big brother live

Momenti i surprizës
12/04/09 18:30 Vëllai i Madh njofton Adelën se duhet të fillojë të përgatitet sepse erdhi momenti i surprizës, rezervuar për të. Ajo ka marrë disa fustane ku do të zgjedhë një prej tyre. Arjoni e ndihmon në zgjedhje. Anjeza dhe Moza e ndihmojnë në bërjen e tualetit dhe rregullimin e flokut. Pasi bëhet gati, Adela vendos një maskë në fytyrë që të mos shohë dhe një banor duhet ta shoqërojë deri në zonën e tunelit. Është Bjordi ai që e shoqëron atë. Banorët e urojnë që ajo t’ia kalojë mirë. Bjordi... Vazhdo
Surprizë për Adelën
12/04/09 14:20 Adelajda dhe Sori janë afër korridorit ku ndodhet telefoni. Në momentin që bie zilja e telefonit, të dy vrapojnë për ta kapur atë. Është Adela që e kap e para, por pas saj edhe Sori dhe të dy fillojnë të diskutojnë për këtë. Është zëri i Big Brother ai që saktëson se është Adela ajo që e kapi e para telefonin, duke fituar kështu të drejtën e një surprize. Banorët e urojnë atë për të patur një surprizë të bukur. Adela dhe Sori vazhdojnë të diskutojnë se cili ishte i pari. Sori i kujton... Vazhdo
Anjeza dhe Arjoni : Për Anin u preka
12/04/09 13:22 Jo më pak i rëndësishëm është edhe Ani. Banorët diskutojnë për daljen e tij nga shtëpia dhe mungesën që ndjejnë për të. Arjoni shprehet se kur Ani doli, u prek dhe për të ky ishte i vetmi moment kur është prekur ndonjëherë nga kjo gjë. Ai e përcakton Anin si njeri zemërbardh, njeri i pastër shpirtërisht, nuk jetonte me konceptin e inferioritetit dhe nuk ishte aty për të luajtur lojë të pisët. Sori tregon se Ani e kishte paralajmëruar njëherë se do ta nominonte e ia kishte thënë që ai... Vazhdo
Zgjodhëm në bazë të ndjenjëse logjikës
12/04/09 12:50 Banorët diskutojnë për eleminimin e dyfishtë që ndodhi një natë më parë. Ata flasin për mënyrën se si shpëtuan zinxhir nga një banor deri sa në fund ngelën vetëm katër. Sori mendon se hallka lidhëse e këtij zinxhiri ishte Adela e cila zgjodhi pikërisht atë. Ai mendon se nëse Adela nuk do kishtë zgjedhur atë, atëherë zgjedhjet do të ishin ndryshe dhe në nominim do të ishin të tjerë banorë duke ndryshuar kështu të gjitha ekuilibrat e lojës. Adela tregon se ishte në mëdyshje ndërmjet tij... Vazhdo
Adelajda : Ndoshta Juna të pëlqen
12/04/09 12:02 Adela pyet Adin për raportin që ka krijuar ai me Junën brenda në shtëpi. Ajo shprehet se ka vënë re se ajo është duke ndenjur shumë afër me Adin dhe e këshillon që të mbajë pak distancë me të. Adi ia kthen se ai nuk mund të reagojë keq me të sepse ajo ka një mënyrë të sjelluri ashtu sic i kupton gjërat, ka jetuar në një vend tjetër ku njerëzit sillen ndryshe dhe se fundja edhe ajo nuk po sillet keq me të. Adela i thotë se ajo po sillet kështu vetëm me të, ndërsa me djemtë e tjerë jo.... Vazhdo
Anjeza dhe Arjoni :  ë falenderoj për gjithcka
12/04/09 02.00 Arjoni i ka thënë Anjezës se ishte ai që këtë javë, do të linte shtëpinë e Big Brother. “Do të të pres jashtë!” – i ka thënë ai. Por sipas Anjezës nuk ishte ai që do të dilte. Ajo i tha se këtë e dinte shumë mirë. “Ashtu siç e dije se do të dilje ti?!”- i tha Arjoni me shaka. “Jo, ti nuk do të dalësh!” – ka këmbëngulur ajo. Më pas Anjeza i ka thënë Arjonit se e falenderonte shumë, për gjithcka që ai kishte bërë për të këtë javë. “Më ke bërë të ndihem shumë mirë!”... Vazhdo
Adelajda dhe Bjordi : Publiku vlerëson spektaklin
12/04/09 01.56 “Nuk ka nevojë të të them që është një lojë!” – i ka thënë Bjordi Adelës, që qante për daljen e Dritanit nga shtëpia. “Nuk e meritonte Tani!” – ka thënë ajo, – Më shumë e meritoja unë!”. Më pas ajo ka shtuar se e donte shumë Anjezën, por nuk i vinte mirë që të rrinte ajo dhe të dilte Dritani. Ai i ka thënë se të njëjtat gjëra që ajo po thoshte tani për Dritanin, ai i kishte thënë për Liritën, kur kjo e fundit kishte lënë shtëpinë e Big Brother. Sipas Adelës, në... Vazhdo
Bjordi dhe Arjoni : Ti më je ndodhur pranë
12/04/09 01.45 Bjordi i ka treguar Arjonit se e kishte nominuar. Ai i ka treguar gjithashtu edhe arsyen që i ka thënë publikut dhe Vëllait të Madh, që nuk i kishte pëlqyer si kryefamiljar, arsye që fillimisht nuk ishte pranuar dhe ai ishte detyruar të gjente diçka tjetër. Dhe kështu, kishte thënë se nuk i pëlqente që Arjoni i merrte gjërat më seriozisht se ç’duhej. Arjoni i ka pritur duke qeshur fjalët e Bjordit. “Me të vërtetë nuk e dija që do të dilje ti!” – ka shtuar Bjordi më pas. Arjoni i ka thënë... Vazhdo
Adela dhe moza : Si Tani, këtu, nuk ka tjetër
12/04/09 01.35 Adelajda dhe Mimoza kanë biseduar në lidhje me daljen e Dritanit nga shtëpia dhe momentet kur prisnin të mësonin nëse do të ishte ai apo Mimoza. Kjo e fundit ka thënë se kishte provuar emocione që nuk i kishte provuar asnjëherë tjetër. Adelajda ka thënë se priste të dilte Aida ose Anjeza dhe kushdo të do të dilte më pas prej Tani apo Mozës, ajo njësoj do të mërzitej. Ajo ka thënë për Dritanin se ishte i veçantë dhe se për të asnjë në shtëpi nuk ishte si ai. “Si Tani, këtu, nuk ka tjetër!”... Vazhdo
Qetsori : Mimoza është njësh
12/04/09 01.20 “Mimozën nuk e ha dot njeri!” – ka thënë Qetsori duke biseduar me Adin dhe Arin. Sipas tyre kjo ndodhte sepse Mimoza ishte e bukur. Ata kanë përmendur edhe faktin që në përballjen e fundit, Dritan-Mimoza, ishte Dritani ai që la shtëpinë . Qetsori ka thënë se ai e kishte nuhatur një gjë të tillë dhe ka shprehur gjithashtu edhe frikën se nëse do t’i duhej të përballej me Mimozën, do të ishte ai që do të dilte. “Mimoza të ha kokën! Mimoza është njësh!”- ka përfunduar ai.  Vazhdo