thashetheme big brother albania

Lirita ë Arjoni : Më je dukur i padurueshëm
24/02/09 12:55 Duke ndenjur më shumë bashkë ne tendë për t`u kujdesur për lopët, banorët gjejne mundësi të flasin më shumë për veten apo dhe raportet që kanë krijuar me njeri-tjetrin. Lirita dhe Arjoni flasin për nominimet dhe bezdinë që kanë kur këto biseda bëhen vazhdimisht. Sipas Liritës, dihet që ata do nominohen dhe do nominojnë, këtë e kanë ditur që para se të hyjnë. Megjithatë ajo i thotë Arjonit se nuk e priste që ai të ishte që këtë javë në nominim, kurse për Aidën dhe Adelajdën e priste.... Vazhdo
Agoni: E prisja nominimin
24.02.09 09:30 Pyetjes së Zhuljetës sesi po e përjetonte nominimin, Agoni i është përgjigjur se po e përjetonte shumë keq. Ai ka thënë se megjithatë e kishte pritur një gjë të tillë, madje kishte qenë 80 përqind i bindur se kjo do t’i ndodhte. Zhuljeta i ka thënë se përderisa e priste ta nominonin, s’kishte pse ta përjetonte kaq keq. Sipas saj, në këtë rast ai duhet ta kishte më të lehtë. Agoni ka thënë se gjëja që e bënte të ndihej më keq, ishte fakti që ai e konsideronte shumë herët daljen e tij... Vazhdo
Adelajda : Adelajda si Angeline Jolie
24/02/09 01:50 Gjithcka ka nisur me Bjordin që u ka treguar Adelajdes, Mimozës, Qetsorit dhe Ardjanit se i kishte rastisur të udhëtonte në avion me Cristina Del Basso, një prej konkurenteve të Grande Fratello-s, në Itali. Atëherë Adelajda ka treguar se i kishin thënë që ngjasonte shumë me të dhe se asaj i ishte bërë qejfi. Sipas Qetsorit, është bukur t’i ngjash ndonjë aktori edhe ai do ta kishte dashur këtë për veten. Ndërsa sipas mendimit të Bjordit, nisur nga tiparet e Adelajdes, syve, buzëve dhe hundës,... Vazhdo
Bjordi ë Adelajda : Bëjmë një udhëtim bashkë
24/02/09 00:50 Bjordi i ka thënë Adelajdes se ai dëshironte që ajo të jetonte jashtë Shqipërisë për pak kohë. Ai mendonte se ajo kishte nevojë për këtë dhe se mund t’i bënte vërtet mirë. Adelajda ka thënë se dhe ajo e ka dëshiruar përherë për këtë gjë. “Bëjmë një udhëtim bashkë!”- i ka thnë Bjordi, duke premtuar se fillimisht do të qëndronin pak në Itali, pastaj do të shikonin Anglinë e më pas do ta çonte në Paris. “Po- i ka thënë Adelajda duke qeshur, – kur të më dalin dokumentat!” TCH  Vazhdo
Lirita imiton Adelajden
24/02/09 00:30 Ndërsa Aida dhe Lirita ishin ulur jashtë duke folur, në sfond dëgjohej zëri i Adelajdes që diskutonte më Bjordin. Pasi ndaluan njëherë ta dëgjonin dhe qeshën me të madhe, Lirita bëri një imitim të saj kur fliste dhe tha që të “acaronte zorrët”. Më pas shtoi : “Kjo zysha është si kanarinë e prishur!”  Vazhdo
Bjordi : Feja më ndikon shumë
24/02/09 00:10 Një bisedë gjatë turnit të rradhës, mes Adelajdes dhe Bjordit, mbi ekzistencën ose jo të dinosaurëve, është kthyer në një diskutim të vërtetë mes tyre. Gjithcka ka nisur me pyetjen e Bjordit drejtuar asaj, se cfarë mendon ajo kur shkon në një muze dhe shikon kockat e një tiranosauri. “ Unë dyshoj!” – ka thënë Adelajde. Kaq ka mjaftuar që notat dhe ritmet e bisedës të ndryshojnë. Bjordi shfaqi gjatë gjithë kohës habinë e tij sesi mund të dyshojë ajo në fakte shkencore apo të mos mendojë... Vazhdo
Shaka dhe të vërteta
23/02/09 16:16 Aida, Bika dhe Arjoni janë në kuzhinë duke përgatitur drekën. Ata shkëmbejnë batuta me njeri-tjetrin duke sjellë atmosferë të këndshme në shtëpi. Aida komenton me habi se Bika po qesh kurse ajo ja kthen se nuk është aq serioze sa duket. Arjoni pason habinë e Aidës duke thënë se mund të dalë ai këtë javë, përderisa po ndodhin cudi. Duke vazhduar shakatë mes tyre, Aida vë re dhe i thotë Arjonit se Bika ka filluar ta ketë xhan atë sepse ka filluar të bëjë batuta me të, ndërsa me vetë Aidën... Vazhdo
Arjoni – Tradhëtia
Tradhëtia 23/02/09 12:55 Arjoni dhe Adelajda janë ende në tendë duke pritur që të mbarojë turni i tyre. Ata vazhdojnë të flasin për jetët private të tyre dhe marrëdhëniet në cift. Ai thotë se në lidhjen e fundit nuk ka qenë shumë korrekt dhe shpesh e ka tradhëtuar atë dhe më pas ja tregonte këtë dhe asaj. Ai thotë se me këto veprime e ka bërë shumë të vuajë ish të dashurën e tij dhe se shumë gjërave nuk u ka dhënë rëndësinë e duhur. Tani që është rritur mendon se shumë veprime bëhen si pasojë... Vazhdo
Cili është Adi?
23/02/09 13:45 Duke folur për të gjithë banorët dhe tipat e tyre, Arjoni dhe Adela ndalen tek Adi. Sipas tyre ai është një tip që ende nuk është shfaqur dhe nuk e njohin. Adela tregon se Adi i pëlqen shumë por që nuk e njohin fare. “Më pëlqejnë shakatë e tij, për aq sa ka treguar më duket njish” thote ajo. Kurse Arjoni thotë se nuk dinë asgjë nga jeta e tijn private, por Adela thotë se nesë nuk do që ti tregojë, ata nuk kanë pse të ndërhyjnë pasi kjo është zgjedhja e tij dhe janë të detyruar ta respektojnë... Vazhdo
Arjoni ë Adeljajda – Turni i radhës
23/02/09 12:28 Është radha e Arjonit dhe Adelajdës që të qendrojnë në tendë e të kujdesen per lopët. Ata diskutojnë se e kanë pak të vështirë të mësohen me turnet. Adela thotë se nuk arriti as te përgatitej për turnin e tyre pasi ishte ende në gjum. Arjoni e gjen këtë si një rast për të bërë shaka me të.  Më pas ata flasin edhe për nominimet ku Adela lutet që të mos jetë radha e saj për të dalë këtë javë, por për Arjonin ky urim duhet te jetë për të gjithë ata që janë në nominim. Adelajda... Vazhdo