Dritan Shehaj

Strategjia e nominimeve
17/03/09 11:40 Me Sorin dhe Bikën bashkohen edhe Dritani, Adela dhe Aida dhe ata vazhdojnë të bisedojnë se si duhet të përballen me nominimet. Sori thotë se të nominuarit duhet të ndryshojnë e nuk duhet të jenë gjithmonë të njëjtët, pasi ka nga ata që nuk e kanë provuar asnjëherë. Ai thotë se nuk duhet të kesh frikë nga nominimet sepse mbi të gjitha, është edhe një provë, nëse nuk të duan nuk ke pse të rrish kot. Bika i thotë se ka nga ata që dalin që me herën e parë por, kjo nuk do të thotë se publiku... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Strategjia e nominimeve
Tags: , , , , , ,

Stërvitja – Big Brother Albania 2
17/03/09 08:55 Banorët, pasi janë vënë të gjithë në rresht, kanë dalë nga shtëpia në oborr, me hap ushtarak. Ata janë mbledhur në këndin e flamurit, ku Dritani i ka vënë në rresht, sipas gjatësisë. Dritani ka thënë se rreshtimi duhet të ishte gjithmonë i tillë, nga më i gjati, tek më i shkurtri. E fundit e rreshtit ka qenë Adelajda, e cila u duk e pakënaqur që kishte rezultuar më e shkurtra. Përpara se të ngrihej flamuri, Dritani u ka thënë se do t’u mësonte disa gjëra, që ata nuk do të kishin rast... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Stërvitja – Big Brother Albania 2
Tags: , , , , ,

Komandanti Dritani : dënon djemtë
17/03/09 08:15 Komandant Dritani duke bërë kontrollin e dhomës së djemve, ka vënë re se ata nuk i kishin rregulluar ato siç duhej. Gjatë këtij inspektimi, Adi e ka prezantuar rregullimin e krevatit të vet si model spanjoll. Dritani u ka tërhequr vërejtjen djemve për krevatin bosh të lënë rrëmujë, gjë për të cilën Adi ka thënë se i përkiste një ushtari që u plagos dje dhe tani ishte në spitalin ushtarak ku po mjekohej për tërheqje zorrësh. Fjalët e tij i kanë bërë djemtë dhe Dritanin të qeshin me të... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Komandanti Dritani : dënon djemtë
Tags: , , , , , ,

Dritani: Gabimin e ka Moza
16/03/09 18:55 Republika diskuton me Dritanin për “sinqeritetin” e Adelajdës. Ajo thotë që e acaron fakti që bën të drejtën pa ja kërkuar njëri. Dritani nuk është plotësisht dakort me Republikën, pasi thotë që duhen kapur dy aspekte. Ai thotë që nuk ka mundësi që shumë persona të bien dakort për dicka që nuk ekziston, por nga ana tjetër dhe Adela nuk ka pse të gënjejë për dicka që mund t`i kthehet kundër. Ai thotë:-“ Gabimin e bëri Mimoza që nuk u sqarua që në fillim me Adin por shkoi dhe foli... Vazhdo
Mesida : Dua të dal me kokën lart
15/03/09 20:55 .r, nuk e pretendon që të fitojë. Ajo thotë se ka njerëz të tjerë që e meritojnë dhe kanë nevojë për cmimin e parë, kurse ajo jo. Ajo komenton se do të donte që fitoren ta kishte ose Adi ose Dritani, pasi të dyve u duhet për të filluar një jetë të re. Mesida thotë se do t’i vinte keq ta merrte dikush që nuk e meriton, i cili nuk ka dhënë asgjë në këtë lojë. Mesida tregon se ka nominuar Sorin duke menduar që nuk do ta nominonte njeri tjetër dhe thotë se ka filluar të ndihet në faj. Adi... Vazhdo
Argëtim dhe luftë | Big Brother Albania 2
15/03/09 20:30 Banorët mblidhen të gjithë dhe diskutojnë se si ta kalojnë kohën. Ata kujtojnë lojëra të cilat mund t’i luajnë në shtëpi por nuk bien në një mendje. Herë pas here ata ngacmohen me njeri-tjetrin duke bërë sherre. Vëllai i Madh u vendos muzikë dhe banorët ngrihen të kërcejnë e të këndojnë. Lirita fillon të imitojë lëvizjet e Mimozës, Qetsori kërcen mbi divan. Më pas fillon lufta me jastëk ndërmjet Aidës,Qetsorit dhe Dritanit. Banorët argëtohen. Dritani, Sori dhe Arjoni marrin një pjatë... Vazhdo
Dritan : Kujtim dhe nderim
15/03/09 16:45 Dritani i mbledh të gjithë banorët në sallon. Ai u kujton atyre se sot është 15 Marsi dhe një vit më parë ka shpërthyer fabrika e demontimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 njerëz dhe rreth 300 të tjerë u plagosën. Ai u tregon banorëve se e ka ndjekur nga afër këtë ngjarje dhe nëse ata do të duan të dinë dicka për këtë ngjarje mund ta pyesin. Dritani u kërkon banorëve që më parë të mbajnë një minutë heshtje në nder dhe kujtim të viktimave. Të gjithë banorët ngrihen në këmbë. Më... Vazhdo

March 17, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Dritan : Kujtim dhe nderim
Tags: , , , , ,

Buxheti  | Big Brother Albania 2
15/03/09 12:50 Adi, kryefamiljari i ri i shtëpisë së Big Brother ka lexuar letrën ku Vëllai i Madh i njeh banorët me rregullat për hartimin e listës së ushqimeve dhe artikujve të tjerë dhe i udhëzon ata sesi të veprojnë. I ndodhur në këtë pozicion për herë të parë, ai ka preferuar t’ia lërë gjërat në dorë Dritanit, por më pas e ka rimarrë nën kontroll situatën. Të gjithë banorët kanë dhënë mendimet e tyre dhe preferencat për këtë javë. Mes tyre ka patur edhe ngcmime në formën e shakasë në lidhje... Vazhdo

March 17, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Buxheti | Big Brother Albania 2
Tags: , , , , , , ,

Aida Troka : Nuk të paskam njohur
15/03/09 00:00 Duke vallëzuar, Aida i ka treguar Qetsorit se ajo vinte nga një familje që e kishte llastuar shumë. Ajo i ka thënë gjithashtu se kishte patur një gjendje shumë të mirë familjare dhe kishte bërë një jetë shumë të lumtur, deri në momentin që i kishte vdekur i ati. Ky rrëfim ka marrë shkas nga pyetja e Qetsorit se për cfarë Aida lufton kaq fort. Ai i ka thënë gjithashtu se e nominonte, ngaqë nuk e kuptonte. Por reagimi i tij ka ndryshuar kyekëput kur ka mësuar se Aida, që shumë e re, ka jetuar pa... Vazhdo
Prova e javës – Big Brother Albania 2
14/03/09 23:11 Prova e javës kishte të bënte me shumë aktivitete. Banorët gjatë javës kanë kryer disa sfida të cilat përbënin 50% të provës javore. 50 % tjetër varet nga prova gjatë spetaklit që është Prova e Ngjalës. Për këtë provë u përzgjodhën Mimoza,Arjoni dhe Adi. Ata duhet t`i merrnin ngjalat nga ena ku ndodheshin dhe t`i kalonin në një enë tjetër. Ata e përfunduan këtë provë para kohës së vendosur nga Big Brother , por pavarsisht nga kjo Big Brother vendosi që vetëm 50%e provës ishte e kaluar... Vazhdo