Materniteti i ulqinit në ditëlindjen e tij të katërt
Rritja e lindjeve dëshmon rritjen e besimit “Vetë fakti se numri i lindjeve rritet nga viti në vit, më lejon të konstatoj se besueshmëria e popullatës së Ulqinit, posaçërisht asaj femrore të aftë për lindje, është çdo ditë e më e madhe”, thotë drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, prim. dr. Gani Karamanaga. Nëse para fillimit të punës së maternitetit në Ulqin kanë ekzistuar hije dyshimi rreth sigurisë së lindjes në këtë institucion dhe përgatitjen e stafit të tij mjekësor, katër vjet... Vazhdo
Gëzim Hajdinaga uroi Presidentin e Kosovës në përvjetorin e pavarësisë
Kryetari i  Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga uron Presidentit e  Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiun me rastin e përvjetorit të parë të Ditës së Pavarësisë Në mesazhin e tij thuhet: Ju uroj përzemërsisht Juve, dhe nëpërmjet Jush, gjithë popullin e Kosovës, me rastin e përvjetorit te parë të Ditës së Pavarësisë! Në ditëlindjen e parë të shtetit të Kosovës Ju keni dëshmuar se jeni të denjë të ndërtoni shtetin e së drejtes demokratik e sovran të lirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët... Vazhdo
Gëzuar pavarësin Kosovë: Datë e skalitur në historinë kombëtare
Me pavarësimin e Kosovës, më 17 shkurt 2008, në botën demokratike ndodhi një rreshtim tjetër, rreshtim që ndikoi sadopak në mbarëvajtje të instituconeve të saj. Data e 17 shkurtit është një datë historike dhe kjo duhet shënuar si një përvjetor i qëndresës dhe heroizmit të popullit të saj, si diçka që përjetohet njëherë në jetën e atyre që kontribuan, që dhanë jetën për këtë tokë të shenjtë si e drejtë e tyre për të pasur shtetin e vet e demokratik. Sa herë vjen ky përvjetor para syve na del... Vazhdo

February 17, 2009  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Gëzuar pavarësin Kosovë: Datë e skalitur në historinë kombëtare
Tags: , , ,

“Aleanca e Re”për deputetin e Anës së Malit
Për deputetin e Anës së Malit Katërkollë – Grupimi “Aleanca e Re” organizoi të premten në restorantin “Diamant” në Katërkollë takim me qytetarët e Anës së Malit me temën “Të gjithë së bashku për deputetin e Anës së Malit”. Në kumtesën për opinion thuhet se në takim morën pjesë një numër i madh i qytetarëve. “Atmosfera e takimit qe në frymën e mirëkuptimit për nismën e mbarë të Aleancës së Re! Pjesëmarrësit e takimit unanimisht përkrahën Aleancën... Vazhdo

February 17, 2009  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on “Aleanca e Re”për deputetin e Anës së Malit
Tags: , , ,

Thashethemet e para në Big Brother
Një tjetër ditë ka kaluar për banorët e “Big Brother”. Të gjithë kanë qenë edhe një herë protagonistë të saj. Janë njohur më shumë, kanë komunikuar e janë rrëfyer për të kaluarën, e dalëngadalë, po krijohen edhe rivalitetet dhe miqësitë e para mes tyre. Nuk kanë munguar as zënkat, ashtu si Erjola me Zhuljetën, e nuk kanë munguar afrimet pak më shumë, si ai i Aidës me Bjordin. Thashethemet gjithashtu kanë qenë pjesë e ditës. Edhe një herë Erjola ka nisur “thashethemet” për... Vazhdo
Amir Hollaj u shkarkua nga posti i kryetarit të PPD-së
Këshilli drejtues i PPD-së shkarkoi kryetarin, Amir Hollaj Kryetari i Partisë së Prosperitetit Demokratik, Amir Hollaj nuk gëzon më të drejtën e përfaqësimit të partisë, ka vendosur Këshhilli drejtues  i kësaj parti.  “Dy të treat e Këshillit drejtues vendosën  të hënën në mbrëmje  që mbi bazën e Statutit të PPD – së, neni 30 i Statutit kryetarit Hollaj t’i merret e drejta e përfaqësimit të partisë, e drejta që të zhvillojë biseda me parti të tjera shqiptare si dhe e drejta që në emër... Vazhdo
Banorët flasin për politikën
Banorët flasin për politikën 10/02/2009 19:00 Më në fund një temë seriozë në shtëpinë e Bib Brother. Pavlini, Dritani, Aida dhe Qetësori diskutojnë për mënyrën e funksionimit të shtetit. Aida thotë se nuk do të merret fare me politikë, por ka personazhe politike që i pëlqen apo që nuk i pëlqen mbi mënyrat drejtuese. Ajo shpjegon se në qëllimet që ka për jetën, mënyra e vetme sesi mund të ndihmojë në mbarëvajtjen e shtetit është të paguajë taksat, pasi ato janë baza e një shteti. Ndërkohë Pavlini... Vazhdo
Republika “Kam respekt për policinë”
Edhe pse me tone jo fort miqësore, Republika dhe Qetësori janë përqëndruar në një debat mjaft të nxehtë mes tyre, pikërisht rolin e policisë. Qetësori thotë se policia nuk është aspak e nevojshme të patrullojë në qytetet e vogla, si Orikumi, ndërsa vajza nga Lazarati mendon krejtësisht të kundërtën duke thënë se uniformat blu bëjnë detyrën e tyre, kudo qofshin ato. Sipas Qetësorit prania e policisë në qytetet e vogla është më shumë një mjet presioni për qytetarët, sesa për të bërë detyrën që... Vazhdo
Çarshia e dikurshme e Ulqinit po e gjen origjinalitetin
Duhet theksuar se qyteti i Ulqinit para disa shekujëve ishte i ndarë në mahalla dhe çarshi. Mëhalla ishte një grumbull shtëpish me mure të larta. Me qendër ishte xhamia sipas së cilës quhej edhe mëhalla. Përveç xhamisë mëhalla kishte: mejtepin, furrën, bakallin, kroin, kurse në një vend të hapur ishin vendosur simbole ulqinake ku zakonisht në mbrëmje mblidheshin meshkujt e rritur të mëhallës dhe bisedonin. Pra pjesa kryesore e qytetit të Ulqinit ishte çarshi e dikurshme, që në fragmente kanë mbetur deri në... Vazhdo
Jemi ne, jeni ju
Fillimi i kësaj jave shënoi lajmin kryesor që ka të bëjë me shpërbërjen e parlamentit të deritashëm malazez si dhe mundësinë që kryetari i shtetit, Filip Vujanoviq të caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që pritet të jetë fundi i marsit. Parlamenti malazez u shkurtoi mandatin deputetëve të deritanishëm duke krijuar kështu kushtet ligjore që zgjedhjet e ardhëshme të mbahen në fund të marsit. Me këtë rast duket se u shpërfillën kritikat e bëra nga opozitarët se gjoja sipas Kushtetutës... Vazhdo