Big Brother

Qetsori : Kush e nominoi Agonin?!
02/03/09 00:20 Të ulur në zonën e ndenjies, Qetsori ka pyetur banorët se kush e kishte nominuar Agonin. Bjordi i ka thënë se rregulli është mos treoghet për nominimet, por Qetsori ka vazhduar duke thënë se donte ta dinte thjesht për kuriozitet. E të njëjtit mendim me Bjordin ka qenë edhe Lirita, që ka thënë se Agoni mund ta marrë vesh tani që është jashtë, por ata aty brenda jo. Qetsori ka thënë se ai, nga e tij, nuk e kishte nominuar asnjëherë. Pas kësaj, vetëm Adelajda pranoi se e kishte nominuar, ndërsa... Vazhdo
Adelajda ë Bjordi : Duhet të rrish larg meje
02/03/09 00:00 “Do të vish të kërcejmë?”- I ka thënë Adelajda Bjordit. Ai nuk ka pranuar dhe i ka thënë që më mirë të rrinin të dy ulur. Ajo ka ngulur këmbë duke i thënë se ishte më mirë të argëtohej, sesa të rrinte shtrirë në divan. Bjordi ia ka kthyer duke I thënë se ajo mund të mos e dinte kush ishte më e mira për të, por duke theksuar që me këtë që i thoshte, nuk donte aspak ta ofendonte. Adela ka këmbëngulur dhe më në fund të dy i janë dorëzuar tingujve të muzikës që Vëllai i madh kishte... Vazhdo
Mesida zgjohet e para
01/03/09 10:00 Në mëngjesin e saj të parë në shtëpinë e Big Brother, Mesida ka qenë e para, nga vajzat, që është zgjuar. Ajo ka biseduar në oborr me Adin e më pas me Bjordin, ka kërcyer me këngët e Bon Jovit, e më pas, së bashku me Bjordin me këngët e Michael Jackson. Ajo e ka vazhduar paraditen duke folur e biseduar me banorët e shtëpisë.  Vazhdo
Bjordi dhe Adelajda : Ti i ngjan shumë babait
01/03/09 01:30 Adelajda dhe Bjordi kanë biseduar në lidhje me surprizën që i bëri atij Vëllai i Madh. Ajo i tha Bjordit se ai i ngjan shumë të atit. Kjo sepse, ndërsa lexohej letra, ajo kishte dëgjuar në të fjalët dhe shprehjet e tij. “Më dukej sikur e kishe shkruar ti atë letër!”- I tha ajo. Edhe Bjordi kishte përjetuar të njëjtën gjë. Ai u shpreh se kishte gjetur veten në fjalët e të atit.  Vazhdo
Dritani : Mesida duket e fortë
01/03/09 01:05 Qetsori e ka pyetur Dritanin sesi i duket Mesida, konkurentja e re. Sipas Dritanit, me karakteristikat që ai mendon se ka, atij i duket e fortë. Qetsori ka vënë në dukje se Mesida dhe “zysha” lidhën menjëherë miqësi, por sipas Dritanit, ato të dyja nuk i lidhte asgjë. Po sipas tij, Mesida do ta kishte të vështirë të krijonte lidhje me banorët, sepse ata I kishin krijuar tashmë lidhjet e tyre. Dritani ka cilësuar gjithashtu ngjashmërinë e Mesidës me Ildën, konkurentet e vjetshme të Big Brother.  Vazhdo
Mesida tregon për veten
01/03/09 00:40 Banorja më e re e shtëpisë së Big Brother ka nisur të zbulojë pak nga vetja e saj duke u treguar banorëve të tjerë për veten, në aspekte të ndryshme. Përsa i përket pamjes së jashtme ajo ka treguar se flokët e saj i ka të shkurtra, por për momentin i ka zgjatur artificialisht. I pëlqejnë veshjet e gjera dhe është “tip repisteje”. Një nga gjërat që nuk i pëlqejnë tek vetja, madje që i urren, janë dhëmbët, megjithëse shumë njerëz i thonë se aty e ka të gjithë lezetin. Muzika i pëlqen... Vazhdo
Bjordi ë Mesida – S’e kam ndjekur Big Brother
01/03/09 00:40 Arjoni e ka pyetur Mesidën nëse ua mbante mend emrat apo jo. Ajo ka pohuar dhe Zhuljeta e ka provokuar menjëherë. “Unë jam Aida!”- I ka thënë ajo. “Jo, ti nuk je Aida!”- ia ka kthyer Mesida. Ajo ka vazhduar duke thënë se i njihte të gjithë me emra, por nuke kishte ndjekur Big Brother. Kjo sepse ajo donte që tí njihte vetë ata. “Unë dua t’i njoh njerëzit vetë! – ka thënë ajo. – Edhe në shoqëri bëj të njëjtën gjë!”  Vazhdo
Mesida Lleshi : Banorja e re e shtëpisë
01/03/09 23:15 Ajo nuk ka hyrë nga dera sit ë gjithë banorët e tjerë, duke u prezantuar si një konkurente e re e Big Brother, por si veterinerja që do të jepte vendimin nëse banorët e kishin kaluar apo jo provën e javës. Më pas, Mesida është “zbuluar”nga Arbana, që ua ka prezantuar atë banorëve të tjerë, si konkurenten e tyre. Qetsori dhe disa prej banorëve të tjerë kanë thënë se e kishin kuptuar. Menjëherë pas kësaj ata kanë vrapuar ta përqafojnë.  Vazhdo
Miss dhe Mister “Big Brother Albania”
01/03/09 22:30 Kjo ka qenë një tjetër surprizë e Vëllait të Madh. Djemtë në dhomën e rrëfimit kanë zgjedhur si Miss të shtëpisë Adelajden, ndërsa si shoqëruese të parë Mimozën. E njëjta zgjedhje u është kërkuar edhe vajzave, porn ë krahasim me djemtë ato kanë qenë më të pavendosura e kanë propuzar disa variante. Përfundimisht kanë rënë dakord që Mister të ishte Dritani dhe shoqërues i parë Bjordi.  Vazhdo
Agon: Gabova me Adelajdën
28/02/09 23:08 Big Brother vendosi që personi që do largohet sot nga shtëpia e Big brother është Agoni ne bazë të numrit të votave që kanë marrë gjatë javës. Adela duke e kënaqur nga kjo gjë gjithashtu dhe banorët e tjerë. Pyetjes së Arbanës nëse ishin të mërzitur nga largimi i Agonit Qetësori i është përgjigjur se nuk kishin pse te mërziteshin përderisa ishin ato që e kishin nominuar. Pyetjes se pse ndoshta publiku jashtë kishte vendosur që Agoni të ishte personi që të dilte nga shtëpia ai e ka lidhur... Vazhdo