bika

Dritan : Nuk dua të flas për nominimet
20/03/09 13:00 Bika pyet drejtëpërdrejtë Dritanin për një dyshim që i ka lindur në lidhje me faktin se pse ata të dy, deri më tani, nuk i ka nominuar njeri. Dritani i thotë se e ka menduar dhe ai këtë gjë dhe ka arritur në dy konkluzione: e para që ata që mund t’i nominojnë janë vetëm dy persona dhe e dyta është se mund t’i duken të frikshëm ose si pengesë e fortë. Ai i kujton Bikës se të tjerët, nuk e kanë marrë ndonjëherë mundimin që t’i ngacmojnë përvec Arjonit në fillim me të por, që tani... Vazhdo
Bika : Bëj gabim që e nominoj e ia them
20/03/09 13:30 Bika mendon se ka bërë gabim që u ka thënë të tjerëve se i ka nominuar dhe kërkon nga Dritani një mendim se si e vlerëson ai këtë veprim të sajin. Dritani mendon se nuk ka bërë as gabim e as mirë sepse kjo është dicka që e bën ashtu si e ndjen. Ai tregon se vetë nuk ia ka thënë askujt por, ka vlerësuar Bjordin kur ia ka treguar se e kishte nominuar. Sipas tij, nëse do ia thoshte dukujt, ai do ishte një person të cilin e konsideron të fortë e aktiv por, kjo mund të sjellë pasoja sepse ai nuk... Vazhdo

March 20, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Bika : Bëj gabim që e nominoj e ia them
Tags: , , , , , , , , ,

Dritani : Roli i kryefamiljarit
20/03/09 12:50 Republika dhe Dritani bisedojnë për rolin e kryefamiljarit dhe se cili do ta marrë këtë javë. Dritani i kërkon asaj që këtë javë, Adi t’ia kalojë Adelës dhe si ajo, edhe të tjerët të jenë dakord. Bika i përgjigjet se nuk dëshiron që ajo të bëhet kryefamiljare, pasi që në momentin e parë ajo do të jetë e sulmuar nga të tjerët. Dritani diskuton me të se të gjithë ata që nuk e kanë provuar, duhet ta marrin njëherë këtë rol. Për Bikën, ata që e kanë merituar kanë qënë vetëm ai... Vazhdo

March 20, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Dritani : Roli i kryefamiljarit
Tags: , , , , , , ,

Mimoza – Dua të punoj në Top Channel
19/03/09 10:15 Mimoza ka shprehur dëshirën dhe shpresën që pasi të dilte nga Big Brother, të punonte në Top Channel. Por fillimisht ato janë “zënë” me Adelajden se cila do të ishte prezantuese e cila do të bënte reklamën e Digitalbit. “Reklamën e Digitalbit do ta bëj unë!”- i ka thënë Mimoza Adelajdes, -Ti do të jesh prezantuese!”. “E pse mos ta bëj unë?- i ka thënë Adelajda, – E kam parë dhe në ëndërr!”. Më në fund Bika, që për vete do të donte gazetare apo folëse lajmesh, i ka ndarë... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Mimoza – Dua të punoj në Top Channel
Tags: , , , , , , , , ,

Plane për nominimet – Big Brother Albania 2
19/03/09 14:15 Adi thotë me shaka se nëse e shohin që është duke bërë bisedë me një person, me siguri është duke bërë thashetheme ose duke folur për të shtunën. Bika tregon se kur sheh dy persona vetëm për vetëm duke biseduar, mendimi i parë që i shkon ndërmend është ai se po thurin plane për lojën. Sori i thotë me shaka se kjo paska qënë një thënie me kunj posacërisht për të. Ai thotë me seriozitet se do arrijnë aty ku secili nga ta, do bëjë biseda vetëm për vetëm me ndonjë tjetër dhe se kjo... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Plane për nominimet – Big Brother Albania 2
Tags: , , , , , , , ,

Bika : Bjordi më lëndoi
19/03/09 12:45 Bika i thotë Arjonit se Bjordi e ka lënduar me fjalët që tha se ajo rrinte gjithë kohën tek lavamani duke larë enët dhe nuk dukej fare nëpër shtëpi. Edhe Arjoni e mbështet këtë mendim pasi edhe ai është ndjerë keq në atë moment për vetë faktin se dhe ai një pjesë të kohës e kalon duke gatuar për të tjerët. Ai mendon se nuk mund ta quash tjetrin servil nëse bën këto punë sepse i bën për të mirën e tij dhe të të tjerëve. Bika mendon se Bjordi u shpreh gabim, por prapë nuk i falet sepse... Vazhdo
Arjon : Aida nuk e priste këtë reagim
19/03/09 12:35 Arjoni i tregon Bikës se Aida është ndjerë shumë keq që Lirita nuk e përkrahu fare në debatin që bëri me Adelën edhe pse ajo e kishte mbrojtur kur ajo kishte nevojë. Arjoni mendon se Lirita nuk duhet të mbante këtë qëndrim pasi janë shoqe, dhe shoqen e përkrah në cdo moment sikurse bëri Mesida, e cila e mbështeti Aidën edhe pse nuk ishte fare në brendësi të bisedës. Për Bikën, ndërhyrja e Mesidës ishte e pavend ndërsa për Liritën mendon se duhet të kishte shprehur atë që mendonte vërtetë... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Arjon : Aida nuk e priste këtë reagim
Tags: , , , , , , , ,

Adelajda : Kësaj jave jam në nominim
19/03/09 00:30 “Kësaj jave jam në nominim!”- i ka thënë Adelajda Republikës. Sipas Republikës ajo nuk duhet të ishte aq e sigurtë, sepse asgjëje nuk i dihej, madje, mund të ishte ajo e nominuara e kësaj jave dhe jo Adela. Adela i ka thënë se për mendimin e saj, Bika nuk ishte shumë e rrezikuar, ndërsa ajo po. Duke qeshur, Republika i ka thënë: “Më duket se do të vëmë edhe ne baste si Sori!”  Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda : Kësaj jave jam në nominim
Tags: , , , , , , , , , ,

Adela na induktoi ndjenjat që mos ta ngacmonim
18/03/09 10:40 Aida i tregon Mesidës në lidhje me bisedën që pati me Adelën. Ajo tregon se biseda nisi me Bikën në lidhje me nominimet dhe në momentin që u përmend Adelajda, ajo ndërhyri. Bika e përcaktoi Adelën si një konkurente të fortë dhe se nuk mund ta nominojë pasi në lojë vihen edhe ndjenjat që krijojnë për njeri-tjetrin. Bika i kishte thënë se është e njëjta situatë si e saja me Liritën por, Aida e kundërshton dhe i thotë se Lirita është ndryshe pasi bën debate, kur bëhet një lojë është e... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adela na induktoi ndjenjat që mos ta ngacmonim
Tags: , , , , , , , , ,

Strategjia e nominimeve
17/03/09 11:40 Me Sorin dhe Bikën bashkohen edhe Dritani, Adela dhe Aida dhe ata vazhdojnë të bisedojnë se si duhet të përballen me nominimet. Sori thotë se të nominuarit duhet të ndryshojnë e nuk duhet të jenë gjithmonë të njëjtët, pasi ka nga ata që nuk e kanë provuar asnjëherë. Ai thotë se nuk duhet të kesh frikë nga nominimet sepse mbi të gjitha, është edhe një provë, nëse nuk të duan nuk ke pse të rrish kot. Bika i thotë se ka nga ata që dalin që me herën e parë por, kjo nuk do të thotë se publiku... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Strategjia e nominimeve
Tags: , , , , , ,