big brother albania live
25/03/09 16:12
Sori citon fjalët e shkruara në letrën dedikuar Bikës dhe mendon se kjo letër mund t’i përshtatet më mirë atij. Ai mendon se letrat e gabuara i kanë rënë pikërisht atij. Adela e pyet nëse është i sigurt që gjithë kjo lojë që po bën nuk do t’i shkojë dëm dhe ai përgjigjet se lojën do ta cojë deri në fund. Sipas tij, në këto lojëra që është futur, mund të shtyjë edhe disa javë të tjera qëndrimi në shtëpi. Ai e pyet Adelën se cfarë do të mendonte ajo për të nëse ai një ditë...
Vazhdo
25/03/09 14:46
Qetsori i tregon asaj se në situatën e koklavitur të javës së kaluar, kishte gisht edhe ai por këtë gjë nuk e kishte bërë fshehurazi sepse i kishte lënë shenjat e duhura. Adela shprehet se e di këtë gjë dhe se kishin ardhur edhe të tjerë që ia kishin treguar. Ajo e pyet se cfarë arriti nga gjithë kjo përpjekje dhe ai i përgjigjet se arriti gjashtë nominime tepër interesante. Ai mendon se nuk mund ta provojnë vetëm disa persona nominimin por duhet të kalojnë të gjithë nga njëherë këtë provë...
Vazhdo
25/03/09 14:25
Sori e pyet Adelën nëse do të pranonte një sulm nga ai pasi ai e sheh atë si një lojtare të fortë, Adela i përgjigjet se këtu janë në garë dhe se mosmarrëveshjet, përplasjet apo sulmet janë pjesë e lojës. Sori e pyet atë se nëse do ndaheshin në grupe, a do donte ajo të bëntë pjesë në grupin e tij, por Adela i përgjigjet se as bën pjesë, e as do bëjë pjesë në ndonjë grup por vec grup ku i mbështet dhe e mbështesin. Ajo mendon se aleancat dhe grupimet nuk janë të nevojshme për gjithë...
Vazhdo
March 26, 2009 :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda dhe Qetsori : Nuk formoj grupe
Tags: Adelajda Xhamani, Big Brother, big brother albania, big brother albania 2, big brother albania live, big brother live, formoj grupe, qetsori, thash e theme, thashetheme, thashetheme big brother albania
25/03/09 14:15
Sori i lë një takim Adelës ku i kërkonte që ata të sqaronin disa keqkuptime që kanë lindur nga një bisedë e tyre e mëparshme. Ai e pyet se si ka lindur ky keqkuptim por edhe që gjatë bisedës së tyre të mos përmenden emra konkretë. Adela mendon se më mirë të përmendin emra se kështu do keqkuptohen më shumë dhe i tregon se Moza ka ardhur dhe i ka thënë se ajo (Adela) ka bërë një marrëveshje me Sorin në lidhje me nxjerrjen e saj në nominim. Sori i kujton Adelës se bashkë nuk kanë bërë asnjë...
Vazhdo
25/03/09 12:30
Bika dhe Dritani diskutojnë për përplasjet e vazhdueshme ndërmjet Aidës dhe Adelës. Ata vënë në dukje edhe shkëmbimin e fjalëve gjatë temës që hapi Aida një ditë më parë. Bika thotë se ka vënë re që Aida përpiqet me cdo kusht që të kapet me Adelën dhe i vjen inat që kjo e fundit nuk ia kthen me të njëjtën monedhë. Ajo i tregon Dritanit se e ka këshilluar Adelën që të mos qëndrojë indiferente, pasi situatat konfliktuese mes tyre përsëriten por, Adela nuk dëshiron që të bjerë në...
Vazhdo
25/03/09 11:25
Ani është ngritur këtë mëngjes i menduar në lidhje me nominimet. Ai e diskuton këtë temë me Dritanin dhe e pyet për mënyrën se si procedohet. Dritani i tregon se duhet të zgjedhë dy emra dhe dy arsye të forta që do ti nominojë këta banorë. Ani i thotë se e ka të vështirë të zgjedhë pasi deri tani ndjehet mirë në prani të të gjithëve, por Dritani e këshillon se ka edhe tre ditë kohë për t’u menduar ose për të zgjedhur ata që nuk i pëlqejnë, por në të njëjtën kohë edhe arsyet e...
Vazhdo
25/03/09 15:26
Anjeza kërkon të njohë më shumë Bjordin dhe ulet pranë tij. Ajo i thotë që ato nuk e njohin njëri-tjetrin. Sipas saj fakti që e ka ndjekur nga jashtë, nuk do të thotë që ajo e njeh atë. Bjordi i thotë:-“Normal,mua nuk po më njohin këta që janë brenda!” Ai vazhdon duke thënë që personat në shtëpi mund të njohin vetëm 2% të Bjordit. Anjeza i thotë:-“Nëse ato të njohin kaq pak, i bie që ti të mos kesh qënë vetvetja këtu.” Sipas Bjordit arsyeja është se personat e shtëpisë, nuk...
Vazhdo
25/03/09 13:15
Anjeza i kreh flokët Bikës. Ajo përfiton nga fakti që janë vetëm dhe e pyet atë se përse iku nga debati i Aidës për temën e seksit. Bika i përgjigjet se tema të tilla e vënë në siklet dhe se ka turp të flasë për to. Anjeza i spjegon se po e pyet pasi këtë herë, ka ndër mend ajo të hapë një temë debati të tillë. Ajo thotë se i erdhi kjo ide nga debati i kaluar dhe biseda që pati më pas me Adin për masat mbrojtëse në një marrëdhënie. Bika i përgjigjet shkurt se as i kanë interesuar dhe...
Vazhdo
25/03/09 13:10
Arjoni dhe Dritani bisedojnë për Antoninin. Dritani hap bisedën duke i treguar se Ani nuk dinte se si zhvillohej nominimi. Arjoni mendon se ai nuk e ka konceptin se ku ndodhet, thjeshtë ka hyrë në këtë lojë dhe kaq. Të dy djemtë mendojnë se Ani është një njeri që nuk përzihet me të tjerët dhe se ka një zemër të pastër. Ata thonë se kanë vënë re se shpesh Ani nuk flet nëpër biseda dhe ndonjëherë ai nuk e kupton se për cfarë flitet. Arjoni bën krahasimin e Anit me Pavlinin dhe thotë se edhe...
Vazhdo
25/03/09 17:50
Dritani dhe Republika diskutojnë për nominimet. Republika mendon që javën që vjen ata të dy, dhe Bjordi do nominohen. Sipas Dritanit nominimi është një gjë e mirë.Ai diskuton për Aidën ,dhe thotë që nuk i pëlqeu reagimi i Aidës në spetakël kur i tha Qetsorit se kush nuk ka dalë në nominim, me një buzëqeshje ironike. Sipas tij ajo shtiret, pasi ajo me Qetsorin nuk shkojnë mirë, dhe papritur bëhet si vëlla e motër.Republika thotë që janë shtuar shumë banorët kohët e fundit. Dritani i thotë...
Vazhdo