Fuqitë e Mëdha.

Memorandume, letra dhe protesta për çështjen e Ulqinit
ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (36) Në protestën që i drejtohet konsullatës së Francës në Shkodër kundër vendimeve të Fuqive të Mëdha, thuhet: “Morëm vesh se eskadrat e Fuqive të Mëdha të Evropës po arrijnë këto ditë përpara Ulqinit për të vënë në zbatim dorëzimin e atdheut tonë të dashur te Principata e Malit të Zi. Ne parapëlqejmë të humbasim çdo gjë dhe të sakrifikojmë qenien tonë sesa t`i nënshtrohemi administratës së malazezëve… Shpresojmë në mënyrë... Vazhdo
Përpjekja për përçarjen e shqiptarëve
Në manovrën diplomatike Londra u mbështet më tepër në bashkëpunimin e Vjenës sesa në atë të Parisit. Ata mendonin se popullsia e këtyre rajoneve nuk do të pajtohej me humbjen e Ulqinit dhe se kjo pakënaqësi do të mund të kapërcehej në rast se do t`i jepeshin premtime për autonomi. Me këtë lojë diplomatike, qeveria britanike e Gledstonit, e cila nuk ishte aspak dakord me kërkesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për krijimin e një vilajeti të bashkuar shqiptar, duke parë se Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje... Vazhdo