mesida lleshi

Mesida: Ishte shumë shplodhëse
18/03/09 17:44 Qetsori është kurioz të dijë se si e kaluan mbrëmjen Mesida dhe Arjoni. Ai pyet Mesidën nëse kishte ndodhur ndonjë gjë interesante midis tyre. Ajo i thotë:-“Kërcyem, pimë, hëngrëm,biseduam dhe pastaj fjetëm. Apo do të dish dicka që nuk ka ndodhur?” Ajo vazhdon duke i thënë që ishte kënaqur pasi kishin folur për jetën e tyre në përgjithësi, për gjërat që pëlqejnë. Ajo shton:-“Ishte shumë shplodhëse!” Qetsori i thotë që të njëjtën gjë i kishte thënë dhe Arjoni kur ai e kishte... Vazhdo
Arjoni : Moza nuk jep asgjë
18/03/09 11:40 Arjoni i thotë Qetsorit se do ndihej keq nëse Mesida do zgjidhte Dritanin për të kaluar mbrëmjen bashkë. Ai thotë se vajzat ndjehen mirë me Tanin pasi, ai nuk u duket i rrezikshëm, por edhe Arjoni nuk sillet keq edhe pse ndonjëherë i ngacmon për shaka. Ai i tregon Sorit se mbrëmë me Mesidën, kanë kaluar shumë mirë dhe kanë biseduar për tema të ndryshme. Sori e pyet nëse ai do zgjidhte Mozën në një situatë të tillë por, Arjoni ia kthen se me Mozën do bëntë vetëm monolog, pasi ajo nuk flet fare.... Vazhdo
Mesida : Dritani po luan
18/03/09 10:45 Aida tregon se qëndrimi i Dritanit kundrejt Adelajdës, e ka habitur dhe e ka acaruar. Mesida i thotë se nuk duhet t’i vëjë faj, pasi ai këtu po bën lojën dhe sipas mendimit të saj, ai do që këtë lojë ta fitojë vërtetë. Mesida shton se Dritani nuk e ka qejf Adelën por kjo sipas mendimit të saj. Ajo mendon se Tani po mban një qëndrim neutral dhe nuk flet shumë për të tjerët por, ato pak fjalë që thotë, i thotë me vend dhe të tjerët duhet ta kuptojnë.  Vazhdo
Adela na induktoi ndjenjat që mos ta ngacmonim
18/03/09 10:40 Aida i tregon Mesidës në lidhje me bisedën që pati me Adelën. Ajo tregon se biseda nisi me Bikën në lidhje me nominimet dhe në momentin që u përmend Adelajda, ajo ndërhyri. Bika e përcaktoi Adelën si një konkurente të fortë dhe se nuk mund ta nominojë pasi në lojë vihen edhe ndjenjat që krijojnë për njeri-tjetrin. Bika i kishte thënë se është e njëjta situatë si e saja me Liritën por, Aida e kundërshton dhe i thotë se Lirita është ndryshe pasi bën debate, kur bëhet një lojë është e... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adela na induktoi ndjenjat që mos ta ngacmonim
Tags: , , , , , , , , ,

Mesida Lleshi : Unë nuk kam ardhur për të fituar
18/03/09 01:30 Arjoni i ka thënë Mesidës se po vinte në rrezik personalitetin e vet, duke u ekspozuar shumë për të tjerët e jo për veten, siç bënte, sipas tij, edhe Aida. Mësida ka thënë se ajo nuk ishte Aida, por vetvetja. “Për disa gjëra që Aida do të kishte heshtur, unë nuk hesht!” – ka thënë ajo. Ajo ka thënë gjithashtu se nuk e merrte parasysh rrezikun se nuk kishte ardhur për të fituar, por për të qenë vetvetja. Arjoni i ka thënë asaj se po të ishte treguar më e rezervuar, nuk do të kishte krijuar... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Mesida Lleshi : Unë nuk kam ardhur për të fituar
Tags: , , , , , , ,

Adela: I bëri lëmsh Bjordi!
17/03/09 18:22 Adelajda dhe Mimoza qëndrojnë larg debatit të Bjordit. Adelajda thotë:-“I bëri lëmsh Bjordi të gjithë!” Mimoza e pyet Adelën nëse është në dijeni që Mesida pëlqen Bjordin. Ajo i thotë që këtë gjë e ka kuptuar me kohë , por që nuk kupton se pse ajo kapet me të. Mimoza i thotë që arsyeja është pasi bëhet xheloze për Bjordin. Ajo shton duke thënë që ajo nuk e ka ndaluar Bjordin të rrijë me Mesidën.  Adelajda thotë që dëshiron që të jetë dhe ajo pjesë e debatit, por thotë që Bjordi... Vazhdo
Mesida: Adela ka fat që ka Bjordin
16/03/09 19:01 Argumenti i ditës u kthye debati në lidhje me Adin. Mesida komenton me vajzat sjelljen e Adelës brenda në shtëpi ,duke thënë që ajo vepron në atë mënyrë pasi gjen përkrahje tek Bjordi. Ajo thotë:-“Ka fat që ka atë në krahë!” Mesida i thotë Liritës që afrimi me saj Bjordin në fillim ka qënë për lojë, pasi donte të shikonte reagimin e Adelajdës. Ajo thotë që nuk e zgjati shumë atë lojë pasi filloi t`i pëlqente Bjordi. Për Mesidën Adelajda është një person i padëshirueshëm dhe ajo... Vazhdo
Adi: S`pranoj të cënohem !
16/03/09 14:20 Adi kërkon mendimin e Bjordit në lidhje me debatin e tij me Mimozën. Bjordi i thotë që ai bëri mirë që i sqaroi gjërat në sy të gjithë banorëve. Sipas Adit sqarimi ishte i nevojshëm në atë moment, pasi po ta linte për më vonë gjërat mund të keqkuptoheshin dhe më shumë. Ai fillon diskuton për Adelajdën duke i thënë që një person kur thotë një fjalë duhet të marrë parasysh që mund ta lëndojë tjetrin. Bjordi mundohet të justifikojë sjelljen e Adelajdës duke i thënë që mentaliteti i... Vazhdo
Arjon : Zhuljeta të ka larguar
15/03/09 22:12 Arjoni e pyet Mesidën se cfarë mendon për Zhuljetën. Mesida i tregon se ajo nuk i pëlqeu që kur hyri në shtëpi. Ajo thotë se i bëri përshtypje se, që ditën e parë, Zhuljeta e puthi në faqe, kur ajo ishte në gjum. Mesida thotë se s’mund të sillesh kështu me një person që nuk e njeh. Arjoni i tregon se Zhuljeta e pëlqente Mesidën. Ajo thotë se nuk e beson, por do ta shohë këtë kur të dali. Arjoni i thotë se Zhuljeta pati një reagim kundrejt saj kur pa që ajo u afrua me Liritën dhe Aidën,... Vazhdo
Mesida : Dua të dal me kokën lart
15/03/09 20:55 .r, nuk e pretendon që të fitojë. Ajo thotë se ka njerëz të tjerë që e meritojnë dhe kanë nevojë për cmimin e parë, kurse ajo jo. Ajo komenton se do të donte që fitoren ta kishte ose Adi ose Dritani, pasi të dyve u duhet për të filluar një jetë të re. Mesida thotë se do t’i vinte keq ta merrte dikush që nuk e meriton, i cili nuk ka dhënë asgjë në këtë lojë. Mesida tregon se ka nominuar Sorin duke menduar që nuk do ta nominonte njeri tjetër dhe thotë se ka filluar të ndihet në faj. Adi... Vazhdo