Konference per medija FORCA
Bul Skenderbeu p.n. 85360 Ulqin – Ulcinj Mali i Zi, Crna Gora, Montenegro Tel:. +382 30 401 760, Fax: +382 30 401 761 E-mail : forca@t-com.me www.forca.me Ulqin, 31.03.2009 Nr: 135 / 09 Të nderuar qytetarë, Forca u bë parti parlamentare  dhe për këtë duam të falënderojmë anëtarët dhe simpatizuesit tonë dhe Forcën rinore që janë angazhuar në komisione dhe  në fushatë. Iu falënderohem të gjithë votuesve që na kanë besuar votën e tyre dhe që bënë të mundur që Forca e Re Demokratike, për një kohë të... Vazhdo
Mjaft me fragmentarizime dhe mjaft me parti politike
Lista për Tuzin Ne do të përkrahim ato subjekte politike dhe ata liderë politikë që tregojnë gatishmëri të na i mbështesin kërkesat tona por edhe ata të cilët shfaqin vullnet për bashkëpunim drejt realizimi të agjendës sonë.. Të bazuar në të perditshmen e shoqërisë sonë dhe duke marrë parasyshsituatës në të cilën gjendet ajo, neve si një grup aktivistësh të angazhuar për të drejtat e njeriut dhe për cështjen e Komunës së Tuzit, të shoqëruar nga shumë përkrahës me të cilët ndajmë të njëjtën... Vazhdo
Definicioni i absurditetit, “ vepro njësoj por kërko rezultate te ndryshme
Është shqetësuese, por jo e papritur, që në këtë kohë parazgjedhore faqet elektronike te forumeve mbushen me zhurmë plote akuza, kundër-akuza, fyerje dhe kërcënime nga individët qe gjejnë strehim dhe kamuflazh nën pseudonime të ndryshme. Një numër i tyre përdorin këto forume për të larë hesape personale të cilat në shumë raste përfundojnë edhe ne sharje dhe kërcënime. Por nuk mungojnë as postime plot gënjeshtra me qëllim për të krijuar kaos dhe për të keqësuar akoma më shumë gjendjen e popullit shqiptar... Vazhdo
Dhe njeriu u gënjye
Po qe se unë do të shkruaja një skenar, fjalët e para të tij do të ishin: “Dhe njeriu u gënjye!” Më datë 22.03.2009, më cingëron telefoni nga një bashkëfshatar i imi, me që isha në Kosovë, dhe më informon për të rejat në Ulqin tani në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi. Në mes të tjerave më informon se në një “medie prestigjioze” paskën qenë të pranishëm kandidatët për deputetë nga kjo komunë, ku gjithnjë sipas tij gjithcka është debatuar, por jo ajo për çka kanë... Vazhdo
Në Tiranë triumfon piceria Big Brother Albania 2
Fitimet shkojnë për bamirësi Qindra qytetarë të Tiranës kanë porositur picat e përgatitura nga banorët e tyre të preferuar brenda shtëpisë së”Big Brother “ Qetsori ishte banori më aktiv në organizimin e punëve dhe duke qenë se jemi kolegë, natyrshëm ai ishte një hap para të tjerëve në përgatitjen e picave.¨ Adi, sapo mësoi menynë dhe përmbajtjen që kishte pica me emrin e tij, nuk bëri as lëvizjen më të vogël për ta mësuar. Më bëri përshtypje se ai priste që picën e tij t’ia përgatisja... Vazhdo
Video – Mali i Zi, të dielën zhvillon zgjedhjet e parakohshme
Mali i Zi shkon në zgjedhje të përgjithshme ditën e dielë. Nuk pritet ndonjë surprizë në këto votime të parakohshme, pasi sondazhet tregojnë se sërish do të fitojë shumicën e votave koaliocioni i kryeministrit Gjykanoviç PODGORIC- Mali i Zi shkon në zgjedhje parlamentare ditën e dielë. Megjithatë nuk duket se do të ketë ndonjë surprizë në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme në shtetin më të vogël Ballkanik me 670 mijë banorë. Pritet që sërish shumicën e votave ta marrë koalicioni qeverisës i Malit... Vazhdo

March 27, 2009  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Video – Mali i Zi, të dielën zhvillon zgjedhjet e parakohshme
Tags: ,

Intervistë me Maksut Haxhibrahimin, Doktor i shkencave gjeografike
Valdanosi, një tradhëti e planifikuar Koha javore: Z. Haxhibrahimi, lidhur me Ullishtën e Valdanosit të ekspropriuar në vitin 1978 për qëllime të ish Ushtrisë Jugosllave kemi të dhëna kontradiktore varësisht nga grupet e interesit. Nga ajo që keni hulumtuar, cila është e vërteta? M. Haxhibrahimi: Për ekspropriimin e pronës në Ullishtën e Vjetër të Ulqinit në Gjirin e Valdanosit nuk u kompensua rrënja e ullirit, por as toka e ullishtës në formë reale me të holla. Pagesa e të hollave ka qenë nën vlerën e tregut,... Vazhdo
Ndryshimi që po kaplon skenën politike shqiptare
Në dallim prej disa politikanëve të cilët deklarojnë se kanë suksese të shumta, me keqardhje duhet të shtoj se ato nuk do të arriheshin sikur të mos ishin të parapërcaktuara me konventa të ndryshme evropiane. Unë do të përmend disa nga problemet kyçe me të cilat ne si parti do të merremi. Sa për fillim duam të informojmë publikun se për t`u kyçur në rrjedhat evropiane, qeveritë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, e këtu hyn edhe Qeveria e Malit të Zi, marrin ndihma të konsiderueshme nga Komisioni Evropian... Vazhdo
Modelet e ligjit zgjedhor dhe shqiptarët
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi Nga zgjedhjet e para pluraliste(9 dhjetor 1990) e deri më tash në Mal të Zi kanë ekzistuar tre modele zgjedhore nga del se në ketë mjedis nuk ka infrastrukturë stabile zgjedhore e cila është miratuar në parlament sipas interesave të pushtetit, ku pjesëtarët e popujve pakicë vazhdimisht kanë qenë në pozitë të pabarabartë e kjo ka të bëjë sidomos me shqiptarët si e vetmja popullsi josllave në ketë mjedis, sepse ende nuk është realizuar në praktikë përfaqësimi... Vazhdo

March 23, 2009  :: Politika :: Komente (1)
Tags:

Sinishtaj dhe Çunmulaj përjashtohen nga Alternativa Shqiptare
Podgoricë – Deputeti i Alternativës Shqiptare Vasel Sinishtaj dhe pesë kolegë të tij nga kryesia e ASH-së nuk janë më anëtarë të kësaj partie. “Grupit të pakënaqur të ish anëtarëve të kryesisë së ASH-së të cilët pa vendimin e partisë kanë kandiduar në listën e grupit të qytetarëve “Perspektiva”, në bazë të statutit të ASH-së u pushon anëtarësia në parti”, kanë njoftuar nga ASH. Me statutin e ASH-së parashikohet pushimi i anëtarësisë në parti nëse ndonjë anëtar i saj kandidohet në... Vazhdo