big brother albania 2

Lirita: Do ta bëj për inat
10/03/09 14:08 Lirita është duke biseduar dhe shkëmbyer batuta me Adelajdën dhe Bikën në oborr. Ajo e imiton Bikën kur flet dhe Bika e këshillon që atë mimikë të mos e bëjë më se e mërzit. Lirita ia kthen se nuk ia bën vetëm asaj por, Bika i thotë se nuk është hera e parë dhe po ia thotë se e bezdis. Edhe Adelajda i thotë po të njëjtën gjë. Lirita u thotë vajzave se ajo është shqiptare dhe nëse i thua dicka që të mos e bëjë, atëherë nga inati do ta bëjë dhe ajo vazhdon të imitojë Bikën. Vajzat... Vazhdo
Mesida : Më pëlqejnë lidhjet e gjata
10/03/09 10:25 Mesida ka treguar se pasi kishte mbushur 18 vjeç ishte larguar për në Suedi. Atje kishte qëndruar dy vjet “single”, pastaj kishte patur një të dashur, më pas edhe dy vjet të tjera “single” dhe pastaj kishte bashkëjetuar me dikë. Ajo ka thënë se zakonisht lidhjet e saj janë të gjata, përndryshe i duken të pavlera. Sipas saj më mirë të gjesh një njeri të mirë, sesa thjesht t’i shtosh një emër listës. Ajo ka shpjeguar se nuk e kishte fjalën për të shkuar menjëherë drejt fejesës apo martesës,... Vazhdo
Bika: Buzëqeshja dhe fjalët e bukura nuk mjaftojnë
10/03/09 13:40 Banorët bisedojnë se si një djalë mund të bëjë për vete një vajzë. Dritani mendon se duhet të kesh takt me vajzat. Aida thotë se me këtë tip që ka dhe me këtë mënyrë sjelljeje, nëse do ishte djalë, mund ta bënte për vete një vajzë, por Dritani i kujton se ajo është vajzë dhe e di se cfarë pëlqejnë ato, kurse për një djalë është e vështirë. Republika mendon se fjalët e bukura dhe një buzëqeshje nuk janë të mjaftueshme për të bërë një vajzë për vete. Aida vazhdon se nëse do... Vazhdo

March 11, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Bika: Buzëqeshja dhe fjalët e bukura nuk mjaftojnë
Tags: , , , , , , ,

Mesida per Aidën – Mesida pëlqen Bjordin
10/03/09 17:51 Mesida i shpreh Aidës pëlqimin që ajo ka për Bjordin. Ajo kërkon mendimin e saj, dhe e pyet nëse do pritet mirë jashtë. Aida i thotë që e kishte kuptuar. Ajo shton që është një gjë normale dhe nuk ka pse të merret për keq nga publiku jashtë. Mesida shpreh dyshimin e saj, nëse kjo ndjenjë është reciproke. Ajo i thotë Aidës për këshillën që i kishte dhënë shoku i saj i ngushtë para se ajo të futej në shtëpi, që të mos krijonte asnjë lidhje. Mesida i thotë që ajo shprehet shumë lirshëm... Vazhdo
Aida: Do dashurohesha me Dritanin
10/03/09 13:50 Aida tregon për Dritanin se ka krijuar simpati për të dhe se ai ka karakteristikat e një mashkulli që asaj i pëlqen kjo jo duke u nisur nga aspektifizik por ai karakterial. Bika e pyet se nëse Dritani nuk do ishte i dashuruar, a do mundohej ajo ta bëntë për vete dhe Aida i përgjigjet se po sepse nuk mund t’ia privonte vetes këtë ndjenjë apo simpati, por kjo vetëm nëse ai nuk do ishte i dashuruar me një vajzë ose në të kundërt që Aida të mos e dinte këtë fakt. Ajo thekson se nëse ai do ishte i... Vazhdo
Adi : Nga samurai në geishë
10/03/09 11:40 Adit i kanë sjellë një rrrobëdëshambër. Ai e vesh dhe banorët e komplimentojnë. Mimozës i shkon ndër mend që t’ia bëjë fytyrën me miell e kështu të përngjasojë me një kinez. Adelajda sjell miellin e përgatitur por, Adi e merr dhe mundohet të bëjë Adelajdën me të. Adi i kërkon Mozës që ta lyejë e ta bëjë si një samurai dhe kështu ajo fillon nga puna. Lirita e cila ndodhet në dhomë e ndihmon. Adi gjatë kësaj kohe shkëmben batuta me vajzat duke i thënë të kenë kujdes se po i lyejnë... Vazhdo
Adelajda – Republika flet në gjumë
10/03/09 11:00 Republika i tregoi Liritës dhe Mimozës, atë që i kishte thënë Adelajda, që ajo kishte folur në gjumë. Duke fjetur Republika kishte thënë “Gocat bëjnë më shumë zhurmë se çunat!”. Republika ka thënë se e dinte që fliste në gjumë, por kjo i ndodhte shumë e rrallë dhe ato që thoshte nuk kuptoheshin, të paktën kështu i kishin thënë. “ Edhe në ëndërr i kam mbrojtur çunat!”- ka qeshur ajo me veten  Vazhdo
Bjordi kërcen me të mbathura !
10/03/09 10:00 Pasi ka bërë dush, në banjën e shtëpisë, Bjordi ka hequr robdishambërin dhe ka dalë me të mbathura duke thënë se ai do të rrinte kështu sot dhe shpresonte të mos i vinte keq njeriu për këtë. Më pas, vetëm me një këmishë sipër ai ka kërcyer në dhomën e djemve. Pasi ka veshur edhe pantallonat ka shkuar të zgjojë Liritën duke e puthur e përqafuar dhe ka vazhduar gjatë gjithë kohës të këcejë. “E dini sa vajza do të donin të zgjoheshin kështu si ju, – i ka thënë ai me shaka Mimozës... Vazhdo
Qetsori dhe Mimoza – Banorët zgjohen nga gjumi
10/03/09 09:10 E para që është zgjuar nga vajzat, ka qenë Mimoza dhe nga djemtë Dritani. Sapo është ngritur nga krevati ajo ka shkuar të bëjë tualetin e mëngjesit. Më pas janë zgjuar edhe Aida me Bjordin, ndërkohë që Qetsori i pakënqur nga pjesa e oborrit ku po flinte, është spostuar në një zonë me më tepër diell dhe ka fjetur përsëri.  Vazhdo
Mimoza – Kishe të drejtë për Bjordin dhe Mesidën
10/03/09 01:30 Ndërsa të gjitha vajzat flisnin, Mimoza dhe Adelajda, janë ngritur nga krevati dhe kanë shkuar në kuzhinë sepse Mimoza donte të hante. Ato nisën të bisedonin në lidhje me Mesidën dhe Bjordin. Adelajda i ka thënë se tani ishte mëse e sigurtë se Mesida e pëlqente Bjordin dhe kësaj rradhe edhe Mimoza e ka konfirmuar. “A të thashë?! Ca gjëra duken!” – i ka thënë ajo Mimozës. Adelajda ka thënë se ajo dhe Bjordi janë vetëm shokë dhe për më tepër, nga ajo, si femër, Bjordi nuk do të merrte... Vazhdo