Lajmet / Vijesti

Armin Kashoxha me razultat të kënaqshëm në Body Building – Video
Shkruan Muhamet Nika Para disa ditëve në Prishtinë, në kuadër të garave mbarëkombëtare në BODY BUILDING, mori pjesë edhe i riu nga Ulqini Armin Kashoxha, për ndryshe   i njohur si i riu me trupin më të mirë në gjithë qytetin . Ai si i tillë në këtë eveniment, shënoi rezultat të kënaqshëm duke hyrë në grupin e 6 garuesve më të mirë nga 40 garuesit e tjerë të trojeve shqiptare. Duke e ditur që ky sport në Ulqin nuk është shumë i përhapur , atëherë ky rezultat është inkurajues për qytetin e Ulqinit... Vazhdo

September 29, 2015  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Armin Kashoxha me razultat të kënaqshëm në Body Building – Video
Tags:

Punimet në ndërtimin e shkollës në Sukubinë nisin më 12.tetor 2015.
Sot, në kabinetin e  Kryetarit të Komunës së Ulqinit u nënshkrua kontrata me përfaqësuesit e konzorciumit Artek&Ing- Invest nga Podgorica që janë përzgjedhur në  tender për ndërtimin e shkollës në Sukubinë. Në ceremoninë e rastit krahas zyrtarëve të  pushtetit vendorë  ishin dhe   përfaqësues të diasporës tonë  në SHBA. Shkolla e  re do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 450 metra katrorë, do  të  ketë katër  klasë të  pajisura me  të gjitha mjetet e nevojshme. Po ashtu  do të ... Vazhdo

September 29, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Punimet në ndërtimin e shkollës në Sukubinë nisin më 12.tetor 2015.
Tags:

Rajmonda Cukaj në “Miss Globe” – Voto
KLIKO NË FOTO DHE VOTO Edhe pse duhen edhe disa javë deri në finalen e madhe të Miss Gobe 2015, producenti Petri Bozo prej ditësh ndodhet në Toronto, Kanada. Ky edicion do të shënojë një risi sa i takon spektakleve shqiptare: për herë të parë një producent shqiptar organizon një garë bukurie të niveleve të tilla, jashtë kufijve shqiptarë. Më saktë, shumë larg tyre, në Kanada. Ndërkaq përgjatë këtyre ditëve, Bozo po mbikqyr punën për organizimin e eventit të këtij viti. Javën e shkuar ai u zgjodh president... Vazhdo

September 28, 2015  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Rajmonda Cukaj në “Miss Globe” – Voto
Tags:

Gjeka apelon: Mos e shndërroni Ulqinin në kaos, ndaloni uzurpimit të tokës shtetërore
Komuna e Ulqinit është e vendosur në qëllimin që të ndalojë uzurpimin e tokës shtetërore në territor të vet, deklaroi kryetari i komunës Fatmir Gjeka, raporton portali Ul.info. Ai tha se administrata lokale  ka nisur me masa konkrete në këtë drejtim. “Ky aksion shkon nga Krruçi, Krytha, Bratica, nëpër Gjerana e Shtoj e deri në Pinjesh dhe të gjithë pjesët tjera të komunës”, tha Gjeka duke theksuar se shumë qytetar, por edhe persona jorezident, kanë uzurpuar tokën shtetërore. Sipas fjalëve të tija, të... Vazhdo

September 28, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Gjeka apelon: Mos e shndërroni Ulqinin në kaos, ndaloni uzurpimit të tokës shtetërore
Tags:

Shpërngulja e shqiptarëve nga Plava dhe Gucia – Video
Komuna e Plavës dhe ajo e Gucisë cilësohen ndër territoret me shpërngulje më të lartë të shqiptarëve në Mal të Zi. Statistikat tregojnë se më shumë se gjysma e popullatës gjendet në botën e jashtme, gjë që ka ndikuar që disa fshatra të kësaj zone  të  boshatisen .Zyrtarë dhe analistë shprehin shqetësimin se vazhdimi i një shpërngulje të këtillë do të jetë me pasoja afatgjate për të ardhmen e shqiptarëve në Mal të Zi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  vizitoi këto ditë Plavën... Vazhdo

September 28, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region :: Comments Off on Shpërngulja e shqiptarëve nga Plava dhe Gucia – Video
Tags:

Ulqinaku Richard Lukaj, në fushatë për Hillary Clinton
Klinton, tha zoti Lukaj, u zotua se puna e nisur prej saj dhe Presidentit Clinton, nuk është përfunduar në Ballkan – dhe se ajo do të punojë për të çuar më përpara arritjet e deritanishme – në këtë rajon i cili ka kaluar luftra të mëdha GREENWICH CT : Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e cila është kandidatura e serioze për zgjedhjet presidenciale 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga partia Demokrate, është duke zhvilluar një fushat të “fort” , për ngritjen e fondeve –... Vazhdo

September 26, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Ulqinaku Richard Lukaj, në fushatë për Hillary Clinton
Tags:

Tragjedia në Meke: Asnjë haxhi nga Ulqini nuk është përfshirë në tragjedi
Nga Komuniteti Musliman i Malit të Zi konfirmojnë se në mesin e haxhinjëve të vdekur nuk ka shtetas të Malit të Zi, ndërsa të njëjtin konfirmim e ka dhënë edhe Mirsad Muçaj nga Bashkësia Islame e Ulqinit. Nga raportet e fundit te udheheqesve te haxhinjve nga Mali i Zi mesojme se te gjithe haxhinjte tanë te cilet jane duke kryer haxhin kete vit jane shendosh e mire, raporton portali islam-ul.com. Ritualet ne Meke i  perfundojne sonte dhe diten e neserme do te udhetojne per ne qytetin e Medines. Iu deshirojme adhurime te... Vazhdo

September 24, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Tragjedia në Meke: Asnjë haxhi nga Ulqini nuk është përfshirë në tragjedi
Tags:

Urimi i Kryetarit Gjeka për festën e Kurban Bajramit
Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka përgëzon besimtarët e besimit islam me rastin e Festës së Fiter Bajramit. Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet: Kam nder dhe kënaqësinë  që në  emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve të besimit islam tua uroj Festën e Kurban Bajramit. Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë! Paçi gëzim dhe mirëqenie përgjatë vitit në vazhdim! Qofshi të gëzuar gjithmonë!    Gëzuar... Vazhdo

September 23, 2015  :: Bota, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Urimi i Kryetarit Gjeka për festën e Kurban Bajramit
Tags:

Nesër kuvendi i Ulqinit do të votojë pro ose kundër kredisë për ujësjellës dhe kanalizim
Shkruan Muhamet Nika Nesër Kuvendi i Komunës së Ulqinit   pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për dy pika tepër  të rëndësishme, siç është ajo e kredi marrjes për ujësjellës dhe kanalizim. Shuma e paraparë e kredisë sillet në vlerën prej 25 milionë eurosh kurse pikat kandidohen nga kryetari i Komunës Fatmir Gjeka. Pasi mbledhja i bie të mbahet para fillimit të seancës vjeshtore,në kohën kur kuvendi ende vazhdon të jetë në pushim, i bie që kjo mbledhje të jetë e jashtëzakonshme Fjala... Vazhdo

September 22, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Politika :: Comments Off on Nesër kuvendi i Ulqinit do të votojë pro ose kundër kredisë për ujësjellës dhe kanalizim
Tags:

Donacion Abetarja për fëmijët shqiptarë në Mal të Zi – Video
Për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi arriten donacionet e Abetares mbarëkombëtare nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës. Donacioni iu dorëzua sot në Ulqin Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malt të Zi, i cili së shpejti do të bëjë shpërndarjen e abetareve për nxënësit e klasës së parë në shkollë me mësim në gjuhën shqipe. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën.     VIDEO:  Vazhdo

September 20, 2015  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Donacion Abetarja për fëmijët shqiptarë në Mal të Zi – Video
Tags: