Iniciativa për ndryshimin e nenit 148 të Statutit të Komunës së Ulqinit
I nderuar z. Kryetar i Kuvendit, Koalicioni i organizatave joqeveritare “Bashkëpunojmë drejt qëllimit” në bashkëpunim me USAID/ORT ka filluar realizimin e projektit ”Duar të pastra në politik” i cili para së gjithash ka për qellim të përkrah iniciativat qytetare të orientuara në luftën kundër korrupsionit, respektivisht të rris transparencën e punës të vetëqeverisjes lokale. Projekti realizohet në pesë komuna në Mal te Zi e ato janë: Plevla, Bjello Pole,Nikshiq, Herceg Novi edhe Ulqin. Këto komuna janë... Vazhdo

December 29, 2008  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Iniciativa për ndryshimin e nenit 148 të Statutit të Komunës së Ulqinit
Tags: , , ,

Komuna dhe Kryetari i Ulqinit: Gëzuar Vitin e Ri 2009!
Pranoni urimet më të përzemërta të stafit të Komunës së Ulqinit. Gëzuar Vitin e Ri 2009! Le të jetë ky vit i ri një vit i bekuar që sjell shëndet, paqe e dashuri në jetën tuaj dhe të familjes suaj. Iu plotësofshin të gjitha dëshirat e zemrës dhe paçi vetëm gaz e hare në jetën tuaj. Stafi i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga Kryetar i Komunës së Ulqini Me rastin e fundvitit 2008 dhe fillimit të vitit të ri 2009 në Ulqinin ton krenar,si kryetar i juaj dua t’ju falënderoj të gjithëve për... Vazhdo
Ditë e rëndësishme, por edhe sfida të reja
Luigj Shkreli Ferhat Dinosha Dita e hënë e 15 dhjetorit të vitit 2008 do të mbahet mend si një ditë historike për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, pasi që ky shtet pas dy viteve e më tepër pavarësi definitivisht është përcaktuar për të aplikuar për aderim në familjen më të madhe europiane. Por, në anën tjetër Mali i Zi do të ballafaqohet edhe me sfida të reja për të cilat ai ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me BE. Çka është edhe më e rëndësishme, Këshilli i Europës e ka mirëpritur aplikimi... Vazhdo

December 27, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Ditë e rëndësishme, por edhe sfida të reja
Tags:

Zë i fuqishëm për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave kombëtare
Autori jo vetëm në këtë vepër, por edhe në botimet e mëparshme është duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në kultivimin e ndërgjegjes, traditave si dhe në afirimimin ndërkombëtar të çështjeve kombëtare. Padyshim në krijimet e tij dalin në pah aftësitë e thella intelektuale dhe atdhetare, të cilat i vë në qarkullim në favor të çështjeve dhe të mirave kombëtare. Gjeka i ngre problemet e shqiptarëve në piedestalin e instancave administrative të arenës botërore, duke dëshmuar që në territoret... Vazhdo

December 27, 2008  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Zë i fuqishëm për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave kombëtare
Tags: , , , , ,

Reagime për arrestimin e ish-luftëtarëve në Preshevë
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka vlerësuar se arrestimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk çojnë kah stabilizimi i situatës në këtë rajon. ”Ishte absolutisht e panevojshme që në aksionin e arrestimit të marrin pjesë më se 100 pjesëtarë të xhandarmerisë, me bllokim të rrugëve dhe me keqtrajtimin e banorëve”, ka thënë Halimi, sipas të cilit duket se dikujt i duhet që në jug të Serbisë, kohë pas kohe, të ngritet temperatura, për ta arsyetuar përdorimin e xhandarmerisë. ”Absolutisht... Vazhdo

December 26, 2008  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Reagime për arrestimin e ish-luftëtarëve në Preshevë
Tags: , , , ,

Camaj: Raegim ndaj tekstit të Ferhat Dinoshes
Raegim ndaj tekstit të Ferhat Dinoshes “Pse digjen katër milionë euro”, botuar në Koha javore të datës 18 dhjetor 2008 KATËR MILIONËT – KËMBË DHELPRE NË MIELL Është e vërtetë se fëmija, për dy vite fillon të ecë, të flasë e të tregojë për nevojat që i ka, por prindi i mirë ia di, së paku, nevojat jetike, edhe para se të lind. Ju, z. Dinosha, besoj se e dinit fort mirë se këto nevoja i kishim të njohura që të gjithë së bashku, për “fëmijën” që e pritnim e duhej quajtur “komunë”.... Vazhdo

December 25, 2008  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Camaj: Raegim ndaj tekstit të Ferhat Dinoshes
Tags: , , , ,

Ndërtesa e re e komunës urbane të Tuzit pritet të jetë e gatshme për funksionim javën që vjen – Video
Një pjesë e segmentit të komunës hapet sot? Tuz- “Mobilimi në objektin e KU të Tuzit është duke vazhduar, ndonëse për të pritur këtë kohë është dashur tepër gjatë”, ka deklaruar për “Kohën javore” kryetari i Kuvendit të KU të Tuzit, Nikollë Camaj. Ai shpreson se brenda këtyre ditëve adminstrata lokale dhe Kuvendi i KU të Tuzit do të kalojnë në objektin e vet të paraparë dhe kështu në të ardhmen për të punësuarit e kësaj komune do të krijohen kushte edhe më të mira. Sipas... Vazhdo

December 23, 2008  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Ndërtesa e re e komunës urbane të Tuzit pritet të jetë e gatshme për funksionim javën që vjen – Video
Tags: , , , ,

Mbi librin e Mustafë Cankës “qyteti” (komente)
Kronikë filozofiko-sociologjike për qytetin Pa dyshim mund të thuhet se libri “Qyteti – komente” i autorit Mustafë Cankës është rrëfim në vete të vet mbi lindjen e arsyes së shëndoshë. Duke përpunuar tipologjinë e mentalitetit shoqëror, Canka në mënyrën e vet ka krijuar profilin estetik, psikologjik dhe ideologjik të bashkëqytetarëve të tij, të elitës politike dhe asaj intelektuale, ka regjistruar modelet e kapaciteteve të tyre etike, morale dhe intelektuale, virtytet dhe aftësitë e tyre për... Vazhdo

December 23, 2008  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Mbi librin e Mustafë Cankës “qyteti” (komente)
Tags: , , , ,

Dinosha: Komuna urbane e Tuzit, dy vjet pas – Video
Pse digjen katër milionë euro? Përgjegjësinë për realizimin e buxhetit, kudo në botë, e mban pushteti. Por, ky i Tuzit, ka filluar të flasë për buxhetin (planin financiar) e vitit të ardhshëm, pa u shpjeguar qytetarëve të Malësisë pse digjen 4 milionë euro të këtij viti. A është shkak i mosrealizimit të planit financiar paaftësia e pushtetit lokal apo arroganca e pushtetit qendror të Podgoricës. Sido që të jetë, dikush e ka shkelur ligjin, dikush e ka dëmtuar Malësinë dhe dikush duhet të japë llogari. Kanë... Vazhdo

December 23, 2008  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Dinosha: Komuna urbane e Tuzit, dy vjet pas – Video
Tags: , , , ,

Tuzi kërkon urgjentisht komunën e plotë
Statusi aktual Komunë Urbane e Tuzit, është pozita më shpërfillëse ndaj malësorëve. Për të qenë në shërbim të qytetarëve, Mali i Zi duhet t’i lejojë urgjentisht Malësisë komunën e plotë, thotë kryetari i Komunës Urbane të Tuzit, Smail Çunmulaj, në një bisedë për KosovaLive. Çunmulaj ka deklaruar se tash dy vjet ekziston kjo formë e dështuar e organizimit territorial, shpenzohen kot paratë e popullit dhe shqiptarët si popull autokton i kësaj treve, nuk mund të realizojnë të drejtat e tyre themelore... Vazhdo

December 21, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Tuzi kërkon urgjentisht komunën e plotë
Tags: , , , ,