big brother albania

Sfilata e Big Brother Albania 2
06/04/09 22:08 Banorët kanë menduar që të organizojnë një sfilatë . Për këtë ato janë veshur mirë dhe janë rregulluar. Qetsori është personi që ka ideuar skenën e sfilatës. Ai ka marre stolin e tavolinës se ngrënies dhe e ka vendosur tek pishina. Banorët e tjerë kanë sfiluar dhe kanë bërë shumë foto. Gjithashtu kanë diskutuar për sfilatat dhe rreth modës. Qetsori shprehet që ka filluar t`i pëlqej moda dhe thotë:-“Të kalosh nga kazma tek moda!”  Vazhdo
Shaka të dështuara
06/04/09 17:57 Adi, Bjordi dhe Eltoni qëndrojnë vec në kopësht dhe thurin plane për të acaruar banorët. Adi i tregon Eltonit për një shaka që i kishin bërë Aidës gjatë emisionit të saj të debatit, duke luajtur me jastikë. Ai thotë:-“Këtu thashë ti bëj një tip loje banorëve!” Eltoni i propozon që kur të dalin nga dhoma e rrëfimit të thonë 4 emra, por Adi i thotë që e kanë bërë dhe banorët më përpara dhe shton që nuk janë të besueshëm. Eltoni thotë një tjetër ide:-“T`i lidhim dyert me carcaf... Vazhdo
Arjani : Celuliti është armiku i femrës
06/04/09 15:47 Pasi ka parë Mimozën tek pishina me rroba banjo, Ari fillon e komenton me djemtë e tjerë. Ai thotë:-“Është e bukur në fytyrë, por e ka trupin shumë problematik!” Sipas tij, ajo ushqehet keq dhe kjo ndikon në trupin e saj. Qetsori i thotë që vajzat si Mimoza nuk merren me sport që ta mirëmbajnë trupin. Ari tregon që më përpara femrat kanë qënë të mbushura por nuk kanë patur celulit duke e krahasuar me ato në ditët e sotme. Ai shton:-“Celuliti është armiku i femrës!”  Vazhdo
Juna : Këtu ka njerëz të bukur
06/04/09 14:40 Juna dhe Anjeza shikojnë fotot duke i komentuar ato. Juna thotë:-“Kam vënë re që këtu ka njerëz shumë të bukur!” Anjeza i thotë që të gjithë janë shumë të mirë, dhe shton që janë më të mirë se banorët e Big Brother 1 nga paraqitja. Juna i thotë që është e rrallë që të gjesh persona që jetojnë bashkë që të jenë të gjithë të bukur, dhe që kombinohen me njëri-tjetrin.  Vazhdo
Adelajda : Është fati ai që vendos
06/04/09 02:33 Adelajda e ka pyetur Arin nëse ai besonte në një fuqi të mbinatyrshme, pa marrë parasysh këtu besimet e ndryshme dhe ai i është përgjigjur se shpeshherë, kur gjërat apo situatat kalojnë përtej shpjegimeve të tij, apo gjen qetësi dhe shpresë në besimin e ekzistencës së botës së përtejme, ai sheh si përgjigje pikërisht praninë e një fuqie të mbinatyrshme. “Unë besoj në zot! – ka thënë ai, -kam shumë respekt për fetë, por nuk u besoj formateve që më janë ofruar, librave që i ka... Vazhdo
Opinione për Arin
06/04/09 01:50 “Sa shumë që flet!” – i ka thënë Adelajda Bjordit për Arin, ndërsa ishin ulur pranë njëri-tjetrit në divan. Ajo ka shtuar se ai flet e flet pa pushim. “Çfarë mund të bëjë tjetër?” – ka thënë Bjordi. “Të dëgjojë!” i është përgjigjur ajo. Ndërsa pak më vonë dhe vetëm pak metra më tutje, Anjeza i ka thënë Qetsorit se i pëlqente kur fliste Ari, jo vetëm për temat, mënyrën, por edhe për argumentet që jepte. “Ke kënaqësi ta dëgjosh!” – ka thënë ajo.Qetsori është... Vazhdo
Bjordi dhe Adela : Jam duke e kaluar masën
06/04/09 01:40 Të ulur në divanet në zonën e ndjenjies, Bjordi ka mbështetur kokën në prehërin e Adelajdes. Ajo i ka thënë se duhet të ngrihej, por Bjordi nuk ka pranuar dhe ka thënë se nuk do ta bënte, pa i dhënë një arsye të qëndrueshme. “Jam duke e kaluar masën!” – i ka thënë Adelajda. Ajo ka shtuar se po dilte shumë jashtë gjërave që bënte përpara. “Nuk i kam bërë asnjëherë këto gjëra!” – ka thënë ajo. “Të pëlqen kjo që po bën? – e ka pyetur Bjordi. Adelajda i është përgjigjur... Vazhdo
Bjordi dhe Mimoza : Adelës i duhet mbështetja jote
05/04/09 21:30 Bjordi këshillon Mozën se nuk po sillet mirë dhe duhet ta ndryshojë pak sjelljen. Ai i thotë se ajo nuk i kupton shumë gjëra. Moza e fton që ta tregojë më qartë atë që do të thotë. Bjordi tregon se Adela vërtetë shprehet gabim, por Aida vërtetë po e bën të ndjehet keq. Ai mendon se Moza duhet të rrijë më afër me të edhe kur ajo e ka gabim sepse është një shoqe e saj. Moza i thotë se e kupton se ajo ndjehet keq për situatën në të cilën ndodhet dhe po përpiqet t’i qëndrojë afër, por... Vazhdo
Adelajda dhe Mimoza : Ti nuk më mbron asnjëherë
05/04/09 20:00 Adelës i vjen inat me Mozën se pas cdo konflikti që ka ajo me Adën, ajo mban anën e saj. Moza i kthehet se kjo nuk është e vërtetë por i bën ashtu si e sheh ajo të arsyeshme. Adi i thotë Adelës se po flet gabim tani. Sipas tij, Moza nuk ka lidhje fare me zënkat që bën ajo me Adiën. Moza nuk ka pse të zgjedhë se me kë të rrijë vetëm se ia kërkon ajo. Sipas tij, këto zgjedhje bëhen vetëm në debate shumë të mëdhaja. Adela këmbëngul se Moza gjithmonë e justifikon Aidën dhe ndaj ndjehet e lënduar.... Vazhdo
Adelajda : Banorët e rinj na njohin
05/04/09 17:55 Dritani dhe Adela komentojnë banorët e rinj. Adela pyet për Arin se si i duket atij, pasi asaj i bën përshtypje që ai flet shumë dhe i duket tip ngacmues e provokues. Ai e pyet për banoren e re, Junën, dhe ajo thotë se qesh tërë kohën, më shumë sec duhet. Dritani mendon se banorët e rinj janë njohur që më parë dhe kanë ardhur me një mendje të tre e janë të kthjellët për cdo gjë. Adela ka vënë re se ata janë më të tërhequr kundrejt banorëve të vjetër e më të bashkuar mes tyre. Sipas... Vazhdo