Shoqëria / Društvo

Ulqini as si Andrijevica; Hakmarrja e ish-përsëritësve
Edhe në një vit tjetër shkollor Ulqini hyn pa institucion universitar. E ai tani na nevojitet më shumë se buka. Të paktën në një aspekt kanë të drejtë investitorët tanë potencialë të shumtë. Të gjithë ata thonë se në Ulqin nuk ka menaxherë të mirë dhe kuadër të kualifikuar për punë në turizëm dhe në hotelieri. Për këtë arsye, kur pas Otrantit të ndërtohet edhe një hotel i kategorisë së lartë, problemi i pronarit të tij do të jetë të gjejë njerëz të shkolluar dhe të aftë për të punuar në... Vazhdo

September 7, 2009  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Ulqini as si Andrijevica; Hakmarrja e ish-përsëritësve
Tags: , ,

Mali i Zi përgatitet për marrjen e Ulqinit
ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (34) Ministri i Punëve të Jashtme i Perandorisë Osmane kishte njoftuar se ishin krijuar të gjitha kushtet për t’ia lëshuar Malit të Zi Ulqinin me rrethina. Për ta realizuar këtë vendim, Riza pasha u urdhërua t’ia dorëzojë menjëherë Malit të Zi Ulqinin sipas një harte në të cilën ishte caktuar vija e kufirit që ambasada gjermane në Stamboll, në emër të vendeve nënshkruese, qysh më parë ia kishte dhënë Portës së Lartë. Qe shkuar edhe në detajizimin... Vazhdo
Kollomza bëhet me kishë të re
Bekimin, inaugurimin dhe shugurimin e këtij objekti të vogël, por të bukur, i cili në gjuhën e fesë quhet tempulli ose shtëpia e Zotit, solemnisht e bëri arqipeshkvi i Tivarit monsinjor Zef Gashi, pikërisht ditën e festës të të ngjiturit të Zojës në qiell. Besimtarët katolikë të fshatit Kollomzë nga data 15 gusht 2009 u bënë me kishë të re të “Shën Marisë” dhe tash e tujte nuk do të ndjekin meshën shenjte në barakën e vjetër të ndërtuar para 3o vjetësh. Bekimin, inaugurimin dhe shugurimin e këtij... Vazhdo
Mesazhet e tërmetit: Vetëm dashuria është fuqi
Në Ulqin të premtën që shkoi u shënua një termet i fuqishëm. Më i fuqishmi pas tërmetit katastrofik të 15 prillit 1979. Shqetësimi është bërë gjendje e zakonshme, mirëpo pakkush mendon për mesazhet e kësaj dridhjeje të fuqishme të tokës. Ky gjithësesi ka qenë tërmeti më i fuqishëm në Ulqin prej vitit 1979 e këndej. Ulqinakët dhe klientët e tyre kanë qenë të shqetësuar me arsye, kanë dalur nga shtëpitë dhe banesat e tyre, disa vrapuan drejt livadheve, sidomos për shkak se dridhja zgjati një kohë relativisht... Vazhdo

September 1, 2009  :: Shoqëria / Društvo :: Komente (1)
Tags:

Ish pronarët e pronave të Valdanosit: Edhe fizikisht do ta mbrojmë pronën
Me parullat “Na ktheni pronat”, “Prona është e shenjtë, kurse ulliri më shumë se kaq”, “Si vepron pushteti lokal”, “Këshilltarë, mbajeni fjalën”, etj. me qindra qytetarë të Ulqinit dhe pronarë të Ullishtës së Valdanosit protestuan të mërkurën e kaluar para hyrjes në ish kompleksin e Valdanosit kundër vendimit të Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e tenderit për dhënien me qira të këtij kompleksi si dhe moskthimin e Ullishtës pronarëve të mëparshëm. Siç dihet, në vitin 1977 rreth 93 hektarë... Vazhdo

September 1, 2009  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Ish pronarët e pronave të Valdanosit: Edhe fizikisht do ta mbrojmë pronën
Tags: , , ,

Ulqini prej 17 vitesh komunë kontinentale
Ulqini si Kollashini gjysma e sipërfaqeve që i qeveris e ashtuquajtura Ndërmarrja Publike për Qeverisjen e të Mirave Detare ndodhet në Ulqin. Sa para merr ajo nga kjo komunë askush nuk e di, kurse investimet janë simbolike. “Të Mirat Detare” nga viti 1992 qeverisin 13% të territorit të përgjithshëm të Ulqinit. Pikërisht me pjesën e tij më të mirë dhe më cilësore, që do të thotë edhe më profitabile. Sa për krahasim, “Të Mirat Detare” në Budvë përfshijnë 0,05 përqind të territorit administrativ të... Vazhdo
Protestë në Ulqin ndaj moskthimit të pronave në Valdanos
Disa qindra qytetarë të Ulqinit, në Mal të Zi, pronar të Gjirit te njohur të Valdanosit, protestuan mbrëmë duke kërkuar kthimin e pronës së tyre. Të mbështetur nga Shoqata e ullishtarëve të Ulqinit dhe Keshilli për kthimin e pronës, protestuesit paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgur, nëse qeveria e Malit të Zi nuk anulon vendimin për nisjen e procedurave të privatizimit të Valdanosit. Gjiri i Valdanosit është një nga më të bukurit e bregdetit malazez, i njohur edhe... Vazhdo

August 24, 2009  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Protestë në Ulqin ndaj moskthimit të pronave në Valdanos
Tags: , , , , , ,

Lëkundje tërmeti në Ulqin
Lëkundje tërmeti në disa zona të vendit. Epiqendra në Ulqin Një tërmet me intesit 5 ballë të shkallës Rihter është shënuar në orët e para të pasdites së sotme në vendin tonë. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Sizmologjisë, i cili bën të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik 14 km larg Ulqinit. Tërmeti është ndjerë në disa zona të vendit. Fatmirësisht nuk ka dëme materiale dhe të lënduar në njerëz. Lëkundje tërmeti me një intensitet prej 5 ballësh të shkallës Rihter janë regjistruar... Vazhdo
Protesta per kthimin e pronave ne Valdanos
Dje ne Ulqin u mbajt protestë për kthimin e pronave në gjirin e Valdanosit. Edhe njëherë banorët e Ulqinit dolën për të protestuar ndaj  qeverisë se Malit të Zi e cila nuk vepron në bazë të ligjit me të cilin duhet kthyer pronat e marra nga banorët e çka është më keq ajo shpall tender për shitjen e gjirit të Valdanosit. Në protestë morën pjesë nje numer i konsiderueshem i protestuesve të cilëve u drejtuan anëtarët e këshillit për kthimin e pronave të Valdanosit, përfaqësues së bashkësive fetare, Intelektual... Vazhdo

August 20, 2009  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Protesta per kthimin e pronave ne Valdanos
Tags: , , , , ,

Luftanijet e Fuqive të Mëdha grumbullohen në Raguzë
ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (31) Nga flota e bashkuar ndërkombëtare askush nuk kishte autorizime që të zhvillonte farë negociatash eventuale të reja për caktimin e kufirit. Përkundrazi, komandanti suprem i flotës do të duhej të këshillohej me komandantët e tjerë për të gjetur mënyrën më të përshtatshme të zbatimit të vendimeve të Fuqive të Mëdha. Po qe se autoritetet lokale do të përgjigjeshin se nuk kanë urdhër për ta dorëzuar krahinën e Ulqinit, atëherë do të duhej... Vazhdo