big brother live

Arjoni : Buxheti i javës
05/04/09 12:15 Arjoni u kërkon banorëve që të mblidhen në sallon ku do të lexojë udhëzimet për buxhetin e javës. Ari pyet Bjordin se si procedohet në këtë rast pasi nuk e di. Bjordi i spjegon se Arjoni, si kryefamiljar, do të mbledhi banorët e do të bëjë me ta listën e produkteve të domosdoshme që do të blejnë këtë javë. Arjoni lexon udhëzimet dhe informon banorët se buxheti është përgjysmuar, pasi nuk fituan provën e javës. Qetsori afrohet afër tij që ta ndihmojë në përgatitjen e listës. Ata diskutojnë... Vazhdo
Juna, Eltoni dhe Arjani : Mëngjesi i parë
05/04/09 10:00 Banorët fillojnë të zgjohen nga gjumi me muzikën e vendosur në sfond. Banorët e rinj, si më energjikë se ata të vjetërit, janë zgjuar të parët. Banorët e vjetër vazhdojnë të qëndrojnë në gjum apo shtrirë duke dëgjuar muzikë. Juna dhe Eltoni shkojnë në kuzhinë ku përgatisin kafe për disa nga banorët që janë zgjuar. Ata e nisin mëngjesin me humor e të qeshura. Pasi bëjnë kafet, ata shkojnë t’i shijojnë në krevat me të tjerët.  Vazhdo
Ari : Ne të tre do sjellim ndryshim
05/04/09 03:55 Ari pyet se sa vetë u bënë në shtëpi dhe Adela i përgjigjet se bashkë me ata të tre, u bënë 13 veta. Ari, pak supersticioz, i duket sikur ky numër nuk do i sjellë shumë fat atij apo të tjerëve. Negjithatë, ai kapet pasfjalëve që thotë Adela, pasi nuk i pëlqen mënyra se si ajo i vecon të rinjtë. Sipas Adelës, është hipokrizi që ajo të reagojë mirë për futjen e tyre në shtëpi, pasi është mësuar me personat që kanë qënë dhe nuk mund të thotë me plotë gojë se iu bë qejfi që erdhën.... Vazhdo
Adelajda : Nuk dal para të rinjve
05/04/09 04:55 Adela dhe Dritani bisedojnë për atmosferën e re në shtëpi, sidomos për banorët e rinj. Sipas Dritanit, gjithcka po bëhet që loja të jetë më interesante. Ai i përmend Adelës se u bë ndarja e banorëve të rinj nga ata të vjetërit, u bë një nominim me katër banorë njëherësh që ata të përballeshin mes tyre edhe pse kjo u mor me sportivitet. Për Dritanin, sportiviteti mori fund sepse tani do të fillojnë konfliktet e vërteta. Edhe Adela është i këtij mendimi. Ajo shton se do t’i vinte inat nëse... Vazhdo
Basti i Bjordit dhe Qetsorit
05/04/09 03:15 Qetsori i ka treguar Bjordit se kishte nominuar atë dhe Dritanin dhe ka shtuar se Bjordi do ta kishte të vështirë. “Po s’çove Adelën në shtrat, e ke humbur lojën!”- i ka thënë ai, madje ka shtuar se edhe Arjoni po të mos arrinte gjë me Anjezën, rrezikonte po aq shumë. Sipas Bjordit, edhe sikur kjo të ndodhte nuk do të ndryshonte ndonjë gjë, por sipas Qetsorit, gabohej. “E vëmë bast që unë do të arrij më lart se ty?”- i ka thënë Bjordi Qetsorit. Por Qetsori nuk ka pranuar që ta vinin për... Vazhdo
Adi : Mos e trego frikën
05/04/09 03:10 Adi i ka thënë Qetsorit, se nuk duhej vepruar siç po bënin ata, karshi tre banorëve më rinj. Sipas tij ata po tregonin dobësi, duke i shfaqur kaq hapur emocionet e veç kësaj nuk po silleshin dhe mirë. Adi i ka shpjeguar se ai, në këtë rast, po mundohej për të mirën e Qetsorit dhe të të tjerëve. “Mos e trego frikën!”- i ka thënë Adi atij, por Qetsori i është përgjigjur se nuk kishte aspak frikë. “Duhet të dallosh frikën nga lodhja!” – i ka thënë Dritani Adit. Adi ka shtuar se ndoshta... Vazhdo
Juna tregon per veten
05/04/09 02:20 E pyetur nga Arjoni se me se merrej, Juna ka thënë se bënte shumë punë. Ajo ka treguar se merrej me promovime të ndryshme, se punonte me grupet që vizitonin panairet, me të cilët bënte rolin e përkthyeses. Juna ka thënë se fliste rrjedhshëm anglisht, gjermanisht dhe italisht. Ajo ka thënë se deri në momentet e fundit ndodhej në punë, në Gjermani, pasi i ishte dashur të mbyllte shumë gjëra para se të hynte në shtëpinë e Big Brother. Kjo ishte sipas saj dhe një nga arsyet që ajo nuk i kishte ndjekur... Vazhdo
Ne kemi frikë nga ty
05/04/09 02:15 “Ne kemi frikë nga ty!”- i kanë thënë Junës, banores së re të shtëpisë së Big Brother, Arjoni dhe Qetsori. Juna ka shprehur habinë saj për këtë dhe ka dashur të dijë pse. Arjoni i ka thënë se në përshtypje të parë u ishte dukur shumë feministe. Juna e ka pyetur sërish nëse e kishte interpretuar këtë “feminizëm”të saj si pozitiv apo negativ dhe Arjoni i ka thënë se kjo varej nga këndvështrimet. Por thelbi ishte, sipas tij, se ajo, deri tani, pa ditur ç’mund të sillnin ditët në... Vazhdo
Qetsori : Nuk kemi armiq njëri-tjetrin
05/04/09 01:56 “Ne nuk kemi më armiq njëri-tjetrin!”- ka thënë Qetsori, në vazhdën e strategjisë së re, që sipas tij,është momenti të përdorin. Ai ka shtuar se duhej gjetur një aspekt, ku t’i luftonin të rinjtë. Sipas Adelajdes, por edhe të tjerëve, banorët e rinj kishin mjaft nivel dhe nuk do të ishte aq e lehtë. Po sipas Adelës, ata kishin edhe përparësi të tjera, sic ishte fakti që ishin të kthjellët e të freskët, fakti që i njihnin mjaft mirë ata dhe situata e krijuara brenda shtëpisë e po ashtu... Vazhdo
Adelajda : Më ka ardhur zor nga vetja
05/04/09 01:50 Gjatë spektaklit, Vëllai i Madh i ka lejuar banorët e eleminuar nga loja që të komunikojnë me banorët brenda shtëpisë dhe t’iu thoshin cfarë kishin për t’iu thënë, pasi i kishin parë gjërat nga jashtë. Kështu, Mesida e pyeti Adelajden sesi ishte e mundur që kur Aida qante për të atin, ajo këndonte. Adelajda i është përgjigjur se nuk e dinte cfarë kishte ndodhur me Aidën. (kësaj të fundit, Vëllai i Madh i kishte dhënë një zarf që brenda kishte fotografinë e të atit, që kishte ndërruar... Vazhdo