Mali i Zi

KT “Ulqini” ndër më të mirët
Të dielën në podgoricë u mbajt kupa e malit të zi në taekwondo për pionierë, kadetë, juniorë dhe seniorë Në renditjen e përgjithshme “Ulqini”-t i takoi vendi i dytë në kategorinë e kadetëve, ndërsa vendi i tretë në kategoritë e pionierëve, juniorëve dhe seniorëve. Arijeta Zatoviq u shpall kampione e dyfishtë e Malit të Zi, në kategorinë e juniorëve dhe atë të seniorëve. Klubi i Taekwondosë “Ulqini” dëshmoi edhe një herë se është njëri ndër klubet më të mirë në këtë sport... Vazhdo

December 15, 2008  :: Sporti / Sport :: Comments Off on KT “Ulqini” ndër më të mirët
Tags: , ,

Gazmend Oketa: Të intensifikohet bashkëpunimi i forcave të armatosura
Ministri shqiptar i mbrojtjes Gazmend Oketa vlerëson bashkëpunimin e shqipërisë dhe malit të zi në fushën e mbrojtjes dhe kërkon Podgoricë – Bashkëpunimi i forcave të armatosura të Malit të Zi dhe Shqipërisë është shumë i mirë, por ka akoma hapësirë për avancimin e tij, ka vlerësuar ministri shqiptar i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. “Sektori i sigurisë së detit dhe i kontrollit të kufirit detar është fushë ku mund të bashkëpunojmë me sukses”, ka thënë ai. Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë... Vazhdo

December 9, 2008  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Gazmend Oketa: Të intensifikohet bashkëpunimi i forcave të armatosura
Tags: , ,

A do të bëhemi popull pa identitet?!
Dita kur u suprimua festa e flamurit kombëtar në Kosovë ëse kanë pasur drojë se kjo festë është festë e Republikës së Shqipërisë, atëherë e kanë gabim. Dita e Flamurit nuk është festë e Shqipërisë, ajo është festë e shqiptarëve etnikë kudo në botë. A kemi aq pak dinjitet dhe vetërespekt që të heqim dorë nga dita jonë më e madhe. Sivjet, për të parën herë në histori, në Kosovë, Dita e Flamurit nuk shënohet si festë shtetërore, por, si “Ditë e Shqiptarëve”. Madje, as si e tillë... Vazhdo

December 9, 2008  :: Rajoni / Region :: Comments Off on A do të bëhemi popull pa identitet?!
Tags: , , ,

Berisha dhe Gjukanoviq : Bashkëpunimi dhe zhvillimi i projekteve konkrete
Kryeministri Berisha dhe Kryeministri malazez Gjukanoviç bien dakord zgjerimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve konkrete Dy palët diskutojnë projekte në fushën e infrastrukturës, turizmit, arsimit, kulturës etj.. Kryeministri Sali Berisha mirëpriti sot Kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe delegacionin që e shoqëronte. Pas takimit tet a tet të dy kryeministrave, u zhvilluan bisedimet mes dy delegacioneve, të cilat u përqendruan në nxitjen e perspektivave të reja në bashkëpunimin dypalësh, aspiratat... Vazhdo

November 25, 2008  :: Politika :: Comments Off on Berisha dhe Gjukanoviq : Bashkëpunimi dhe zhvillimi i projekteve konkrete
Tags: , , ,

Podgorica rrezikon me kërcënimet franceze
Liderët e Malit të Zi thonë se këtë vit do të aplikojnë për status të kandidatit në BE, pa marrë parasysh se entuziazmin e njëjtë nuk e tregon edhe Brukseli, posaçërisht kryesimi francez, që edhe duhet ta pranojë aplikimin. “Ekzistojnë shumë kritere që duhet të plotësohen, e ndoshta Mali i Zi nuk i plotëson të gjitha”, paralajmëroi para do kohe zëdhënësja e presidencës franceze, Marijan de Karne. Sipas sajë, ekzistojnë dilema nëse është mirë të aplikohet, kur duket se kjo nuk është hapi i vërtetë.... Vazhdo

November 24, 2008  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Podgorica rrezikon me kërcënimet franceze
Tags: , ,

Vendkalimi kufitar Kosovë – Mali i Zi i mbyllur për kamion
Rrugët janë pjesërisht të kalueshme Qysh në orën pesë të mëngjesit të së shtunës, organi mbikëqyrës i komunës së Prishtinë, ka dal në teren për të pastruar rrugët nga bora e cila ka filluar të bie gjatë mbrëmjes dhe po vazhdon ende. Përkundër rënie së madhe të borës deri më tani qarkullimi për automjete edhe pse i vështirësuar nuk është i bllokuar. “Brenda në Prishtinë nuk është asnjë rrugë e bllokuar, kompanitë e pastrimit po lirojnë për qarkullim në vazhdimësi rrugët nga bora dhe në... Vazhdo

November 22, 2008  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Vendkalimi kufitar Kosovë – Mali i Zi i mbyllur për kamion
Tags: ,

Kombëtarja e Maqedonisë në miqësoren me Malin e Zi ka humbur 2:1
Kataneci s’turpërohet nga humbja! Podgoricë, 20 nëntor – Kombëtarja e Maqedonisë në miqësoren me Malin e Zi që e ka humbur 2:1, prej 90 minutave lojë ka luajtur vetëm 10 të tilla. Duket absurde, por në pjesën e parë vetëm dy shanse ka pasur Maqedonia edhe atë një nga Pandev në minutën 29, kur goditi me të majtën duke çarë mbrojtjen nikoqire dhe nga Naumovski në minutën 45, kur goditi fuqishëm me kokë, por intervenoi shkëlqyer portieri Polekshiç. Megjithatë, kjo nuk vlen për malazezët të cilët silleshin... Vazhdo

November 21, 2008  :: Sporti / Sport :: Comments Off on Kombëtarja e Maqedonisë në miqësoren me Malin e Zi ka humbur 2:1
Tags: ,

Miljaniq është kandidat për ambasador i Malit të Zi në Prishtinë
Drejtori i Radio Televizionit të Malit të Zi, Radovan Miljaniq, është kandidat për ambasador të këtij shteti në Prishtinë, rapotorjn mediat serbe, duke u thirrur në burime jozyrtare. Mirëpo, Miljaniq mbrëmë u ka thënë gazetarëve në Podgoricë se nuk ka ndonjë informacion për emërimin e tij si ambasador i Malit të Zi në Prishtinë. Lajmi vjen dy ditë pas përmendjes së emrit të Azem Vllasit do të jetë ambasador i Kosovës në Podgoricë. Sipas këtyre mediave, ambasador në Beograd pritet të emërohet anëtari... Vazhdo

November 19, 2008  :: Politika :: Komente (1)
Tags: , ,

Dinosha:Njeriu me ngjyrë në krye të shtëpisë së bardhë
Amerika është e mrekullueshme Kjo fitore ka tejkaluar edhe ëndrrën e legjendarit Martin Luter King. As ai nuk ka menduar se do të vinte dita, relativisht shpejt, që në krye të Shtëpisë së Bardhë të jetë zezaku, kur para masës zezake, para më se një gjysmë shekulli kishte klithur: “I have a dream…”, para se plumbat e dorës së bardhë ta kalonin në pavdekësi duke i marrë jetën e cila e tëra kishte kaluar në luftë për të drejtat e zezakëve të shtypur dhe për barazi mes njerëzve. Le të jenë... Vazhdo

November 18, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Dinosha:Njeriu me ngjyrë në krye të shtëpisë së bardhë
Tags: , , ,

Ndalohen 16 kosovarë nga policia malazeze
Policia malazeze ka njoftuar se ka ndaluar gjashtëmbëdhjetë shtetas kosovarë, të cilët kishin për qëllim të kalonin ilegalisht me barkë për në Itali dhe Kroaci. Sipas policisë, kosovarët janë arrestuar sot në mëngjes, në gjirin e vogël Jaz të Budvës. Kohëve të fundit, zona bregdetare e Bokës së Kotorrit, është bërë pikë shumë e preferuar e shqiptarëve, të cilët paguajnë shuma të mëdha parash për të depërtuar ilegalisht në vendet e Evropës Perëndimore. Burimi / RTK  Vazhdo

November 17, 2008  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Ndalohen 16 kosovarë nga policia malazeze
Tags: , ,