Mali i Zi

Vllaznia shkaterron malazezet e Cetinjes në lojë  miqesore
Ulqin:Skuadra kryesuese e Superliges, Vllaznia ka mundur me rezultatin e thelle 3-0 malazezet e Llovcen Cetinje ne miqesoren e luajtur ne Ulqin ku shkodranet po zhvillojne fazen pergatitore. Per skuadren veriore kane shenuar Xhevair Sukaj, Amarildo Belisha dhe bomberi Vioresin Sinani. Nderkohe, ne miqesoren mes Shkumbinit dhe Bylisit, skuadra peqinase ka dale fitimtare me rezultatin 2-1. Zikalterit shenuan me ane te Arlind Nores dhe Roland Dervishit, ndersa goli i vetem per skuadren ballshiote u shenua nga Stafa. Miqesorja e pare midis... Vazhdo

January 25, 2009  :: Sporti / Sport :: Comments Off on Vllaznia shkaterron malazezet e Cetinjes në lojë miqesore
Tags: , , , , , , , ,

Ukraina bllokon anëtarësimin Malit të Zi në OBT
Ukraina bllokoi anëtarësimin malazez në OBT Mali i Zi nuk do të pranohet në Organizatën Botërore të Tregtisë (WTO) më 3 shkurt, siç ishte planifikuar, për shkak të kundërshtimit të Ukrainës. Kështu deklaroi të enjten zëvendëskryeministrja malazeze Gordana Djurovic, sipas së cilës, qëndrimi i Ukrainës është “pa precedencë”, dhe se ndonjë rast i ngjashëm nuk ka ngjarë në historinë e WTO-së, që prejse ekziston, nga viti 1995. Ukraina nga Mali i Zi kërkoi sqarime legjislative shtesë rreth bujqësisë,... Vazhdo

January 23, 2009  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Ukraina bllokon anëtarësimin Malit të Zi në OBT
Tags: , , , , , ,

Djukanovic s’ka lidhje me vrasjen
Drejtori i Drejtoratit të Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljovic, i demantoi ashpër pohimet e revistës kroate ‘Nacional’, se kryeministri malazez, Djukanovic, dinte se për përgatitej vrasja e pronarit të saj, Ivo Pukanic. “Informatat e Nacional, që lidhen me deklaratat e disa zyrtarëve rreth përfshirjes ose njohurive për vrasjen e Ivo Pukanic, e në të cilat në këtë kontekst përmendet emri i Milo Djukanovic, janë absolutisht të pasakta”, i tha Veljovic gazetës malazeze ‘Vjesti’. ‘Nacional’, në tekstin... Vazhdo
Votimet shkojnë, ligji mbetet
Ngadalë por sigurt, shteti i Malit të Zi  po përgatitet për zgjedhje të reja të cilat sipas të gjitha gjasave duhet të mbahen në pranverë të këtij viti. Derisa kalohet prej zgjedhjeve në zgjedhje, në kundërshtim dhe në mënyre paradoksale, ngadalë po kalohet nga ligji i shkruar deri tek realizimi i tij praktik. Kështu edhe këto zgjedhje të paralajmëruara janë në mospajtim me ligjin dhe zgjedhjet ndërsa problemi qëndron në faktin që përsëri duan të gabojnë aty ku mund të themi që Mali i Zi është më i... Vazhdo
Pakicat, jo trajtim të barabartë – Video
Të dhëna shqetësuese të zyrës së ombudsmanit mbi përfaqësimin e pakicave në organet shtetërore, organet e qeverisjes lokale dhe shërbimet publike Të dhënat e Ombudsmanit tregojnë se një pjesë e mirë e organeve shtetërore dhe organeve të veçanta të qeverisjes lokale nuk i implementojnë në mënyrë adekuate obligimet ndërkombëtare që burojnë nga e drejta ndërkombëtare, si dhe detyrimet nga legjislacioni nacional mbi përfaqësimin proporcional të pjesëtarëve të pakicave në institucionet e sistemit politik... Vazhdo

January 21, 2009  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Pakicat, jo trajtim të barabartë – Video
Tags: , , ,

Publikohet Indeksi i Demokracisë 2008 i Njësisë Studimore të revistës prestigjioze “The Economist”
Në një moment kur debatet rreth cilësisë së demokracisë shqiptare dhe të shtetit e institucioneve që ajo ka prodhuar në njëzet vjet vazhdojnë me të njëjtin ritëm si pesë apo dhjete vjet më parë, një raport i dalë pak javë më parë duket se na sqaron për shumë pikëpyetje që kemi në kokë në lidhje me qeverisjen në Shqipëri. Indeksi i Demokracisë për vitin 2008 i Njësisë Studimore i revistës prestigjioze britanike “The Economist” (The Economist Intelligence Unit) ofron një vizion global për funksionimin... Vazhdo

January 20, 2009  :: Ekonomia / Ekonomija :: Comments Off on Publikohet Indeksi i Demokracisë 2008 i Njësisë Studimore të revistës prestigjioze “The Economist”
Tags: , , , , , , ,

IN MEMORIAM: Dr. Arben (Abdullah) Kurti
Dr. Arben (Abdullah) Kurti (2.7.1979 – 3.1. 2009) Në moshën 29-vjeçare ndërroi jetë dr. Arben Abdullah Kurti. Shkollën fillore dhe gjimnazin e përfundoi në Ulqin. Në vitin 2003 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tiranës. Në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin erdhi menjëherë pas diplomimit dhe filloi punën në praktikën e obliguar. Prej kolegëve, menaxhmentit e posaçërisht prej pacientëve dallohet për cilësitë e veçanta: si mjek me dituri, i angazhuar për të sëmurin, përcjellje... Vazhdo
Këshilli Nacional i Shqiptarëve kërkon përfaqësimin autentik të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi
Këshilli Nacional i Shqiptarëve përmes një kumtese për opinion, duke komentuar paralajmërimet e pushtetit malazez  për mbajtjen e zgjedhjeve  parlamentare , vlerëson se pa u siguruar mandatet e garantuara shqiptarëve përfaqësimin autentik politik, dhe përfaqësim në institucione, organe shtetërore dhe organe vendore, gjë e cila  parashihet  edhe me Kushtetutë, këto zgjedhje eventuale nga shqiptarët nuk mund të quhen të drejta dhe të ndershme. “Pushteti aktual, respektivisht shumica aktuale parlamentare duhet... Vazhdo

January 18, 2009  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Këshilli Nacional i Shqiptarëve kërkon përfaqësimin autentik të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi
Tags: , , , , , , , ,

Shkreli: Në PDS shërbej më mirë çështjes shqiptare në këtë parti
Ju tregoj se kur jam ndjerë mirë si deputet i partisë së Gjukanoviçit. Luigj Shkreli është deputet në Parlamentin e Malit të Zi. Komuniteti shqiptar i Malësisë dhe një pjesë e atij të Ulqinit që jeton në Amerikë, e cilëson “të shitur” tek serbo-malazezët, dhe nuk pranojnë të bisedojnë me të, ndërkohë që një pjesë tjetër, jo vetëm që e takojnë e bisedojnë, por edhe i shtrojnë dreka e darka, madje organizojnë edhe koncerte me këngëtare të zgjedhura. Në vizitën e fundit që bëri në SHBA, ai shoqëroi... Vazhdo

January 17, 2009  :: Intervista / Intervju :: Comments Off on Shkreli: Në PDS shërbej më mirë çështjes shqiptare në këtë parti
Tags: , , , , , ,

Gjyste Vulaj: Tani klipet i bën vetë
Gjithmonë preferon të tërheqë vëmendjen e publikut me veshjen dhe lëvizjet skenike që ka. Gjyste Vulaj është një ndër këngëtaret më të preferuara në tregun muzikor këtë verë ndaj dhe axhendën e datave të koncerteve e ka pasur shumë të ngjeshur. Imazhi Edhe pse vitet kalojnë, duket se mbetet gjithmonë e njëjta. Kujdeset shumë për paraqitjen e saj të jashtme dhe investon mjaft për të. Këngëtarja e lindur në fshatin Vuksanlekaj (Malësi) më 09.07.1977 prej më shumë se dhjetë vitesh është e martuar me... Vazhdo

January 17, 2009  :: Lajmet / Vijesti :: Komente (1)
Tags: , , , ,