big brother albania 2

Mesida Lleshi : Kësaj jave, dal unë
15/03/09 00:10 Mesida duke biseduar me Qetsorin dhe Arjonin ka thënë se kjo e shtunë do të ishte “shumë e fuqishme’. Sipas saj, do të ishte ajo që do të dilte, sepse ishte më reja dhe ndërkohë, si Qetsori, si Aida, si Arjoni, i kishin tashmë fansat e tyre. Arjoni i tha se kjo nuk do të thoshte asgjë dhe se ajo duhet të kishte besim. Ndërsa sipas Qetsorit, nuk i dihej se kush do të dilte, pasi Mesida ishte vajzë e mirë dhe i kishte bërë vend vetes.  Vazhdo
Darka e banorëve | Big Brother Albania 2
14/03/09 23:30 Vëllai i madh u ka përgatitur banorëve të shtëpisë një tjetër surprizë, një darkë të mrekullueshme me prodhimet e Rozafës, të shoqëruar nga verërat e “Vini and Food” dhe gjithçka nën tingujt e violinës së mjeshtrit Qerimi. Banorët u dukën të mahnitur e të lumtur nga kjo suprizë. Ata kanë shijuar darkën e kanë vallëzuar, pa harruar edhe të komplimentojnë mjeshtrin e violinës shqiptare, që u ka dhuruar atyre emocione të papërsëritshme.  Vazhdo
Big Brother Albania 2 – Të nominuarit e javës
14/03/09 23:30 Të nominuarit e kësaj jave janë Aida, Qetsori, Arjoni dhe Mesida. Në dhomën e rrëfimit secili prej banorëve ka dhënë emrat e personave që do të donte të linin shtëpinë e Big Brother si dhe arsyet përkatëse. I shpëtuar prej tyre ishte vetëm Adi, të cilit Aida duke i lënë rolin e kujdestarit të shtëpisë i ka dhuruar edhe imunitetin, duke e përjashtuar kështu nga nominimet. Për një pjesë të banorëve, ky moment ka qenë tepër i vështirë, për shkak të miqësive që kanë krijuar tashmë brenda... Vazhdo
Prova e javës – Big Brother Albania 2
14/03/09 23:11 Prova e javës kishte të bënte me shumë aktivitete. Banorët gjatë javës kanë kryer disa sfida të cilat përbënin 50% të provës javore. 50 % tjetër varet nga prova gjatë spetaklit që është Prova e Ngjalës. Për këtë provë u përzgjodhën Mimoza,Arjoni dhe Adi. Ata duhet t`i merrnin ngjalat nga ena ku ndodheshin dhe t`i kalonin në një enë tjetër. Ata e përfunduan këtë provë para kohës së vendosur nga Big Brother , por pavarsisht nga kjo Big Brother vendosi që vetëm 50%e provës ishte e kaluar... Vazhdo
Adi kryefamiljari
14/03/09 22:29 Big Brother e ka lënë në dorën e Aidës që të vendosë kush do të jetë kryefamiljari i shtëpisë, dhe nëse ky person do gëzonte imunitet. Ajo duhet të përzgjidhte një nga djemtë, pasi vajzat sipas Big Brotherit kanë qënë më të favorizuara. Aida ka vendosur që kryefamiljari të jetë Adi. Gjithashtu ajo vendosi që Adi të kishte imunitet ndaj nominimeve. Adi e falenderon Aidën për zgjedhjen e saj.  Vazhdo
Zhuljeta: Ishte bukur që isha me ju!
14/03/09 22:11 Katër të kandiduarit e javës ishin Lirita, Adelajda, Zhuljeta dhe Qetsori. Publiku jashtë vendosi që personi që duhet të linte shtëpinë e Big Brother duke hequr dorë nga cmimi prej 70 mijë eurosh të ishte Zhuljeta. Arjoni ishte personi që u mërzit më shumë nga largimi i saj. Ajo ndahet me banorët dhe u thotë:-“Ishte bukur që isha me ju!”  Vazhdo
Bjordi puth Adelën
14/03/09 21:59 Gjatë javës Bjordi është hapur me Adin duke i shprehur pëlqimin e tij për dy persona brenda në shtëpi. Gjatë spetaklit u shfaq një klip ku Mesida i shpreh Bjordit xhelozinë që kishte parë ajo tek Adela, në lidhje me ata të dy. Nje tjetër klip në lidhje me Bjordin ishte dhe ajo e Adelajdës. Ajo për ditëlindjen e tij dëshironte t`i bëntë një surprizë duke e pritur në dhomën e rrëfimit për ta uruar e para. Ata qëndruan pranë njëri-tjetrit dhe në momentin që ata dalin nga dhoma e rrëfimit Bjordi... Vazhdo
Arjon: Kur të dal, do flas me Roselën!
14/03/09 21:11 Arjoni ka thënë që femrat me të bien shumë shpejt në dashuri, dhe dëshiron të jetë i qartë me to. Gjatë spetaklit, Arjoni komentoi disa foto me ish të dashurën e tij Roselën. Ai tha që ajo cfarë i bënte përshtypje në ato foto ishte buzëqeshja, pasi ka kaluar momente shumë të bukura me të. Arbana e fton Arjonin të bëj një videomesazh për një person që ai dëshironte. Arjoni i thotë që nuk ka ndonjë person të vecantë që do donte t`i dërgonte mesazh, ndërsa në lidhje me Roselën ai thotë... Vazhdo

March 17, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Arjon: Kur të dal, do flas me Roselën!
Tags: , , , , , ,

Adela: Më mirë dal,sesa të puth ty!
14/03/09 18:47 Adela është nën tension pasi po afron spetakli, dhe ka frikë se mos del. Ajo i shpreh Bjordit ankthin e saj. Ai i thotë që ajo e ka kaluar njëherë këtë gjë, dhe nuk ka pse të shqetësohet. Ajo i thotë që është më shumë në ankth, kur vjen momenti kur ulen tek kolltuku. Bjordi e puth në faqe dhe i thotë që nuk është dhe aq e keqe. Ai e pyet nëse e ka menduar cfarë do bëj nëse ajo del. Ajo thotë që nuk e di, por që mundësia më e madhe është që ajo të vazhdojë jetën në Kavajë. Bjordi... Vazhdo
JAVA 5 – Nominimet ë Big Brother Albania 2
BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 37, TE NOMINUARIT NGA JAVA 5 Adelajda | Mesida – Aida Qetsori | Lirita – Dritan  Lirita | Qetsori – Arjoni Bjordi | Aida – Arjoni Adi | Arjon – Qetsori Arjon | Aida – Lirita Dritan | Bjordi – Arjon Mesida | Qetsori – Mimoza Mimoza | Arjoni – Mesida Republika | Arjon – Mesida Sondazhi – Big Brother Albania Nga te gjithe rrjetet e telefonise celulare ne Shqiperi e Kosove Per te VOTUAR Aiden, dergoni: BB AIDA ne 15191 Per te VOTUAR Arjonin, dergoni:... Vazhdo