big brother albania

Aida dhe Lirita : Këta duan sherr
06/03/09 16:30 Aida dhe Lirita dalin në kopësht për të pirë cigare. Aida ka vënë në sfond muzikën e pianos. Pavlinin e shqetëson muzika dhe e fik pianon. Aida cohet dhe i thotë Liritës:-“Këta duan sherr se më janë bërë të gjithë si komandant”. Aida acarohet dhe i thotë Liritës:-“kur duan ata me dëgju nuk ka problem,kur duam ne me pi një cigare me muzikë thonë jo se po flasim ne.” Aida thotë:-“nuk është fare fleksibël”-dhe shton,-“njëri pa pikën e lidhjes”-për Pavlinin. Ajo thotë që banorët... Vazhdo
Aida: Adelajda do të nominohet
07/03/09 01:42 Mesida diskuton me Aidën dhe Liritën për emocionet që të pushtojnë ditën e shtunë gjatë spektaklit. Ajo i thotë se ndihet kurioze se cfarë emocionesh do përjetojë. Aida i thotë se nëse ndihet rehat në shtëpi edhe pse mund të ketë ngacmime të vogla me të tjerët, atëherë ka për të qënë shumë në siklet sepse nuk do dijë kë të nominojë. Mesida tregon se e ka të vështirë të gjejë argumente për të cilat të nominojë ndonjë edhe pse e ka menduar gjatë gjithë javës dhe se është munduar... Vazhdo
Big Brother ku na ka gjetur?
06/03/09 10:55 Qetsori duke pastruar kuzhinën pyet Dritanin se si mund të jetë jeta e Erjolës jashtë shtëpisë së Big Brother. Ai thotë që nuk e kuptoi asnjëherë situatën e saj,por Dritani i thotë që kjo ishte për arsye se ajo nuk e tregoi asnjëherë. Ai shton se ajo ishte një tip shumë ekspresiv por jeta e saj linte mjaft dyshime. Qetsori thotë që ajo kishte ikur shumë e vogël për në Greqi,dhe shton-“këta të vënë në dyshim,cfarë pune kanë bërë atje”? Ai vazhdon duke thënë-“Nuk e di Big Brother... Vazhdo
Big Brother Albania 2 : E drejtë apo e gabuar?
07/03/09 11:05 Banorët hapin një temë për të diskutuar që është adoptimi i fëmijëve nga dy prindër të të njejtës gjini dhe a është kjo e drejtë apo e gabuar. Ata, gjatë diskutimit ndahen në dy grupe: ata pro këtij mendimi dhe ata kundër. Lirita nuk e mendon si të gabuar egzistencën dhe raportin ndërmjet homoseksualëve por, nuk e sheh të arsyeshme që ata të adoptojnë një fëmijë. Mesida mbron mendimin e saj se është më mirë të kesh dy prindër se sa asnjë dhe të rritesh në jetimore, qofshin këta prindër... Vazhdo
Mesida dhe Lirita : Kam dyshime për afrimin e Zhuljetës
07/03/09 02:13 Biseda e Mesidës dhe Liritës vazhdon për të gjithë banorët. Ato flasin për Arjonin dhe faktin që nuk e kuptojnë se pse ai është në nominim pasi për to është një djalë shumë i mirë, i respektueshëm dhe se u pëlqen tipi i tij. Lirita diskuton me Mesidën për marrëdhënien e tij me Zhuljetën dhe ajo i tregon se Zhuljeta ka një të dashur jashtë por ndërkohë marrëdhënia e tyre është e dyshimtë. Ato mendojnë se nëse ajo ka dikë jashtë, mund ta lëndojë me këtë sjellje që po bën. Vajzat... Vazhdo
Bjordi: Moza është shumë sensuale
07/03/09 01:35 Zhuljeta e pyet Bjordin se cila i pëlqen më shumë, Mimoza apo Adelajda. Bjordi i përgjigjet se Moza është shumë e bukur dhe shumë sensuale, por është shumë e vogël dhe sensualitetin e ka fëminor. Ai nënkupton se ajo nuk është ende e rritur. Zhuljeta e pyet edhe për Adelën dhe ai e cilëson si një vajzë që ka karakter të vecantë, duhet të të lërë hapsirë që ta kuptosh dhe se ka një tip të mbyllur që një mashkull e ka të vështirë me të, por shton se dhe ajo është sensuale. Zhuljeta vazhdon... Vazhdo
Mesida dhe Arjoni : Visi është shumë zemërgjerë
06/03/09 03:10 Mesida i ka folur Arjonit për shokun e saj të ngushtë, Visin. Ata njihen që në gjimnaz dhe tani ndajnë së bashku shtëpinë e Visit. Mesida shpjegon se ajo që i lidh të dy është një miqësi shumë e pastër dhe shumë e fortë. Habisë së Arjonit sesi ishte e mundur që ajo nuk qëndronte me qera tek ai, ajo iu përgjigj me sigurinë se visi ishte shumë zemërgjerë dhe me hamendësinë se ndashta atë nuk e linte sedra e mashkullit që t’ia kërkonte. Ajo tha se sa shumë kishin xhan njëri-tjetrin, po aq... Vazhdo
Për 1 ditë, mbushet 1 muaj | Big Brother Albania 2
06/03/09 03:00 Të mbledhur në zonën e ndenjies, dritani, Pavlini, Qetsori, Bjordi dhe Lirita, kanë vënë në dukje se për një ditë mbushej plot një muaj qëndrimi në shtëpinë e Big Brother. Pavlini u shpreh se i dukej sikur koha kishte ndaluar në vend dhe të të njëjtit mendim ishin edhe të tjerët. Ata folën për faktin se nuk dinë asgjë nga ato që ndodhin jashtë dhe kur të dilnin nga shtëpia do të ishin si të hutuar, madje, për inerci të saj që bënin në shtëpi, do të fillonin të debatonin edhe me njerëzit... Vazhdo
Loja e banorëve në Big Brother Albania 2
06/03/09 02:20 Republika ka propozuar që të luajnë një lojë. Njërit prej tyre do t’i lidheshin sytë dhe ai duhet të gjente cili ishte personi që do të kishte përballë, duke i prekur fytyrën. E para që mbylli sytë ishte Mimoza. Republika i lidhi asaj sytë dhe loja filloi. Ajo gjeti saktë Republikën dhe Adin, por ngatërroi Liritën për Bjordin. Loja vazhdoi me banorët e tjerë.  Më pas ata e zhvilluan lojën në një tjetër drejtim. Dy prej banorëve u lidheshin sytë dhe nën drejtimin e dy banorëve të tjerë,... Vazhdo
Big Brother Albania 2 : Vazhdimi i provës
06/03/09 22:30 Kjo është nata e tretë në të cilën banorët përgatiten për provën e javës së katërt, “Ti vlen!”. Juria e kësaj radhe do të përbëhet nga Mesida, Adi, Mimoza dhe Arjoni. Mesida dhe Adi kanë nga një votë kurse, Mimoza dhe Arjoni nga gjysmë vote. Prezantuesja sërish është Adelajda. Konkurentët e radhës janë Zhuljeta, Bjordi Qetsori, Lirita, Aida, Republika, Dritani dhe Pavlini të cilët do të performojnë para jurisë sipas kësaj radhe. Nga tetë konkurentët, do të përzgjidhen katër të cilët... Vazhdo