Njohja e Kosovës nga Mali i Zi
Një vendim i vështirë, por i rëndësishëm Gjithsesi jemi të vetëdijshëm për faktin se Mali i Zi e merr me vështirësi këtë vendim, duke iu druajtur reagimeve të brendshme dhe atyre të Serbisë, e ndoshta edhe të Rusisë. Por gjithsesi shtetet duhet të dinë të udhëhiqen nga racionaliteti dhe qëllimi për krijim të mirëqenies për qytetarët, sepse ky është udhëkryqi dhe varet nga Mali i Zi se a dëshiron ta kapërcejë apo ta zvarrisë. Kosova, shteti më i ri i botës, është në pritje të njohjeve të mëtutejshme.... Vazhdo

September 24, 2008  :: Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Njohja e Kosovës nga Mali i Zi
Tags: ,

Kryetari i UDSH-së Ferhat Dinosha thotë se Mali i Zi dhe Shqipëria duhet të fillojnë bisedimet mbi çështjen e dyshtetësisë
Dyshtetësia e dobishme për të dy vendet Podgoricë – Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, ka thënë se Mali i Zi dhe Shqipëria duhet të fillojnë bisedimet mbi dyshtetësinë pasi që kjo do të ishte e dobishme për të dy shtetet. “Absolutisht mendoj se do të ishte e dobishme të fillonin bisedimet lidhur me këtë temë ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë për arsye se të dy shtetet kanë në gjirin e popullsisë së vet pjesëtarë të popullit shumicë të vendit tjetër. Tashmë u kam sugjeruar disa përfaqësuesve... Vazhdo

September 22, 2008  :: Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Kryetari i UDSH-së Ferhat Dinosha thotë se Mali i Zi dhe Shqipëria duhet të fillojnë bisedimet mbi çështjen e dyshtetësisë
Tags: , ,

Intervistë me fotografin Gazmend Çitaku
Ulqini e ka traditë fotografinë Koha javore: Z. Çitaku, opinioni Ju njeh në radhë të parë si fotograf, por Ju merreni njëkohësisht edhe me shumë fusha të tjera të artit dhe kulturës. Pse ky interesim i juaji për tzu marrë me të gjitha këto veprimtari? G. Çitaku: Ne shqiptarët në Mal të Zi, e veçanërisht në Ulqin, kemi zbrazëtira shumë të mëdha në fushën e arsimit, kulturës, shkencës, etj. Prandaj ekziston një hapësirë shumë e madhe manovruese në çdo fushë dhe kemi mjaft raste ku punët të cilat do... Vazhdo

September 18, 2008  :: Intervista / Intervju, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Intervistë me fotografin Gazmend Çitaku
Tags: , , ,

Kumtesë për opinion e Forcës së Re Demokratike
Heqja dorë nga  rruga e Limanit dhe ndërtimit të marinës së Ulqinit Ardhja e përfaqësuesve të qeverisë së Malit te Zi ne Ulqin, me 12 Shtator, prapë qiti në pah paaftësinë dhe papunësinë e organeve të pushtetit lokal. Tash sa kohe e kemi të qartë epilogun e kësaj rruge por edhe të investimeve tjetra të rëndësishëm sepse  sekretariati përkatës nuk e ka përgatitur propozimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm për rrugën e Limanit,çka është si pasoj pamundësia për eksproprimin e tokës për... Vazhdo

September 16, 2008  :: Lajmet / Vijesti, Politika :: Comments Off on Kumtesë për opinion e Forcës së Re Demokratike
Tags: , , ,

Konferencë shtypi e forcës së re demokratike
Dy vite dështimi të pushtetit lokal Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu paraqiti para gazetarëve aktivitetet e kësaj partie duke theksuar se: “gjatë kësaj periudhe ato ishin të shumta, e sidomos në atë kohë kur kishim shumicën në Parlamentin lokal dhe për herë të parë, pas shumë vitesh, filloi puna e cila premtonte se për një kohë të shkurtër, me transparencën më të madhe, Ulqini do t’iu përveshte punës që premtonte zhvillim ekonomik, rregull, siguri, hapjen e vendeve të reja pune dhe luftë... Vazhdo

September 15, 2008  :: Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Konferencë shtypi e forcës së re demokratike
Tags: , ,

Roderick Moor përsëri për pranimin e shtetit të Kosovës
Koha për braktisjen e iluzioneve Tri herë për dy javët e fundit, ambasadori i SHBA -së në Mal të Zi, Roderick Moor, e cek në opinionin malazez rëndësinë e pranimit të pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi dhe vendet e tjera të rajonit. Herën e fundit ishte kjo me 9 shtator, kur ai foli edhe për perspektivat e Malit të Zi lidhur me anëtarësinë në NATO. Kosova – rast si generis I lutur nga gazetarët që ta shpjegojë dallimin mes rastit të Kosovës në një anë dhe Abhazisë dhe Osetisë në anën tjetër,... Vazhdo

September 15, 2008  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Roderick Moor përsëri për pranimin e shtetit të Kosovës
Tags: ,

Dy vjetori i Zgjedhjve Lokale
Të nderuar qytetarë, Sot u bënë plot dy vite nga zgjedhjetparlamentare dhe lokale të vitit 2006. E zakonshme është që të bëhet një rezyme i aktivitetevedhe arritjeve për këtë periudhë kur të gjithë kanë premtuar dhe janë betuar sedo të punojnë për të mirën e popullit. Kjo sidomos i përket atyre që e kanëfituar mandatin të ushtrojnë pushtet, në rastin konkret PDS-së dhe UDSH-së. Megjithatë, si kryetar i FORCËS,shfrytëzoj rastin që edhe një here t’iu falënderoj të gjithë qytetarëve që nadhënë... Vazhdo

September 12, 2008  :: Anketë / Anketa :: Comments Off on Dy vjetori i Zgjedhjve Lokale
Tags: , ,

Me shqiptarët nuk mund të manipulojë askush
Podgoricë, – Alternativa Shqiptare (ASH) ka porositur sot funksionarin e Partisë Demokratike të Socialistëve Nikollë Gegajn se me shqiptarët e Malit të Zi nuk mund të manipulojë askush, por këtë nuk mund ta themi për të. “Zotëri Gegaj, me ne nuk mund të manipulojë askush, gjë të cilën nuk do të mund ta konstatonim në lidhje me juve. Për neve i manipuluar mund të jetë vetëm ai i cili nuk mendon me kokën e vet dhe për të cilin deklaratat e porositura i dikton dikush tjetër”, është cekur në reagimin e... Vazhdo

September 12, 2008  :: Lajmet / Vijesti, Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Me shqiptarët nuk mund të manipulojë askush
Tags: , ,

Corrin Barnett filloi fushatën për të ndihmuar shkollën e mesme “25 maji” në Tuz
Corrin Barnett, bashkëshortja e kryetarit të qytetit Rochester Hills, Bryan Barnett, filloi fushatën për të ndihmuar shkollën e mesme “25 maji” në Tuz “Two for Tuzi” Corrin Barnett, bashkëshortja e kryetarit të qytetit Rochester Hills (SHBA), Bryan Barnett, ka filluar një fushatë për të ndihmuar Shkollën e Mesme “25 Maji” në Tuz. Aksioni është titulluar “Two for Tuzi” (“Dy për Tuzin”) dhe ka për qëllim grumbullimin e donacionit për Shkollën e Mesme “25... Vazhdo

September 12, 2008  :: Bota, Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Corrin Barnett filloi fushatën për të ndihmuar shkollën e mesme “25 maji” në Tuz
Tags:

Afër 2.000 adhurues nga Shqipëria do të shkojnë në Budva
Afër 2.000 qytetarë të Shqipërisë do të shohin nga afër, koncertin e mbretëreshës së popit, Madonna, që do të mbahet në datën 25 shtator në plazhin Jaz në Budva, njofton gazeta “Panorama”. Organizatorët e këtij koncerti të parë, të konsideruar si një nga ngjarjet më të mëdha në Evropën Juglindore, kanë bërë të ditur dje në Tiranë shifrat e sakta dhe detajet rreth këtij evenimenti. Të pranishëm në një konferencë për shtyp në ambientet e “Hotel Tirana International”, Jelene Ragjenoviq,... Vazhdo

September 10, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Afër 2.000 adhurues nga Shqipëria do të shkojnë në Budva
Tags: ,