Protestë e qetë në Prishtinë kundër planit të OKB-së për Euleksin
Dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Prishtinë kundër marrëveshjes gjashtëpikëshe OKB-Beograd dhe i kanë lënë EULEX-it një porosit të qartë që gjatë veprimtarisë së vet në Kosovë të mos sillet ashtu siç është sjellë UNMIK-u gjatë nëntë viteve të kaluara. Por, protestuesit të cilët ndërtesën që UNMIK-u ia ka dorëzuar EULEX-it e kanë gjetur të zbrazët, pasi që për shkaqe sigurie i gjithë stafi i EULEX-it ka është tërhequr në orët e paradites. Protesta që ka filluar në mesditë... Vazhdo

November 19, 2008  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Protestë e qetë në Prishtinë kundër planit të OKB-së për Euleksin
Tags: ,

Tadiq:Të rivendosen marrëdhëniet me Shkupin dhe Podgoricën
Presidenti serb ftoi Maqedoninë dhe dhe Malin e Zi të dalin me propozime për ambasadorë të ri në Beograd, ndërsa Serbia do të sjellë vendimin e duhur. Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, mirëpo tani qeveritë e tyre janë në radhë ta ndërmarrin hapin e parë, deklaroi kryetari serb Boris Tadiq. Ai vlerëson se së pari duhet që Maqedonia dhe Mali i zi të dalin me propozime për ambasadorë të ri në Beograd, për të cilën Serbia do të duhet ta vlerësojë situatën... Vazhdo

November 15, 2008  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Tadiq:Të rivendosen marrëdhëniet me Shkupin dhe Podgoricën
Tags:

Pozita braktis mbledhjen e kuvendit në Ulqin
Deklaratë për media e Klubit të Këshilltarëve të LD në MZ-së në Kuvendin e Komunës së Ulqinit Të nderuar anëtarë dhe simpatizues të Lidhjes Demokratike, Të nderuar qytetarë të Komunës së Ulqinit, Gjendjen aspak të mirë, jo vetëm ekonomike, në komunën e Ulqinit më së miri e pasqyrojnë edhe seancat e Kuvendit të  Komunës, ku përfaqësuesit e popullit duhet të marrin vendime në të mirën e tyre, vendime që do të ndikonin në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e që garantojnë një jetë më të mirë... Vazhdo

November 12, 2008  :: Politika :: Comments Off on Pozita braktis mbledhjen e kuvendit në Ulqin
Tags: , ,

Xhejms Belushi, rikthim në Qytezë
Nuk e ka lënë pas dore premtimin e tij për t’u rikthyer në fshatin e origjinës. Fjalët këtu është shtëpia ime, kur mbi disa gurë rrënojash të shtëpisë së tij të vjetër ai derdhi lot 13 vjet më parë, duket se do ta përmallin sërish aktorin hollivudian me famë botërore, Xhejms Belushi. Ai vjen sërish për të dytën herë si shqiptar dhe qytezar, por edhe si biznesmen për të investuar në fshatin që ia ka lënë amanet babai i tij, i larguar nga qyteza që në vitet e para të shekullit të kaluar. Një ekip... Vazhdo

November 12, 2008  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Xhejms Belushi, rikthim në Qytezë
Tags: , , ,

Flet për Kosovën sikur pavarësia e saj është meritë ekskluzive e Ferhatit
T`i kthehemi halleve që na brengosin brënda. Para disa ditësh në Ulqin, një klub sportiv zyrtarisht e humbet lojen vetëm se në muret e shkollës figuronte flamuri shqiptar. Edhe kjo meritë e juaja. Çdo ditë rrahni tupanin se ju e sollët flamurin shqiptar në Mal të Zi. Po si u humbaska loja për flamur të cilin vetë Dinosha na e siguroi?! Të falenderojmë edhe për këtë meritë. Ulqinit i keni sjellur edhe merita të tjera për të cilën gjë ata duhet t`ju falendërojnë, nëse një gjë të tillë nuk e kanë bërë... Vazhdo

November 10, 2008  :: Politika :: Comments Off on Flet për Kosovën sikur pavarësia e saj është meritë ekskluzive e Ferhatit
Tags:

Në QKI “Malësia” në Tuz u shfaq drama “Nirvana”- Video
Reminishencë mbi ekzodin, humbjen, vetminë… Para një numri të madh auditoriumi nga Malësia, të hënën në QKI “Malësia” në Tuz, Teatri Kombëtar nga Prishtina shfaqi dramën “Nirvana”, apo ndryshe e quajtur “Rruga e shpirtit”, e cila u mirëprit mjaft mirë dhe u vlerësua lart nga shikuesit e pranishëm. Drama “Nirvana” i takon zhanrit të teatrit të poezisë, e cila pretendon surealizmin skenik. Shfaqja në fjalë mbështetë tezën e Nices- përjetimin Dionisian, ringritjen... Vazhdo

November 10, 2008  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Në QKI “Malësia” në Tuz u shfaq drama “Nirvana”- Video
Tags:

Kumtesë për opinion e Forcës së re demokratike
A është Ligji zgjedhor manipulim i pushtetit? Edhe pse deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2009 ka mbetur edhe një vit, pushteti aktual nuk është duke u treguar aktiv lidhur me harmonizimin e ligjeve përkatëse me Kushtetutën e re të Malit të Zi. Fjala është për Ligjin zgjedhor për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve i cili është dashur të punohet më heret nga Sekretariati ligjdhënës i Kuvendit të Malit të Zi. Por deri më tash nuk kemi asnjë informacion konkret se a është punuar ndonjë... Vazhdo

November 10, 2008  :: Politika :: Comments Off on Kumtesë për opinion e Forcës së re demokratike
Tags:

Fatmir Sejdiu,bashkëpunimi ështe shumë i nevojshëm mes Shkodrës dhe Ulqini
Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, iu nda titulli “Qytetar Nderi” i Shkodrës në vizitën e tij sot në këtë qytet. Sejdiu tha në ceremoni se bashkëpunimi ishte shumë i nevojshëm mes Shkodrës dhe Ulqinit, si dhe viseve të tjera me qëllim integrimin e përbashkët euroatlantik. Presidenti Sejdiu tha gjithashtu se Shqipëria dhe Kosova krijojnë mundësi të favorshme investimesh që duhet të shfrytëzohen nga bizneset dhe nga qytetarët. Burimi / InfoPress  Vazhdo

November 5, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Fatmir Sejdiu,bashkëpunimi ështe shumë i nevojshëm mes Shkodrës dhe Ulqini
Tags:

Nikollë Gegaj kritikon deklaratat e disa liderëve të partive opozitare lidhur me shqiptarët në Mal të Zi
Deklarata tendencioze dhe qëllimkëqija Podgoricë – Anëtari i Këshillit Qendror të PDS-së së Malit të Zi, Nikollë Gegaj, i ka cilësuar deklaratat e disa liderëve të veçantë të partive opozitare ndaj popujve pakicë, sidomos ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, si qëllimkëqija dhe tendencioze. “Ata duhet ta dinë se shqiptarët në Mal të Zi së bashku me malazezët dhe popujt e tjerë e respektojnë dhe janë lojalë ndaj Malit të Zi, kurse qytetarët e Malit të Zi i kosiderojnë si fqinj, kumbarë dhe miq... Vazhdo

November 3, 2008  :: Politika :: Comments Off on Nikollë Gegaj kritikon deklaratat e disa liderëve të partive opozitare lidhur me shqiptarët në Mal të Zi
Tags: ,

Intervistë me gazetarin Mustafë Canka
Mediat e lira janë oksigjen për demokracinë Koha javore: Z. Canka, cila është pozita e gazetarisë sot në Mal të Zi dhe çfarë vendi zë ajo si profesion në shoqëri? M. Canka: Fatekeqësisht, e mjerueshme. Me gishtat e njërës dorë mund tzi numëroni mediat vërtet të pavarura. Puna në mediat në Mal të Zi nuk është më profesion tërheqës, por është bërë tashmë profesion kalimtar. Nga gazetaria largohet çdokush që ka mundësi. Ata që te ne quhen gazetarë janë njerëz që mbajnë diktafonat dhe kamerat, bredhin... Vazhdo

November 3, 2008  :: Intervista / Intervju :: Comments Off on Intervistë me gazetarin Mustafë Canka
Tags: , , ,