Lirita Halili

Vajzat : Cfarë do bëje me 70mijë euro?
21/03/09 17:55 Vajzat qëndrojnë në dhomë dhe diskutojnë për daljen nga shtëpia. Aida e pyet Republikën se cfarë do bënte me 70mijë euro nëse fitonte. Ajo thotë që përvec realizimit të shkollës, do merrte një shtëpi sic e kishte dëshirë. Ajo shton se realisht nuk preferon të tregoj se për cfarë do i shpenzonte. Aida i thotë:-“Nuk e ke menduar Bika? Unë shpresoj që nëse i fiton 70 mijë eurot, të dish t`i shpenzosh!” Republika thotë:-“Do bëja dicka për të tjerët!” Aida e këshillon që lekët t`i... Vazhdo
Adelajda : Aida po gënjen!
21/03/09 15:57 Mimoza shkon të sqarohet me Adelajdën pasi Aida i kishte thënë:-“Qetsori dhe Adelajda duan të të nxjerin në nominim.” Adelajda nxehet dhe i thotë që këtë gjë do ja thotë dhe Qetsorit. Mimoza i kthehet:-“Po ja the, unë nuk të flas me gojë kurrë! Ajo shton që do që gjërat t`i sqarojë vetë, dhe nuk do që t`i ndërhyjë njeri. Adela mendon që Mimoza e ka gabim në lidhje me këtë gjë. Prezente në bisedë është dhe Republika. Adelajda i thotë Mozës që dhe Republika ishte prezent kur Qetsori... Vazhdo
Moza: Duhet vetëm të dëgjojmë
21/03/09 14:50 Lirita shkon në dhomë dhe gjen momentin e përshtatshëm për të folur me Mimozën, në lidhje me strategjinë e Qetsorit. Ajo i thotë që ai po i kap banorët një e nga një për t`u mbushur mendjen që të nominojnë Mimozën. Ajo shton që vetëm tek ajo nuk kishte shkuar, pasi ai e di që ajo njeriun e saj e mbron. Mimoza i thotë:-“Ky është një idiot. E kam njohur që prej ditës së parë.!” Ajo mendon që edhe Aida po sillet keq pasi ajo shan Adelajdën. Ajo thotë:-“Duhet vetëm të dëgjojmë!” Lirita... Vazhdo
Adi dhe Bjordi : Nuk duhet të dalim të dy bashkë
21/03/09 11:37 Bjordi dhe Adi flasin për nominimet. Bjordi i shpreh dëshirën se nuk dëshiron që Adin ta shohë në nominim por mendon se vetë këtë herë ehde mund të rrezikojë. Adi i thotë që të mos i mendojë këto dhe do të bëhet ashtu sic është e shkruar. Ai i thotë se duhet që gjysmën e lojës ta kapësh me fuqitë e tua ndërsa gjysmën tjetër me fuqinë e publikut pasi në fund të fundit është ai që e ka në dorë. Adi jep mendimin se ata të dy duhet të dalin në nominim me njerëz që duan të kualifikohen,... Vazhdo

March 22, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adi dhe Bjordi : Nuk duhet të dalim të dy bashkë
Tags: , , , , , , , , ,

Mimoza: Aida urren Adelën!
20/03/09 19:37 Mimoza dhe Lirita qëndrojnë në kopësht dhe diskutojnë për “lojën” e Aidës. Mimoza thotë:-“Aida po i fut të gjithë në lojë ,për të krijuar urrejtje për Adeladjdën!” Ajo e këshillon Liritën që të mos krijojë urrejtje të kota, dhe në nominim të nxjerrë ato persona që sillen keq. Për mendimin e Mimozës Lirita duhet vetëm të dëgjojë në momentin që persona të tjerë shajnë. Mimoza i thotë që Aida i kishte thënë:-“Pse rri ti me Adelën? Unë i thashë që nuk kam ndarë grup!”... Vazhdo
Grupi i Labërisë po ecën fortë
19/03/09 12:40 Bika dhe Arjoni flasin për këtë të shtunë. Bika mendon se do të dalë Mesida dhe i vjen keq se ajo e ka nominuar si atë, edhe Arjonin dhe tregon se u ndje shumë keq kur i përmendi të dy emrat në momentin e nominimeve. Bika tregon se kishte menduar për tjetër person, Adin, por ai fitoi imunitet, por sidoqoftë, këtë javë do ta nominojë. Arjoni i thotë se personat që do të nominojnë duhet t’i mendojnë mirë sepse duhet parë loja që bëjnë në shtëpi. Ai komenton sjelljen e disa banorëve në shtëpi... Vazhdo
Arjon : Aida nuk e priste këtë reagim
19/03/09 12:35 Arjoni i tregon Bikës se Aida është ndjerë shumë keq që Lirita nuk e përkrahu fare në debatin që bëri me Adelën edhe pse ajo e kishte mbrojtur kur ajo kishte nevojë. Arjoni mendon se Lirita nuk duhet të mbante këtë qëndrim pasi janë shoqe, dhe shoqen e përkrah në cdo moment sikurse bëri Mesida, e cila e mbështeti Aidën edhe pse nuk ishte fare në brendësi të bisedës. Për Bikën, ndërhyrja e Mesidës ishte e pavend ndërsa për Liritën mendon se duhet të kishte shprehur atë që mendonte vërtetë... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Arjon : Aida nuk e priste këtë reagim
Tags: , , , , , , , ,

Sori për Aidën : ka taktikë të poshtër
19/03/09 10:35 Aida ka thënë se kur sheh dikë që sulmohet nga një banor tjetër, instiktivisht mundohet që ta mbrojë. Marrja në mbrojtje e të sulmuarve është sipas saj, arsyeja që e kanë nominuar sepse kanë dashur të heqin qafe një person që mbron ata të cilët të tjerët, duan t’i sulmojnë. Ajo ka shprehur frikën se këtë jave do të dalë por, sipas Mesidës dhe Liritës, kjo nuk do të ndodhë. “Ti je tepër e fuqishme dhe nëse dikush duhet në lojë, ai është një person i fuqishëm” – i ka thënë... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Sori për Aidën : ka taktikë të poshtër
Tags: , , , , , , , ,

Mesida : Po pata oferta, do të qëndroj
19/03/09 10:10 Lirita e ka pyetur Mesidën nëse pas Big Brother do të qëndronte në Shqipëri apo do të kthehej në Suedi. Ajo i ka thënë se do të qëndronte nëse do të kishte ndonjë ofertë të mirë pune apo shkolle, në të kundërt do të largohej. “Varet sesi shkojnë gjërat!”- ka thënë ajo dhe ka shtuar se ajo kishte jetën e saj në Suedi, punë mund të gjente përsëri edhe pse atë që kishte tashmë e kishte humbur.  Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Mesida : Po pata oferta, do të qëndroj
Tags: , , , , , ,

Adela na induktoi ndjenjat që mos ta ngacmonim
18/03/09 10:40 Aida i tregon Mesidës në lidhje me bisedën që pati me Adelën. Ajo tregon se biseda nisi me Bikën në lidhje me nominimet dhe në momentin që u përmend Adelajda, ajo ndërhyri. Bika e përcaktoi Adelën si një konkurente të fortë dhe se nuk mund ta nominojë pasi në lojë vihen edhe ndjenjat që krijojnë për njeri-tjetrin. Bika i kishte thënë se është e njëjta situatë si e saja me Liritën por, Aida e kundërshton dhe i thotë se Lirita është ndryshe pasi bën debate, kur bëhet një lojë është e... Vazhdo

March 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adela na induktoi ndjenjat që mos ta ngacmonim
Tags: , , , , , , , , ,