke thënë që personat në shtëpi mund të njohin vetëm 2% të Bjordit. Anjeza i thotë:-“Nëse ato të njohin kaq pak, i bie që ti të mos kesh qënë vetvetja këtu.” Sipas Bjordit arsyeja është se personat e shtëpisë, nuk... Vazhdo
Anjeza : Tema të tilla më vënë në siklet
25/03/09 13:15 Anjeza i kreh flokët Bikës. Ajo përfiton nga fakti që janë vetëm dhe e pyet atë se përse iku nga debati i Aidës për temën e seksit. Bika i përgjigjet se tema të tilla e vënë në siklet dhe se ka turp të flasë për to. Anjeza i spjegon se po e pyet pasi këtë herë, ka ndër mend ajo të hapë një temë debati të tillë. Ajo thotë se i erdhi kjo ide nga debati i kaluar dhe biseda që pati më pas me Adin për masat mbrojtëse në një marrëdhënie. Bika i përgjigjet shkurt se as i kanë interesuar dhe... Vazhdo

March 26, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Anjeza : Tema të tilla më vënë në siklet
Tags: , , , , , , , ,

Arjon : Ani ka zemër të pastër
25/03/09 13:10 Arjoni dhe Dritani bisedojnë për Antoninin. Dritani hap bisedën duke i treguar se Ani nuk dinte se si zhvillohej nominimi. Arjoni mendon se ai nuk e ka konceptin se ku ndodhet, thjeshtë ka hyrë në këtë lojë dhe kaq. Të dy djemtë mendojnë se Ani është një njeri që nuk përzihet me të tjerët dhe se ka një zemër të pastër. Ata thonë se kanë vënë re se shpesh Ani nuk flet nëpër biseda dhe ndonjëherë ai nuk e kupton se për cfarë flitet. Arjoni bën krahasimin e Anit me Pavlinin dhe thotë se edhe... Vazhdo

March 26, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Arjon : Ani ka zemër të pastër
Tags: , , , , , , ,

Bika: Tema ishte kot
25/03/09 17:50 Dritani dhe Republika diskutojnë për nominimet. Republika mendon që javën që vjen ata të dy, dhe Bjordi do nominohen. Sipas Dritanit nominimi është një gjë e mirë.Ai diskuton për Aidën ,dhe thotë që nuk i pëlqeu reagimi i Aidës në spetakël kur i tha Qetsorit se kush nuk ka dalë në nominim, me një buzëqeshje ironike. Sipas tij ajo shtiret, pasi ajo me Qetsorin nuk shkojnë mirë, dhe papritur bëhet si vëlla e motër.Republika thotë që janë shtuar shumë banorët kohët e fundit. Dritani i thotë... Vazhdo