republika

Lirita: Do ta bëj për inat
10/03/09 14:08 Lirita është duke biseduar dhe shkëmbyer batuta me Adelajdën dhe Bikën në oborr. Ajo e imiton Bikën kur flet dhe Bika e këshillon që atë mimikë të mos e bëjë më se e mërzit. Lirita ia kthen se nuk ia bën vetëm asaj por, Bika i thotë se nuk është hera e parë dhe po ia thotë se e bezdis. Edhe Adelajda i thotë po të njëjtën gjë. Lirita u thotë vajzave se ajo është shqiptare dhe nëse i thua dicka që të mos e bëjë, atëherë nga inati do ta bëjë dhe ajo vazhdon të imitojë Bikën. Vajzat... Vazhdo
Bika: Buzëqeshja dhe fjalët e bukura nuk mjaftojnë
10/03/09 13:40 Banorët bisedojnë se si një djalë mund të bëjë për vete një vajzë. Dritani mendon se duhet të kesh takt me vajzat. Aida thotë se me këtë tip që ka dhe me këtë mënyrë sjelljeje, nëse do ishte djalë, mund ta bënte për vete një vajzë, por Dritani i kujton se ajo është vajzë dhe e di se cfarë pëlqejnë ato, kurse për një djalë është e vështirë. Republika mendon se fjalët e bukura dhe një buzëqeshje nuk janë të mjaftueshme për të bërë një vajzë për vete. Aida vazhdon se nëse do... Vazhdo

March 11, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Bika: Buzëqeshja dhe fjalët e bukura nuk mjaftojnë
Tags: , , , , , , ,

Adelajda – Republika flet në gjumë
10/03/09 11:00 Republika i tregoi Liritës dhe Mimozës, atë që i kishte thënë Adelajda, që ajo kishte folur në gjumë. Duke fjetur Republika kishte thënë “Gocat bëjnë më shumë zhurmë se çunat!”. Republika ka thënë se e dinte që fliste në gjumë, por kjo i ndodhte shumë e rrallë dhe ato që thoshte nuk kuptoheshin, të paktën kështu i kishin thënë. “ Edhe në ëndërr i kam mbrojtur çunat!”- ka qeshur ajo me veten  Vazhdo
Adelajda : Ti ke krijuar barriera
09/03/09 01:20 Republika i ka thënë Adeljades se ajo nuk e kishte ndryshuar mendimin pozitiv që kishte patur për Adelën dhe nuk donte ta ndryshonte, por edhe pse ajo i kishte dhënë mundësi asaj, më shumë se një herë, që t’i hapej, Adelajda nuk e kishte bërë. Ajo, sipas Bikes, i kishte vendosur barriera, i kishte vendosur një mur përpara dhe Republika donte të dinte pse. Adelajda i ka thënë se nuk e ka bërë këtë dhe nëse nuk u thoshte gjë, kjo ishte sepse nuk kishte asgjë për t’u thënë. Ajo ka vazhduar... Vazhdo
Adela: Ajo duhet t`a kuptojë vetë
07/03/09 15:25 Adi diskuton me Adelën në lidhje me mërzitjen e Bikës. Adelajda thotë që Bika kapet për gjëra të vogla. Adi i thotë:-“Unë kam një teori në kokën time. Kur e shoh që janë gjëra të vogla,jam unë që i jap të drejtë asaj”. Ai i thotë që Adela nuk duhet të bëj debat me të gjithë. Ajo i thotë që nuk ja vlen që të kapesh me këto lloj gjërash dhe të mërzitesh për to. Mimoza pyet Adelën për arsyen pse nuk flet me Bikën. Ajo i thotë që është Bika që është mërzitur me të, pasi sipas... Vazhdo
Aida: Do më marrë malli për ju
07/03/09 11:38 Republika, Aida dhe Adelajda bisedojnë se si do të jetë momenti kur të dalin e të shkojnë në shtëpi. Ato thonë se kanë kohë këtu dhe se do u duhet pak kohë që të ambientohen më pas me shtëpinë e tyre. Aida e krahason me ardhjen nga jashtë vendit. Adelajda pyet nëse do t’i ruajnë kontaktet kur të jenë jashtë. Aida u thotë vajzave se ajo ka për ta ndjerë shumë mungesën e tyre sepse jeton vetëm dhe u mësua me shumë njerëz. Adela i thotë me shaka se tani që u bë VIP nuk do ta lërë më... Vazhdo
Loja e banorëve në Big Brother Albania 2
06/03/09 02:20 Republika ka propozuar që të luajnë një lojë. Njërit prej tyre do t’i lidheshin sytë dhe ai duhet të gjente cili ishte personi që do të kishte përballë, duke i prekur fytyrën. E para që mbylli sytë ishte Mimoza. Republika i lidhi asaj sytë dhe loja filloi. Ajo gjeti saktë Republikën dhe Adin, por ngatërroi Liritën për Bjordin. Loja vazhdoi me banorët e tjerë.  Më pas ata e zhvilluan lojën në një tjetër drejtim. Dy prej banorëve u lidheshin sytë dhe nën drejtimin e dy banorëve të tjerë,... Vazhdo
Big Brother Albania 2 : Vazhdimi i provës
06/03/09 22:30 Kjo është nata e tretë në të cilën banorët përgatiten për provën e javës së katërt, “Ti vlen!”. Juria e kësaj radhe do të përbëhet nga Mesida, Adi, Mimoza dhe Arjoni. Mesida dhe Adi kanë nga një votë kurse, Mimoza dhe Arjoni nga gjysmë vote. Prezantuesja sërish është Adelajda. Konkurentët e radhës janë Zhuljeta, Bjordi Qetsori, Lirita, Aida, Republika, Dritani dhe Pavlini të cilët do të performojnë para jurisë sipas kësaj radhe. Nga tetë konkurentët, do të përzgjidhen katër të cilët... Vazhdo
Arjoni: I love you Bika
05/03/09 15:10 Arjoni,Mesida dhe Zhuljeta qëndrojnë në dhomë duke biseduar. Vjen Bika dhe i drejtohet Arjonit”Hë vlonjat kishe gjë”? Ai i përgjigjet “Jo zemër. I love you Bika”! Republika nxehet pasi Arjoni ka vendosur këpucët mbi krevat dhe thotë që për rrobat që i lënë rrëmujë i ka toleruar por për këpucët jo. Ajo thotë që “Këtu po t`i japësh gishtin,të marrin krahun”. Arjoni do që ta ngacmoj Republikën dhe i thotë që e ka gabim se “Po i dhe gishtin këtu,të marrin shpirtin”. Bika i thotë... Vazhdo
Arjoni : Identifikim me kafshë
05/03/09 14:16 Arjoni pyet Zhuljetën se me cfarë kafshësh mund t’i identifikojë gjithë banorët e shtëpisë dhe vetë e fillon nga Sori duke thënë se i duket si një hienë, kurse Bika si një urith i madh që duket si i keq, por në të vërtetë është i mirë. Zhuljeta i përgjigjet se asaj, Sori i duket si ujk. Pranë tyre vjen dhe Mesida dhe të tre fillojnë të fantazojnë. Mesidën, Arjoni e identifikon si shimpaze kurse Zhuljetën ose si kunadhe ose si salamandër. Adin ai nuk e fut në grupin e kafshëve, por tek ai... Vazhdo