bba live

Arjon Muca : Femrat i kërkoj si motra ime
18/03/09 01:26 Arjoni i ka folur gjatë Mesidës në lidhje me të motrën, Frensin. Sipas tij ajo është femër në të gjitha aspektet dhe çun në të gjitha aspektet. Ai ka thënë se, sipas mendimit të tij, ajo është e paarritshme. Sipas tij, edhe pse vetëm 18 vjeçe, ajo di cfarë është ndjenja, cfarë është bukuria e cdo gjë tjetër, është shumë inteligjente dhe e ka ndërtuar jetën e vet, pa u mbështetur në jetën e dikujt tjetër.Ai ka treguar se është një nga të paktat femra të kompletuara, në morinë e... Vazhdo
Arjon Muca : Rosela ishte gjëja më e rëndësishme
18/03/09 00:25 Ti ke akoma ndjenja për Roselën!”- i ka thënë Mesida Arjonit, në dhomën e surprizave, kur ai harroi ta cilësonte atë si ish-të dashurën e tij, por u shpreh “e dashura ime Rosela”. Sipas saj, kjo tregonte që në mënyrë të pandërgjegjshme, ndjenjat e tij për të. Ai i tha se Rosela kishte qenë gjëja më e rëndësishme e jetës së tij. Arjoni shtoi se kishte patur shumë femra në jetën e tij, por Rosela kishte qenë e vetmja që ai kishte kuptuar se e donte. Sipas tij ishte e mrekullueshme ndjesia... Vazhdo
Adelajda përdori Mimozën
18/03/09 00:00 Aida, Mimoza dhe Lirita kanë biseduar në lidhje me pozicionimin e Adelades në debatin lidhur me Adin, Mimozën e Aidën. “Adela shfrytëzoi Mozën, për të nxjerrë kokën e vet!”- ka thënë Aida. Mimoza i ka thënë Aidës ta marrë më shtruar e të mos bëhet kaq nervoze. Sipas saj, Adelajda e ngacmon atë, sepse e di që acarohet. Aida ka thënë se ajo u kap me të, sepse donte të kapej, ndërsa me Republikën jo, sepse nuk i interesonte që kjo e fundit t’i vihej kundër. Sipas saj, Adelajda nuk e nxorri... Vazhdo
Lirita: Kanë humbur shumë pikë !
17/03/09 19:45 Bjordi shkon t`i kërkojë falje Liritës pasi ishte mërzitur me fjalët e tij. Lirita i thotë që nuk i kishte pëlqyer që Adelajda kishte qeshur ndërkohë që të tjerët po debatonin. Ajo thotë që ishte një mënyrë e keqe dhe se kjo gjë po ndikonte tek Bjordi. Bisedën e dëgjon dhe Adelajda e cila e pyet me ironi:-“Me mua e ke ti Lirita?” Lirita i thotë që ajo nuk ka pse të ndërhyjë, pasi është një bisedë mes saj dhe Bjordit. Ai mundohet të justifikojë sjelljen e Adelajdës duke thënë që është... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Lirita: Kanë humbur shumë pikë !
Tags: , , , , , ,

Adela: I bëri lëmsh Bjordi!
17/03/09 18:22 Adelajda dhe Mimoza qëndrojnë larg debatit të Bjordit. Adelajda thotë:-“I bëri lëmsh Bjordi të gjithë!” Mimoza e pyet Adelën nëse është në dijeni që Mesida pëlqen Bjordin. Ajo i thotë që këtë gjë e ka kuptuar me kohë , por që nuk kupton se pse ajo kapet me të. Mimoza i thotë që arsyeja është pasi bëhet xheloze për Bjordin. Ajo shton duke thënë që ajo nuk e ka ndaluar Bjordin të rrijë me Mesidën.  Adelajda thotë që dëshiron që të jetë dhe ajo pjesë e debatit, por thotë që Bjordi... Vazhdo
Bjordi: S`fitohet loja duke larë enët!
17/03/09 17:47 Si gjithmonë mbas drekës dy nga banorët duhet të lajnë enët. Bjordi i thotë Qetsorit që nuk pranon të laj enë, pasi sipas tij njerëzit jashtë duan të shohin debate, dhe jo njerëz që bëjnë vetëm punë. Ai thotë:-“Nuk fitohet loja duke larë enët!” Qetsori këtë gjë ja thotë dhe banorëve të tjerë dhe këtu merr shkas debati me Bjordin. Lirita dhe Adi mërziten me fjalët e Bjordit pasi ishin ato që po lanin enët dhe i kërkojnë që të largohet. Republika revoltohet pasi ajo është një nga... Vazhdo
Big Brother Albania 2 – Provë e organizuar
17/03/09 15:40 Adela mendon se cfarë mund t’u japë Vëllai i Madh si provë jave. Dritani i thotë se do të merren me stërvitjen por, Adela ankohet se ka filluar të ndihet keq nga stërvitja dhe se i dhembin të gjithë muskujt e këmbëve. Adela ngacmon Dritanin duke e pyetur për zgjimin që u bën në mëngjes banorëve. Ajo e pyet nëse ndjen nostalgji për punën por, Dritani thotë se ai nuk u bën ushtarëve stërvitje por, dikur i kishin bërë atij. Adela i thotë se kjo provë po del me sukses për Dritanin, pasi të gjithë... Vazhdo
Moza nuk është e vogël
17/03/09 12:15 Sori thotë se në debatin që pati Adi me Mozën, nxori dy konkluzione: e para që Lirita nuk i pëlqeu me qëndrimin që mbajti dhe e dyta që Moza nxori se ka shumë të meta në tipin e saj. Ai tregon se ka qënë jashtë kësaj historie dhe nuk mund të vlerësojë se cfarë ka ndodhur por, si spektator, ka vënë re këto gjëra. Sori shton se me mendjen e tij ka bërë krahasimin se si u soll Adelajda me Agonin dhe se si u soll Moza me Adin. Ai thotë se Moza është sjellë shumë keq në atë debat, ndërsa Adela... Vazhdo
Qetsori dhe Republika : Do të zhgënjehemi në këtë lojë
17/03/09 11:30 Qetsori dhe Republika vazhdojnë të diskutojnë për pozicionet që kanë marrë banorët në shtëpi. Sori mendon se nëse ndonjë banor nuk i duhet kësaj shtëpie pasi nuk kontribuon në asnjë mënyrë, atëherë duhet të dalë dhe jo të qëndrojë vetëm sepse është njeri i mirë apo i urtë. Ai mendon se kontributi në këtë shtëpi mund të jepet në shumë forma, duke nisur që nga pastimi i shtëpisë e deri tek debatet. Sori vazhdon me idenë e tij se këta individë duhen nominuar edhe pse has në kundërshtimin... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Qetsori dhe Republika : Do të zhgënjehemi në këtë lojë
Tags: , , , , , , , ,

Qetsori për Mimozën : Pse nuk e nominon Mimozën?!
17/03/09 11:20 Sipas Qetsori, po dalin nga shtëpia njerëz që kanë dhënë shumë gjëra dhe po rri Mimoza, që nuk po jep asgjë. Republika i ka thënë se nëse ai e mendonte kështu le ta nominonte, por ajo nuk e bënte dot. Sipas saj nuk ishte e vërtetë që Mimoza nuk po bënte asgjë, ajo ishte shumë inteligjente dhe kishte akoma shumë për të dhënë. Veç kësaj ajo po bënte edhe punë. Republika ka thënë se nuk do t’ia falte vetes po ta nominonte, ajo do ta bënte këtë kur të mos kishte më ç’të bënte. Sipas... Vazhdo