Shoqëria / Društvo

Janë djegur dy vetura ne Kriporen e Ulqinit
Dy automjete private, një furgon dhe një makinë, janë djegur si rezultat i zjarrëvënjes së qëllimshme nga persona ende të panjohur. Rasti i zjarrvënies është raportuar të ketë ndodhur mbrëme rreth orës 22:30min, në hapësirat e Kripores së Ulqinit. Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz ndërsa vlera e dëmeve materiale të shkaktuara në të dyja rastet nuk është përcaktuar ende. Kurse nga drejtoria e policisë eshtë lajmëruar që nuk ka persona të lënduar. Sipas gazetës “Vijesti” që i referohet... Vazhdo

March 23, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Janë djegur dy vetura ne Kriporen e Ulqinit
Tags:

Konkurs në trajnim për Marubi Guidë Turistike
Njoftim Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte pranë Komunës së Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit, në kuadër të projektit “Marubi: një model bashkëpunimi për promovimin e turizmit në mes Shkodrës dhe Ulqinit”, finansuar nga Bashkimi Evropian, shpallin: Konkurs për seleksionimin e pjesëmarrësve në trajnim për Marubi Guidë Turistike Objektivat e përgjithshme të Projektit Marubi janë promovimi i bashkëpunimit ndërkufitar me synim të rritjes së vlerave të përbashkëta kulturore (në veçanti... Vazhdo

March 21, 2014  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Konkurs në trajnim për Marubi Guidë Turistike
Tags:

Shqyrtimeve publike për Propozimet e planeve për lokalitetin “Rana”
Shqyrtim Publik – “Qyteti-Ulqin” për lokalitetin “Rana” Crna Gora Mali i Zi OPŠTINA ULCINJ KOMUNA E ULQINIT Sekretarijat za prostorno planiranje i održivi razvoj Sekretariati për planifikim hapsinor dhe zhvillim të qëndrueshem Br./ Nr.: 05-133/14 Ulcinj / Ulqin, 14.03.2014. god. PROGRAMI I DISKUTIMIT PUBLIK sipas Projektit të planit Ndrimet dhe plotësimet për parcela të caktuara urbanistike dhe katastrale në kuadër të Ndrimeve dhe plotësimeve të planit detal urbanistik “Qyteti-Ulqin”... Vazhdo

March 19, 2014  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Shqyrtimeve publike për Propozimet e planeve për lokalitetin “Rana”
Tags:

​Aksion për pastrimin e Valdanosit – TV Teuta
“Grupi për Valdanos” ka lajmëruar se do të vazhdojë aksioni qytetarë “Hapim rrugët e Valdanosit”. “Ky është zëri i arsyes, edhe një dëshmi e vullnetit të mirë të cilin prej kohësh e hasim në këtë resor Qeveritarë”, tha me kënaqësi drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq. Edhe Bashkësia islame e Ulqinit ka apeluar tek qytetarët dhe besimtarët që të dielën masovikisht ti bashkëngjiten këtij aksion njofton portali Ul.info.com Ju ftojmë të shikoni videon e realizuar nga stafi i Tv Teuta –... Vazhdo

March 17, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on ​Aksion për pastrimin e Valdanosit – TV Teuta
Tags:

Gjimnazi privat “ Drita”  festoi tetëvjetorin e themelimit – Video
Mesazhe pune e arsimi kombëtar Gjekë Gjonaj Këtë ditë feste e gëzimi, e cila  u mbajt  mbrëmjen e 6 marsit në objektin e ri shkollor, e madhëruan pjesëmarrës të shumtë, në radhë të parë prindërit, të cilët rritën gëzimin e fëmijëve të tyre.  Të pranishëm në këtë manifestim  të organizuar bukur, përveç nxënësve, mësimdhënësve, udhëheqësisë  dhe ish  nxënësve të shkollës,   ishin edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Luigj Shkrela, Kryetari... Vazhdo

March 13, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Gjimnazi privat “ Drita” festoi tetëvjetorin e themelimit – Video
Tags:

Qytetarët e Ulqinit ndihen të pasigurt në rrugët e qytetit – Video
Trotuaret e rrugëve të qytetit të Ulqinit janë pothuajse të stërmbushura me vetura, gjë  që paraqet  pengesë shumë të madhe për  këmbësorët, ngase kjo e zvogëlon dukshëm hapësirën e tyre për lëvizje. Vetëm pak metra larg komunës së Ulqinit, njerzit që shkojnë dhe dalin nga komuna, e të cilët janë të shumtë në numër, jo vetëm që pengohen në vazhdimësi nga automjetet, por edhe mund të jenë në rrezik për jetë, nga veturat që kalojnë në kalimin per kembesore, i cili është i përcaktuar edhe... Vazhdo

March 7, 2014  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Qytetarët e Ulqinit ndihen të pasigurt në rrugët e qytetit – Video
Tags:

Taekwondo Ulqini kthehen me 4 medalje të arta nga “Beograd Open 2014”
Me datë 01.03.2014 në Beograd u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të taekwondo-së. Në këtë turne morën pjesë 608 garuesë nga 11 shtete ku në mesin e tyre u paraqit edhe klubi i taekwondo-së Ulqini me 5 garues. KT Ulqini kthehet me 6 medalje, katër të arta një të argjendë dhe një e bronzit. Garuesja më e sukseshme e KT Ulqinit ishte Medina Kanaqi me 2 medalje të arta. Rezultati sipas medalje të cilët u shpërblyen janë. Medinaka Kanaqi e cila konkuroi në dy diciplina fiton vendin e parë dhe shpërblehet... Vazhdo

March 2, 2014  :: Shoqëria / Društvo, Sporti / Sport :: Comments Off on Taekwondo Ulqini kthehen me 4 medalje të arta nga “Beograd Open 2014”
Tags:

Në Rivieren e Ulqinit ngordhi breshka gjigante
Një breshkë e përmasave të mëdha dhe e pazakonte për ujërat e bregdetit tonë ka dalë në bregun e Rivierës së Ulqinit tek plazhi i Imperialit. Breshka e detit, e gjatë rreth 1 metër, është nxjerrë në breg nga uji në gjendje të ngordhur. Prania e saj ka tërhequr vëmendjen e disa peshkataëve, të cilët me kureshtje janë afruar për ta parë, njofton gazeta “Vijesti”. Ende nuk dihet nëse ekspertët do ta marrin për ta studiuar si një breshkë mjaft të rrallë për ujërat tona thonë udheheqësia e... Vazhdo

February 26, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Në Rivieren e Ulqinit ngordhi breshka gjigante
Tags:

“Ringjallet” deponia e egër në Ulqin – Video
TV Teuta këto ditë bëri një reportazhe mbi deponinë e egër që është shumë alarmante në komunën e Ulqinit. Si duket qytetit të Ulqinit nuk i shkon pa një deponi të egër gjatë. Situata është thuajse e njëjtë si edhe para disa viteve kur ky qytet si dhe fshatrat për rreth sikurse Bratica, Mali i bardhe, rruga që çonë për në Kruç, apo rruga për gjirin e Valdanosit sikurse edhe deponit e egra në plazhin e madhë ishin të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme nga sasia e madhe e hedhurinave e grumbulluara. Gjatë... Vazhdo

February 21, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on “Ringjallet” deponia e egër në Ulqin – Video
Tags:

Proteste paqesore te punetoreve të Kripores në Ulqin – Video
Kryetari i Sindikatës së kripores Marko Miranoviq  njoftoi  sot se kryesia e shoqatës sindikale të  Kripores ” Bajo Sekuliq ” në Ulqin ka paralajmëruar një protestë paqësore para ndërtesës të komunës së Ulqinit. Sipas Organizates sindikale te Kripores, protesta paqësore do të mbahet të premten më 21.02.2014 , dhe do të mbahet para ndërtesës së komunës së Ulqinit, duke filluar nga ora 10.00 . Qëllimi i kësaj proteste eshtë që të apelojm në përgjegjsit e kësaj fabrike si dhe organet komunale... Vazhdo

February 19, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Proteste paqesore te punetoreve të Kripores në Ulqin – Video
Tags: