thashetheme

Bjordi dhe Adela : Unë besoj në një zot
30/03/09 03:11 Duke dëgjuar një bisedë të Adelajdes dhe Bjordin, në lidhje me fenë, pas ikjes së tyre, Anjeza ka pyetur banorët e tjerë në lidhje me këtë. Qetsori i ka shpjeguar se Adelajda është besimtare myslimane dhe ka shumë njohuri në lidhje me fenë islame, pasi ka ndjekur një kolegj fetar në Shkodër. Anjeza ka pyetur sesi ishte e mundur që nuk ishte e mbuluar dhe ai i ka thënë, se mesa dinte, ajo e kishte lënë përgjysmë. Anjeza ka treguar se edhe ajo kishte ndjekur për një kohë goxha të gjatë kurse... Vazhdo
Mimoza : Më mungon Lirita
29/03/09 21:12 Moza i thotë Aidës që të mos mërzitet sepse kohët e fundit e ka vënë re shpesh këtë fenomen tek ajo. Aida ia kthen se është e mërzitur për Liritën. Moza i thotë se dhe ajo ndjehet shumë e mërzitur që doli Lirita, madje më shumë se Aida dhe shton se kur të dalin do takohen me njera-tjetrën. Ani i thotë Mozës që secili e vlerëson ndryshe, ndaj dhe reagimet janë të ndryshme. Moza shprehet se Liritën e ka dashur shumë edhe pse nuk rrinte shumë me të. Sipas Aidës, ndjenjat e saja janë dyfish... Vazhdo
Bjordi : Buxheti i javës
29/03/09 12:17 Banorët mblidhen për të diskutuar mbi buxhetin e javës. Kryefamiljari është Bjordi, i cili u lexon banorëve letrën me udhëzimet për shpenzimet e kësaj jave. Afër tij janë Sori dhe Dritani të cilët e ndihmojnë në përllogaritjen e shpenzimeve. Arjoni hedh mendimin se meqë kanë më shumë para` në dispozicion, të marrin edhe produkte shtesë përvec atyre që u duhen për javën. Qetsori kërkon që këtë javë të konsumojnë shumë peshk dhe ndërmjet tij e banorëve fillon një debat për këtë gjë.... Vazhdo
Party nga Dj Ani
28/03/09 23:35 Pas mbi dy orësh spektakli të mbushur me emocione, supriza nga më të ndryshmet për banorët dhe mënyrës së paritur të nominimeve, Vëllai i Madh ka menduar që banorët e shtëpisë më të madhe e më të vëzhguar në Shqipëri, e meritonin të festonin. Një festë krejt e veçantë i priste ata në kampingun e shtëpisë, një festë në natyrë, me prodhimet e Kompanisë Erda dhe Birrën Stela. Festa kishte edhe një tjetër të veçantë: Dj Anin.  Vazhdo
Bjordi dhe Adela : Kam qenë e fejuar
29/03/09 02:10 Duke folur për Xhemin që kishte zgjedhur picën e Bjordit, ky e fundit e ka pyetur Adelën a ishte e fejuar ajo dhe Adela i ka thënë që po. “Pse nuk ma the? – i ka thënë Bjordi, – unë ngela duke bërë komplimenta për Xhemin!” Adelajda i ka thënë se nuk kishte ndonjë lidhje, në fund të fundit, edhe ajo vetë kishte qenë e fejuar para se të hynte në shtëpinë e Big Brother. Bjordi e ka pyetur sesi ishte e mundur që nuk i kishte treguar asgjë për të. “Sepse nuk kam kaluar mirë asnjë ditë!”... Vazhdo
Do ta shihni Bikën
29/03/09 01:19 Nominimi prej banorëve të tjerë e ka mërzitur shumë Republikën. Ajo ia ka shprehur këtë edhe të tjerëve. Në banjon e shtëpisë, Adelajda i kërkoi asaj t’i tregonte se në grupin që kishte qenë Republika, kush e kishte nominuar. Republika i tha t’i tregonte ajo e para, kush e kishte nominuar atë në grupin që kishte qenë Adelajda, pastaj do t’ia tregonte edhe ajo. Ajo shtoi se e kishte shumë të nevojshme ta dinte, për të kuptuar gabimet e veta. Adelajda i tha se e kishte nominuar Anjeza, me arsyen... Vazhdo
Surpriza për Arjonin | Big Brother Albania 2
28/03/09 23:35 Banorët kanë qenë të gjithë të mbledhur pranë materialeve të provës së javës, jashtë në oborrin e shtëpisë së Big Brother, kur aty ka ardhur një grua me një zarf në dorë, që fillimisht është lënë të kuptohet se ishte një person që kishte të bënte me provën e javës. Ajo i ka takuar me rradhë të gjithë banorët dhe ka përqafuar Arjonin, gjë që i lënë të tjerët pak të habitur. Më pas, Arbana ka zbuluar se ajo ishte pikërisht mamaja e Arjonit, por që në jetën profesionale ishte... Vazhdo
Mënyrë e vecantë kandidimi | Big Brother Albania 2
28/03/09 23:35 Big Brother ka vendosur që kandidimet për këtë javë të zhvillohen në një mënyrë të vecantë. Ato duhet të shkonin në dhomën akuarium për të dhënë emrat e dy personave të padëshiruar, duke patur disa prej banorëve prezent. Kjo mënyrë i ka vënë banorët në vështirësi, por njëkohësisht i ka bërë më trasparent me njëri-tjetrin. Banorët kanë vendosur që personat me pak të dëshiruar të jenë Qetsori, Adelajda , Aida dhe Republika. Nominimin e Republikës e kërkuan Ani, Bjordi dhe Anjeza.... Vazhdo
Surprizë dhe eleminim për Liritën
28/03/09 22:15 Big Brother i ka mundësuar një surprizë një tjetër banoreje. Motra e Liritës kishte shprehur një dëshirë për të bërë një surprizë. Gjatë spetaklit u bë e mundur që Lirita të takojë motrën e saj. Ajo e prezanton atë dhe me banorët e tjerë. Lirita u emocionua shumë nga takimi. Përvec surprizes, publiku vendosi me 28% të votave, që personi që duhet të linte shtëpinë, duke hequr dorë nga cmimi i madh prej 70mijë euro të ishte Lirita. Ajo dhe Aida ishin dy personat që mbetën në fund të... Vazhdo
Mbështetje për Adelajdën
28/03/09 21:49 Adelajda është një prej konkurenteve pas të cilës publiku është afeksionuar shumë. Arbana i komunikon për një surprizë në dhomën e akuariumit. Aty e priste një tufë me lule, dhe një letër nga shoqata e grave të Kavajës. Ato i shprehin mbështetjen e tyre për të. Adelajda është shprehur:-“Është mesazhi më i bukur dhe që më jep më shumë forcë. Shumë faleminderit!” Ajo ia lexon dhe banorëve të tjerë letrën dhe shton:-“Kjo ishte vërtet një surprizë e bukur!”  Vazhdo