Nis gjahu për kosovarët për sezonin veror
Shqipëria edhe Mali i Zi kanë publikuar ofertën e tyre turistike për kosovarët gjatë sezonit veror.Kjo u mundësua në panairin e turizmit, modës dhe edukimit të organizuar nga CEO. Prishtinë, 7 maj —Shqipëria dhe Ulqini kanë nisur garën të mërkurën në Prishtinë për të tërhequr sa më shumë kosovarë gjatë sezonit turistik. Të dyja palët janë munduar t’i zbusin dobësitë e tyre karshi kosovarëve. Shqipëria duke premtuar rrugë më të mira,më shumë rrymë dhe përvojë,ndërsa Ulqini me urimin që... Vazhdo

May 10, 2008  :: Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam :: Comments Off on Nis gjahu për kosovarët për sezonin veror
Tags: ,

Kryetari i Prishtinës Isa Mustafa u takua me kryetarin e Ulqinit,Gëzim Hajdinaga
Prishtinë, 8 maj 2008.Kryetari i Prishtinës, dr Isa Mustafa gjatë takimit që pati me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga tha se bashkëpunimi i mirë që aktualisht ekziston në mes të Prishtinës dhe Ulqinit duhet të thellohet edhe tutje, sidomos në fushën e turizmit. Kryetari Mustafa, pasi i informoj mysafirët nga Ulqini me punën dhe aktivitetet që po bëhen në Komunën e Prishtinës tha se mund të punohet dhe të bëhet edhe me shumë në të mirë të bashkëpunimit të ndërsjellë, sepse të gjitha mundësit... Vazhdo

May 9, 2008  :: Rajoni / Region, Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam :: Comments Off on Kryetari i Prishtinës Isa Mustafa u takua me kryetarin e Ulqinit,Gëzim Hajdinaga
Tags: , , , , , , , , ,

Presidenti Sejdiu priti kryetarin e Komunës së Ulqinit, z.Gëzim Hajdinagën
Prishtinë, 8 maj 2008- Presidenti i Repuiblikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga, me të cilin bisedoi për rrjedhat e procesit pas pavarësimit të Kosovës në të gjitha sferat e zhvillimit të saj. Duke iu referuar pavarësisë së Kosovës si çelës themelor për hapjen e perspektivës së mëtejme, Presidenti Sejdiu theksoi përkushtimin e institucioneve të vendit për vazhdimin e një qasjeje edhe më të avancuar për jetësimin e vlerave dhe parimeve që janë... Vazhdo

May 8, 2008  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Presidenti Sejdiu priti kryetarin e Komunës së Ulqinit, z.Gëzim Hajdinagën
Tags: , , , , , ,

Ulqini – simbiozë e Lindjes dhe Perëndimit
(Mos)Valorizimi I Përmendoreve Kulturo-Historike (1) Qyteti ynë ka pasur një simbiozë të Perëndimit dhe Orientit në një pikë kaq të vogël, në mes të Evropës. Jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe përmendoret e të kaluarës sonë kanë qenë tërheqëse për turistët nga bota dhe nga vendi. Dhe për të do të ishte mirë një angazhim më i madh i shoqërisë… Duke përcjellur shumë mysafirë, nga vendi dhe nga bota, që ditë me radhë e vizitojnë qytetin tonë, vërejmë se shumë prej tyre, më së tepërmi interesohen... Vazhdo

May 5, 2008  :: Kulturë / Kultura, Turizmi / Turizam :: Comments Off on Ulqini – simbiozë e Lindjes dhe Perëndimit
Tags: , ,

Reagim ne konferencën për media të shefit të DPS-it të Ulqinit
Me rastin e konferencës për media të zotëri Luigj Lubo Shkrelit në të cilën analizoi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, Forca me vendosmëri mohon “aluzionet” e zotëri Luigj Lubo Shkrelit ne kinse ofendimin e qytetarëve të Ulqinit nga ana e Forcës, të botuar media. Sikur ne rastin e përkrahjen e kandidaturën e zotëri Medojeviqit, kur zëdhënësi i DPS-it Kovaçeviq mashtronte qytetarët për “ashtuquartën marrëveshje” për abolicionin e të arrestuarve në operacionin policorë “Fluturimi i Shqiponjës”,... Vazhdo

April 29, 2008  :: Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Reagim ne konferencën për media të shefit të DPS-it të Ulqinit
Tags: , , , ,

Mali i Zi dhe Shqipëria, edhe një hap më pranë
Berisha-Gjukanoviq VideoNdërtimi i godinës së përbashkët realizohet me ndihmën e një donacioni prej 1.1 milion eurosh të akorduara nga Bashkimi Europian në kuadër të programit CARDS dhe është pika e parë e përbashkët e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor. Me vendosjen e dy tullave me flamujt e shteteve të tyre, kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, përuruan të hënën fillimin e punimeve për ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare Sukubinë – Muriqan. Ndërtimi... Vazhdo

April 28, 2008  :: Politika, Rajoni / Region, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Mali i Zi dhe Shqipëria, edhe një hap më pranë
Tags: , , , , , , ,

Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe gjyqësia e pavarur
Nuk ka gjyqësi të pavarur pa shtet juridik Gjyqësi të pavarur mund të ketë vetëm në shtetin juridik i cili presupozon që çdo pushtet në të është i kufizuar dhe i kontrolluar mirë. Nuk ka shtet juridik pa gjyqësi të pavarur dhe gjyqësi të pavarur pa shtet juridik. I themeluar në mënyrë të tillë që të sigurojë ligjshmërinë dhe të drejtat në mënyrë të tillë që të sigurojë ligjshmërinë dhe të drejtat substanciale të njeriut, pavarësia e gjyqësorit me kalimin e kohës është bërë edhe ajo vetë... Vazhdo
Kryeministri Berisha dhe Gjukanoviq: Ndërtimi i pikës kufitare Muriqan – Sukobinë, dëshmi e vullnetit të dy qeverive për bashkëpunim në mirëbesim të plotë
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e pikës së përbashkët të kalimit kufirit ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, Muriqan – Sukobinë, në Murriqan. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Kryeministri i Malit të Zi, zoti Milo Gjykanoviç, Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, zoti Helmut Lohan, Shefi i delegacionit të KE-së në Mal të Zi, zoti Leopold Maurer, ministra të qeverive të të dy vendeve, përfaqësues të trupit... Vazhdo

April 21, 2008  :: Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti, Politika, Rajoni / Region :: Comments Off on Kryeministri Berisha dhe Gjukanoviq: Ndërtimi i pikës kufitare Muriqan – Sukobinë, dëshmi e vullnetit të dy qeverive për bashkëpunim në mirëbesim të plotë
Tags: , , , , , , ,

Xhamia e Lamit në Ulqin
Pas ardhjes së turqve në Ulqin, në vitin 1571, u ndërtuan disa xhami dhe mejtepe, si dhe ruzhdije-medreseja e cila ka luajtur rolin e një shkolle të mesme. Në kohën e administratës turke, në Ulqin kanë ekzistuar 9 xhami, në mesin e të cilave edhe xhamia e Lamit,që gjendet në lagjen ‘Mahalla e re’ të Ulqinit.Në hyrje të kësaj xhamie ekziston pllaka ku shkruan se atë e ndërtoi Haxhi Alija në vitin 1689. Ekzistojnë disa gojëdhëna lidhur me emrin e saj.Supozohet se më e vërteta është ajo sipas së cilës emrin... Vazhdo
Në Ulqin u mbajt tryeza e rrumbullakët ” E ardhmja e shqiptarëve në Mal të Zi”
Shqiptarët nuk kanë trajtim të barabartë Në organizim të Lëvizjes ” Atdheu na Bashkon”, që përfaqëson shumicën e organizatave dhe shoqatave të shqiptarëve nga Mali i Zi në Shtete të Bashkuara të Amerikës organizoi në Ulqin, më 4 priill 2008, tryezën e rrumbullakët ” E ardhmja e shqiptarëve në Mal të Zi”. Në këtë takim, ku morën pjesë përfaqësues të jetës politike, të sektorit civil dhe intelektual të pavarurë nga trevat etnike shqiptare në Malin e Zi, u trajtua e ardhmja politiko-juridike,... Vazhdo

April 17, 2008  :: Lajmet / Vijesti, Politika, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Në Ulqin u mbajt tryeza e rrumbullakët ” E ardhmja e shqiptarëve në Mal të Zi”
Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , ,