Ndahen Politikisht Shqiptarët në Mal të Zi
Duket se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Malit të Zi dy parti shqiptare nuk do ta përkrahin Filip Vujanovic’in,por kundër-kandidatin e tij, Nebojsha Medojevic.Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale,që mbahen më 6 prill,duket se një pjesë e shqiptarëve dhe boshnjakëve – votat e të cilëve në të gjitha zgjedhjet e deritanishme parlamentare dhe presidenciale,e sidomos në referendumin për pavarësimin e Malit të Zi, gjithnjë ia sollën fitoret koalicionit qeveritar – nuk do të votojnë për kandidatin... Vazhdo

March 31, 2008  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Ndahen Politikisht Shqiptarët në Mal të Zi
Tags: , , , , , ,

Vërejtjet në Projekt Planin hapësinorë i Malit te zi deri me 2020
Duke çmuar rëndësinë dhe nevojën për miratimin e Planit hapësinorë të Republikës së Malit të Zi deri më vitin 2020, Forca e re demokratike FORCA ka formuar komision të posaçëm i cili ka pasur për detyrë ta analizojë Projekt planin e propozuar dhe të përgatisë propozimet eventuale për plotësimin e këtij dokumenti në mënyrë që ky të jetë më I kompletuar dhe më kualitativ. Shqyrtimi publik ka filluar në Ulqin dhe është konstatuar që përpunuesit kanë shfrytëzuar të dhëna të vjetra bile edhe asi... Vazhdo

March 31, 2008  :: Anketë / Anketa :: Comments Off on Vërejtjet në Projekt Planin hapësinorë i Malit te zi deri me 2020
Tags: ,

Qëndrimet e LD në MZ në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi
Nr. 40 (32-2) / 08 Tuz, më 25. 03. 2008 K u m t e s ë QËNDRIMET E LD në MZ NË LIDHJE ME ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË MZ Kryesia e Lidhjes Demokraktoke në Mal të Zi, në mbledhjen e vet të mbajtur, në Tuz, më 22. 03. 2008, në mes të tjerave shqyrtoi edhe situatën politike pas shpalljes së zgjedhjeve për Kryetar të Malit të Zi , të caktuara më 6 prill 2008, konkretisht pas verifikimit të kandidaturave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe renditjes së tyre në listën e përbashkët zgjedhore ( 1. Nebojsha Medojeviq,... Vazhdo

March 30, 2008  :: Lajmet / Vijesti, Politika :: Comments Off on Qëndrimet e LD në MZ në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi
Tags:

Filip Vujanoviq mendon të fitojë menjëherë
Kryetari aktual i Malit të Zi, Filip Vujanovic, deklaroi të dielën se është i bindur në fitoren e tij qysh në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale Podgoricë:“Mendoj se kjo fushatë do të përfundojë qysh në raundin e parë, prandaj edhe jam i bindur se ky raund duhet të jetë raundi i zgjedhjes së kryetarit, e jo një zgjedhje e atij që nga qarqet e opozitës do të ishte kundërkandidati im në raundin e dytë”, tha Vujanovic për radion ‘Evropa e Lirë’.“Jam i bindur se ky është përcaktimi i qytetarëve... Vazhdo

March 25, 2008  :: Politika :: Comments Off on Filip Vujanoviq mendon të fitojë menjëherë
Tags:

[VIDEO] Plani Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020,asht Plan diskriminues dhe tendencioz ndaj Ulqinit
Ulqin – Organizatat joqeveritare të Ulqinit kanë kërkuar nga Parlamenti i Malit të Zi që mos ta miratojë Propozimin e Planit Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020 dhe t`ia kthejë atë përpunuesit për ripërpunim. Kërkesa e 17 organizatave joqeveritare të Ulqinit ka ardhur pasi që nuk janë marrë parasysh rreth 700 vërejtjet dhe propozimet e arritura nga kjo komunë dhe duke marrë shkas sidomos nga versioni përfundimtar i Propozimit të Planit Hapësinor të Malit të Zi, ku midis tjerash është bërë mënjanimi... Vazhdo

March 23, 2008  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Komente (1)
Tags:

Kuvendi i komunës urbane të Tuzit aprovojë planin financiar 2008
Më në fund u aprovua Plani financiar 2008 Tuz- Këshilltarët e Kuvendit të KU të Tuzit (LD, IQ dhe PSP) aprovuan të hënën, (por pa opoziën, që edhe kësaj radhe e bojkotuan seancën), Planin financiar për vitin 2008 me shumën prej 3.747.200 euro, plan për të cilin u debatua edhe më 18 dhjetor të vitit të kaluar. Me këtë rast, kryetari i KU të Tuzit, Smajl Çunmulaj, pasi përkujtoi se i njëjti plan nuk mori mbështetje në mbledhjen e fundit të vitit të kaluar, shprehu mendimin se nuk do të ishte mirë që pushteti... Vazhdo

March 23, 2008  :: Politika :: Comments Off on Kuvendi i komunës urbane të Tuzit aprovojë planin financiar 2008
Tags:

Hungaria, Kroacia dhe Bullgaria konfirmuan zyrtarisht njohjen e Republikës së Kosovës
Prishtinë, 20 mars 2008 – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti në një takim të përbashkët, z. Zoltan Imec, shef i Zyrës së Hungarisë në Prishtinë, z. Davor Vidish, shef i Zyrës së Kroacisë, dhe z. Nikolay Kolev, shef i Zyrës së Bullgarisë në Prishtinë, të cilët konfirmuan zyrtarisht njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e tyre. Presidenti Sejdiu i falënderoi të tri vendet për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe përkushtimin e tyre që kanë pasur dhe që kanë për të... Vazhdo

March 20, 2008  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Hungaria, Kroacia dhe Bullgaria konfirmuan zyrtarisht njohjen e Republikës së Kosovës
Tags:

Debat Publik në Tuz
Në Malësi do të investohen 13,6 milion euro Tuz- Deri në fund të vitit 2008 në Malësi do të investohen 13.650.000 euro, ndërsa deri në vitin 2012 do të investohen 20.800.000 euro. Kështu ka deklaruar Kryebashkiaku i Podgoricës, Miomir Mugosha, në debatin publik para qytetarëve të Malësisë, që u mbajt javën e kaluar në QKI “Malësia”. Duke arsyetuar programin afatgjatë mbi rregullimin e hapësirës ndërtimore Mugosha tregoi se padyshim në trevën e KU të Tuzit do të ndërtohen disa burime uji, ura,... Vazhdo

March 18, 2008  :: Politika :: Comments Off on Debat Publik në Tuz
Tags:

Deputetët shqiptarë në Mal të Zi kërkojnë që dokumentet e udhëtimit të jenë edhe në shqip
Pasaportat edhe shqip? Podgoricë- Deputeti i LD në MZ, Mehmet Bardhi dhe ai i ASH, Vasel Sinishtaj, kanë kërkuar javën e kaluar në Kuvendin e Malit të Zi që formularët e ardhshëm të lejeve të udhëtimit të jenë të shkruara edhe në shqip. Me këtë rast, Mehmet Bardhi u shpreh se neni 15 i Propozimit të Ligjit për dokumentet e udhëtimit parasheh që dokumenti i udhëtimit – Pasaporta, formulari të jetë në gjuhën malazeze, franceze dhe të plotësohet vetëm në gjuhën malazeze, me alfabetin latin (paragrafi... Vazhdo

March 17, 2008  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Deputetët shqiptarë në Mal të Zi kërkojnë që dokumentet e udhëtimit të jenë edhe në shqip
Tags:

Forca e Re Demokratike kritikon qëndrimin e kandidatit presidencial,Filip Vujanoviq,lidhur me ullishtën e valdanosit
Qëndrim i çuditshëm dhe politikisht i papërgjegjshëm Ulqin – Forca e Re Demokratike ka kritikuar qëndrimin e kandidatit presidencial Filip Vujanoviq lidhur me Ullishtën e Valdanosit, duke e cilësuar atë “të çuditshëm dhe politikisht të papërgjegjshëm”. Gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Ulqin në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale, Vujanoviq ka vizituar Gjirin e Valdanosit dhe ka deklaruar se ullishtat duhet t`u ofrohen ish pronarëve me qira me një kompensim simbolik. Forca e Re Demokratike... Vazhdo

March 17, 2008  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Forca e Re Demokratike kritikon qëndrimin e kandidatit presidencial,Filip Vujanoviq,lidhur me ullishtën e valdanosit
Tags: