gëzim hajdinaga

Ulqin, mbyllet Panairi i Librit
I hapur më 28 korrik, në një ceremoni ku ishin të pranishëm të tre ministrat e Kulturës, të Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë, panairi ka shënuar pjesëmarrjen e shumë botuesve. Dje është shënuar dita e fundit e edicionit të dhjetë të Panairit të Librit në Ulqin. I hapur më 28 korrik, në një ceremoni ku ishin të pranishëm të tre ministrat e Kulturës, të Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë, panairi ka shënuar pjesëmarrjen e shumë botuesve, por edhe të vizitorëve. Të paktën 20 mijë tituj librash,... Vazhdo

August 8, 2010  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Ulqin, mbyllet Panairi i Librit
Tags: ,

Aksidenti tragjik – Hajdinaga telegram ngushëllimi Berishës
Telegram ngushellimi kryeministrit Berisha Kreytari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga i dërgoi një telegram ngushëllimi kryeministrit të Shqipërisë Sali Berishës me rastin e aksidentit tragjik ku 14 qytetarë humbën jetën. Në telegram ndër të tjera thuhet: ky lajm është përjetuar me pikëllim të thellë në Ulqin dhe tek të gjithë shqiptarët në Mal të Zi. Në këto çaste të vështira ju shprehim solidaritet dhe marrim pjesë në dhimbjen e familjarëve për humbjen e më të dashurëve të tyre. Municipality... Vazhdo
Panairi i librit në Ulqin – nga 28 korrik deri më 4 gusht
TIRANE-Mbi 60 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje- Hercegovina do të marrin pjesë në Panairin tradicional të Librit “Ulqini 2010”, që do të zhvillohet në Ulqin (Mali i Zi) nga 28 korrik- 4 gusht, të organizuar nga Bashkia e këtij qyteti dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Mbështetur këtë vit nga Komuna e Ulqinit, nën kujdesin e kryetarit të saj, Gëzim Hajdinaga, panairi i sivjetshëm është i pari që çel veprimtaritë me librin në stinën verore, për t’i hapur rrugë më pas... Vazhdo
Durrësi dhe Ulqini, marrëveshje për turizmin
Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim kryetarin e komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga që shoqërohej nga ish kryetari i kësaj komune Fuat Nimani i cili ka mbajtur edhe pozicionin e ministrit të të drejtave të njeriut dhe pakica në qeverinë e Malit të Zi nga viti 2008 deri në 2010. Në këtë takim merrnin pjesë edhe drejtuesit e shoqatës Ulqini në Durrës.... Vazhdo

July 15, 2010  :: Ekonomia / Ekonomija :: Comments Off on Durrësi dhe Ulqini, marrëveshje për turizmin
Tags: , , ,

Qeverisja e re e Ulqinit, peng i Podgoricës
Ulqin, 18 qershor – Edhe pse seanca konstituive e Parlamentit vendor të Ulqinit është thirrur për ditën e hënë për të verifikuar mandatet e dala nga zgjedhjet lokale të 23 majit, qeverisja e re vendore nuk shihet as në horizont. Dy udhëheqësit kryesorë të koalicionit “Për Ulqinin evropian”, Gëzim Hajdinaga nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve /UDSH/, bartës i listës zgjedhore dhe Luigj Shkreli, kryetar i Këshillit komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve /PDS/, një ditë pas zgjedhjeve, patën deklaruar... Vazhdo
Haziri i premton Ulqinit turistë dhe kulturë kosovare – Video
Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri, duke u kthyer nga një vizitë zyrtare në Romë të Italisë, të premten pasdite vizitoi edhe Ulqinin, ku u prit nga kryetari i kësaj komune Gëzim Hajdinaga. Ministri Haziri tha se turistët kosovarë i njohin mirë bukuritë dhe kushtet e pushimit në këtë qytet të mrekullueshëm dhe, sipas tij, ata kurrë nuk e anashkalojnë Ulqinin. “Po shoh angazhimin e madh të pushtetit lokal në përgatitjen e të gjitha segmenteve të qytetit dhe rrethinës, duke e shndërruar... Vazhdo
Dobro došli u websajt Opštine Ulcinj
Poštovani posjetitelju! Dobro došao i hvala što posje?uješ zvani?ni sajt grada Ulcinj na internetu. Ova stranica je jedna ve?a mogu?nost koju vam nudimo da upoznate naš drevni grad i sa tradicijom. Naše namjere su da zajedno sa našim sugra?anima sagradimo jedan moderan evropski grad. Pozivamo sve vas da našem gradu damo najbolje. Ovaj pravac sa Vama i za Vas na temele ima transparentnost. Mislimo da ?emo na ovaj na?in biti bliže vama i zahvaljuju?i da ste posjetilac na ovoj stranici, moli?u vas da nam pošaljete vaše primjedbe... Vazhdo
Gëzim Hajdinaga priti ministrin në qeverinë e Maqedonisë z.Musa Xhaferi
Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga priti mbrëmë ministrin e pushtetit vendorë në Qeverinë e Maqedonisë z.Musa Xhaferi Në takim u trajtuan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me pushtetin vendorë por u fol dhe për fusha të bashkëpunimit të ndërsjelltë ndërmjet Ulqinit dhe qyteteve të ndryshme të Maqedonisë. Ministri Xhaferi përshëndeti aktivitete që janë bërë drejtë finalizimit të protokolmarreveshjes ndërmjet Ulqinit dhe qytetit të Strugës, ndërkohë që  shprehu gatishmëri për... Vazhdo

June 4, 2010  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Gëzim Hajdinaga priti ministrin në qeverinë e Maqedonisë z.Musa Xhaferi
Tags: ,

Në Ulqin do të mbahet panairi ’’Ditët e biznesit kosovar’’
Në fund të muajit qershor në Ulqin do të mbahet panairi ’’Ditët e biznesit kosovar’’. Kështu u ra dakord në takimin që kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit z. Agim Shahini me bashkëpunëtorë patën sot me kryetarin e komunës z. Gëzim Hajdinaga. Në fakt jetësohet ideja e hedhur nga kryetari i Ulqini z.Hajdinaga dhe ministri i ekonomisë z.Ahmet Shala në takimin që u realizua në muajin mars të këtij viti. Në panairin e fundqershorit, i cili mendohet që te jete tradicional, do të ekspozojnë mbi 20 prodhues... Vazhdo

June 3, 2010  :: Ekonomia / Ekonomija :: Comments Off on Në Ulqin do të mbahet panairi ’’Ditët e biznesit kosovar’’
Tags: , , , , ,

Shaban Peraj: Katrahura e radhës
Nuk ka nevojë për asfarë sensibilizimi të çështjes shqiptare këtu në Ma të Zi. Një katrahurë kombëtare rrezikon qenien tonë dhe kjo është evidente tani pas zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 23 maj. Kjo është e vërteta jonë, ky është realiteti për momentin, dhe nëse kështu vazhdohet, e sipas tyre nuk ka arsye të mos vazhdojë, ne jemi në prag të zhdukjes, jemi në rrezik, gjë të cilën e kemi provuar edhe në kohën e monizmit. Për këtë nuk ka dyshim, alarmi është dhënë dhe ato që sadopak kanë dinjitet... Vazhdo