Arjon Muca

Moza: Do i njohim jashtë
13/03/09 17:35 Arjoni dhe Mimoza qëndrojnë vetëm në kopësht duke diskutuar në lidhje me nominimet dhe banorët. Arjoni i thotë që do t`a shohë Mimozën në nominim, pasi dëshiron t`a shohë nën tension, por ajo i thotë që nuk ka pse të jetë në tension pasi për të është thjesht një lojë. Arjoni e pyet nëse ka ndonjë person që i intereson brenda në shtëpi. Ajo thotë që i intereson Adela dhe Aida, por ai do të dijë nëse i intereson Bjordi. Moza thotë që ajo me Bjordin nuk flasin shumë pasi nuk përshtaten... Vazhdo
Arjoni : Nuk do t’i kërkoj falje
14/03/09 12:13 Arjoni dhe Aida ankohen se ndihen të lodhur dhe se nuk kanë fjetur rehat. Arjoni thotë se mbrëmë u lodh duke folur sepse kishte 7-8 veta që duhet të përballonte për bisedën që kishte bërë me Liritën. Ai thotë se e preku gjithë ai debat mbrëmë sepse atë që kishte thënë, e kishte thënë pa qëllim të keq, thjesht atë që mendonte. Aida i thotë se ndonjëherë të ndodh që kur thua dicka, tjetri të ngelet keq dhe kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Arjoni e sqaron se nuk i vjen keq për atë që tha,... Vazhdo
Aida : Sori po kërkon ushtarë
14/03/09 02:42 Aida flet me Liritën dhe Bikën për Arjoni i cili është shndërruar në kukull dhe manovrohet nga dy persona të cilët janë shumë dinakë, si dhelpër. Ajo thotë se duhet të jesh një person shumë inteligjent e i shkathët që të mos biesh pre e tyre. Aida mendon se Sori është një person i cili nuk ka më ndjenjën e miqësisë dhe ai di vetëm të bëjë ushtarin ose të kërkojë ushtarë. Ajo thotë se këtu ai është duke kërkuar ushtarë dhe e ndërton jetën e vet në bazë të interesit. Aida thotë... Vazhdo
Aida dhe Moza : Arjoni po humb pikë
14/03/09 01:55 Aida, Moza dhe Adela diskutojnë për Arjonin dhe debatin që krijoi fjala që i tha Liritës. Ato janë të gjitha të të njëjtit mendim se ai nuk duhet t’ia kishte thënë edhe pse e mendonte vërtetë. Adela tregon se kur Lirita i kishte treguar, i ishin mbushur sytë me lot. Mimoza thotë se ai ia ka thënë Liritës direkt, me qëllimin për t’ia bërë të ditur që ajo nuk është një konkurente e fortë kurse Aida mendon se ia ka thënë sepse e sheh që ajo është një person që nuk revoltohet. Vajzat diskutojnë... Vazhdo
Lirita : Arjoni më lëndoi
  14/03/09 01:17 Bjordi pyet Liritën nëse u sqarua me Arjonin dhe ajo i përgjigjet se nuk ka ndërmend ta bëjë sepse mesazhi u kuptua qartë. Lirita tregon se i erdhi inat që ai ia tha ato fjalë përnjëherë, kur nuk po bëhej një bisedë e tillë si dhe për faktin se pse duhej t’ia thoshte vetëm asaj, kur ka edhe të tjerë në nominim. Mesida tregon se, si ajo, edhe Adelajda, e kritikuan Arjonin për këtë mënyrë të shprehuri dhe i vunë në dukje se ato fjalë të lëndojnë kur je në një moment të tillë. Mesida... Vazhdo
Lirita: Pse mua?
13/03/09 19:18 Lirita mërzitjen e saj e ka shprehur me të gjithë banorët. Ajo diskuton për këtë gjë me Adelën në kopësht duke i thënë që Arjoni ka ndryshuar shumë kohët e fundit. Adela i thotë që cdo ditë ndryshon mendim për banorët, pasi dalin ndryshe. Lirita pyet:-“Pse mua?” Ajo i thotë që arsyeja sipas saj është se ndikohet nga Zhuljeta. Adela i thotë që ai ka qënë dy herë në nominim ,dhe për këtë ai nuk duhej t`ia thoshte atë gjë. Ajo vazhdon duke i thënë që arsyeja e ndryshimit të Arjonit... Vazhdo
Arjoni: Nuk e ndjej veten në faj
13/03/09 18:05 Lirita është e mërzitur me fjalën që i tha Arjoni dhe j`a shpreh këtë gjë Aidës.  Aida gjen momentin e përshtatshëm dhe kërkon të sqarohet me Arjonin në lidhje me “sinqeritetin” e tij. Aida e pyet Arjonin se cilat ishin arsyet që ai ishte shprehur në atë formë me Liritën. Ai i thotë që shprehu thjesht mendimin i tij. Aida e konsideron ofenduese,të ligë dhe të padrejtë veprimin e Arjonit ,dhe thotë që i kishte ardhur keq kur e mori vesh që dicka të tillë e kishte thënë Arjoni. Arjoni i... Vazhdo
Arjon: Do dalë Lirita
13/03/09 16:24 Arjoni dhe Lirita diskutojnë në lidhje me të shtunën. Arjoni mendon që personi që do dalë nga shtëpia është Lirita dhe j`a shpreh këtë gjë asaj. Ajo i thotë që edhe nëse del ajo nuk mërzitet, pasi ka shumë persona që e presin jashtë. Ai i thotë:-“E di që është e fortë si shprehje,por unë kështu e mendoj!” Arjoni mundohet të shpjegojë arsyen që pse ai mendon që do dalë ajo. Ai i thotë që Adela dhe Zhuljeta e kanë kaluar njëherë fazën e nominimit ndërsa për Qetsorin ai mendon që... Vazhdo
Aida Troka : Nuk ka më të fortë se unë
13/03/09 12:05 Aida u tregon një fabul banorëve. Ata e dëgjojnë me shumë kureshtje. Fabula tregonte për një mi i cili edhe pse kërkoi shumë të gjente se cili ishte më i forti, sërish u kthye tek familja e tij sepse aty gjendej ai. Aida u tregon banorëve se fabula e kësaj historie është shumë domethënëse edhe për ata si konkurentë. Sipas saj, cdokush nga ata është i fortë sepse janë hallka e një zinxhiri të cilën e formojnë. Ajo shton se cdo gjë e fortë, nuk do të thotë se është më e fortë se ajo. Banorëve... Vazhdo
Mesida dhe Lirita : Arjoni ka ndryshuar
13/03/09 01:45 Duke biseduar në oborrin e shtëpisë, Mesida dhe Lirita kanë qenë të dyja të të njëjtit mendim, se Arjoni kishte ndryshuar. Ato kanë cilësuar xhentilesën e Arjonit, megjithëse Lirita ka thënë se në fillim i dukej paksa mendjemadh, por kur e kishte njohur nga afër e kishte kuptuar se ai ishte krejt ndryshe. Sipas tyre, është normale që Arjonin ta paragjykosh nga pamja e tij e jashtme. Të dyja vajzat kanë qenë të mendimit se ai nuk ishte më i njëjti dhe nuk po e kuptonin pse. Ato shprehën keqardhjen... Vazhdo