Ulqinin e pret zhvillim i hovshëm ekonomik
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, në fjalën përshëndetëse tha se “Ulqinin e pret një zhvillim i hovshëm ekonomik, veçmas në valorizmin e zonave turistike më atraktive të qytetit, siç janë Plazhi i Madh, Ada, Valdanosi dhe Shasi”. Ai tha se investitorë të fuqishëm kanë shprehur dhe vazhdojnë të shprehin interesim për resurset e Ulqinit. Hajdinaga theksoi se prioritet i tij në të ardhmen do të jetë turizmi. Dita e Komunës së Ulqinit, e shtuna e parë e muajit prill, u kremtua me manifestime... Vazhdo

April 16, 2008  :: Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Ulqinin e pret zhvillim i hovshëm ekonomik
Tags:

Përmirësohet padrejtësia e Ulqinit
Në prani të autoriteteve më të larta fetare, përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe republican, kreu i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga dhe Reisi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat Fejziq vendosën të enjten gurthemelin për rindërtimin e Xhamisë së Detarëve, e cila u rrënua para 77 vjetësh nga autoritetet e atëhershme shtetërore malazeze. Avdo Gorana, kryetar i Bashkësisë Islame të Ulqinit, në fjalën e tij përshëndetëse tha se fillimi i rindërtimit të Xhamisë së Detarëve, e cila sipas gojëdhënës... Vazhdo
Bisedë me Tahir Gjonbalaj, këshilltar për ndërtim në komunën e Plavës
Park Nacional e jo tampon zonë Tahir Gjonbalaj është i lindur në Vuthaj në vitin 1962. Ka kryer fakultetin e ndërtimtarisë në Prishtinë. Është nënkryetar i LD në MZ. Punon si këshilltar për ndërtim në Komunën e Plavës . Koha javore: Kohë më parë subjektet politike shqiptare dhe përfaqësuesit e Bashkësive Lokale të Gucisë dhe Vuthajve si dhe OJQ “Alpet Shqiptare” dhe “Ma jep dorën” kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët lidhur me shpalljen e Parkut Nacional “Prokletije”.... Vazhdo

April 16, 2008  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Bisedë me Tahir Gjonbalaj, këshilltar për ndërtim në komunën e Plavës
Tags: , ,

Rindërtimi i xhamisë së ranës – së detarëve të Ulqinit
Plotësohet një ëndërr Përsëri pra në të njëjtin vend, në vendin që dikur ka qenë simbol jo vetëm i fesë Islame por edhe simbol i qytetit tonë do të rindërtohet xhamia me ndihmën e Perendisë, por edhe me ndihmën e të gjithë atyre të cilëve Perendia u ka dhënë mend dhe zemër që jo vetëm me pasuri materiale, por edhe me guxim të japin kontributin e vet për ndërtimin e xhamisë së Ranës. Këtu duhet të përmendet edhe Këshilli i BI-së që tash një kohë të gjatë është duke punuar për kthimin e pronës... Vazhdo
Deputeti i Alternativës Shqiptare Vasel Sinishtaj shprehet i zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale
Mali i Zi edhe më tej i përçarë thellë Podgoricë – Deputeti i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj, ka thënë se është i zhgënjyer nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar se ato kanë treguar që Mali i Zi është edhe më tej i përçarë thellë. “Vazhdon përçarja dhe opcioni promalazez, nëse llogarisim që kandidati i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq, dhe ai i koalicionit qeverisës, Filip Vujanoviq, kanë fituar rreth 70 për qind, kurse Lista Serbe 30 për qind. Kemi sërish... Vazhdo

April 14, 2008  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Deputeti i Alternativës Shqiptare Vasel Sinishtaj shprehet i zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale
Tags: , ,

Taksat komunale dhe shtetrore shkak ky që nuk tërhek investitorët në komun të Ulqinit
Në debatin mbi taksën komunale, ekziston fakti i pamohueshëm i më shumë të ardhurave në buxhetin e shtetit, sikundër ka ndodhur jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në disa vende të rajonit ku kjo masë ka gjetur zbatim të suksesshëm. Në këtë rast, dilema është një tjetër. Nëse qëllimi final i një qeverie të mirë është sigurimi i më shumë të ardhurave në buxhet, apo mirëqenia e qytetarëve. Edhe vetë tatimet, nuk janë tjetër përpos një kontribut i detyrueshëm për të mbajtur funksional një sistem qeverisës,... Vazhdo

April 11, 2008  :: Ekonomia / Ekonomija :: Comments Off on Taksat komunale dhe shtetrore shkak ky që nuk tërhek investitorët në komun të Ulqinit
Tags:

Filip Vujanoviq fiton zgjedhjet presidenciale ne Mal të Zi me 51.2%
Sipas të dhënave të CEMI-it, në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi kanë dalë 69% e zgjedhësve me të drejtë vote. Sipas të dhënave të Qendrës joqeveritare CEMI, Vujanoviq ka fituar 51.2 % të votave. Kandidati i koalicionit Lista serbe, Andrija Mandiq, ka fituar 21.3% të votave, lideri i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq 14.7 %, ndërsa kandidati Partisë Socialiste Popullore, Sërgjan Miliq, 12.8 %. Kane perfunduar zgjedhjet presidenciale ne Mal te Zi . Pas hapjes se kutive te votimit ne oret e para te mengjesit... Vazhdo
Reagim ndaj shkresës se UDSH-së-Degës së Malësisë,
Edhepse heshtja do të ishte demanti më i mirë i shkresës në fjalë, jemi të detyruar të reagojmë vetëm për hirë se e shkruara mbetet. Duke filluar që nga titulli e deri te fjalia e fundit, teksti-pamflet i UDSH-së është tejet tedencioz, i pavlerë e madje edhe i pakuptimtë. Zotërinjtë, si duket nuk vlerësojnë se këshilltari ka peshën e vet, pa marrë parasysh nga i cili subjekt politik vjen, andaj edhe publikojnë një nonsens të tillë, se gjoja seanca e kuvendit, pa pjesëmarrjen e UD, qenka jolegjitime. Por as... Vazhdo

April 2, 2008  :: Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Reagim ndaj shkresës se UDSH-së-Degës së Malësisë,
Tags: , , , , , ,

Zgjedhjet Presidenciale nga Mehmet Bardhi
Nuk jemi indiferentë Lidhja Demokratike, subjekti i parë politik dhe përfaqësuesja e denjë e autentike e interesave të shqiptarëve në Mal të Zi, nuk është aspak indiferente se kush do të jetë Kryetar i Malit të Zi, përkundrazi jemi shumë të interesuar që Presidenti të jetë personalitet me cilësi të larta morale, demokrat në orientimet e veta politike, njeri që nesër si president nuk do të heshtë as të përkrahë korrupsionin e kriminalitetin e organizuar, nepotizmin, privilegjet e kupollës shtetërore, diskriminimin... Vazhdo

April 1, 2008  :: Politika, Rajoni / Region :: Comments Off on Zgjedhjet Presidenciale nga Mehmet Bardhi
Tags: , , ,

Parlamenti i Malit të Zi miratoi Planin Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020
Plan që ofron zhvillim apo diskriminon trevat shqiptare? arlamenti i Malit të Zi ka miratuar javën e kaluar Planin Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020. Për Planin e propozuar kanë votuar deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Socialdemokrate, deputeti i Partisë Boshnjake, Kemal Purishiq, dhe ai i UDSH-së, Ferhat Dinosha, ndërsa kundër këtij Plani kanë votuar deputetët e Listës Serbe, Partisë Socialiste Popullore dhe deputeti i LD në MZ, Mehmet Bardhi. Deputetët e Lëvizjes për Ndryshime,... Vazhdo

April 1, 2008  :: Anketë / Anketa, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Parlamenti i Malit të Zi miratoi Planin Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020
Tags: , , , , , , , , ,