big brother albania live

Adi veproi gabim
14/03/09 02:16 Mimoza i tregon Adelës se Adi e kishte kafshuar në faqe. Adela e pyeti se përse nuk reagoi por, ajo ia kthen se për momentin u hutua dhe nuk po dinte cfarë të bënte. Adelajda i thotë se Adi ka bërë nje veprim shumë të gabuar se është një burrë 40-vjec dhe disa gjëra duhet t’i mendojë mirë para se t’i bëjë. Megjithatë, ajo shton se nuk mund ta gjykojë vetëm për një veprim të gabuar. Moza i thotë se e ka trajtuar si vëlla të madh ose si baba dhe nuk e priste prej tij atë veprim. Ajo thotë... Vazhdo
Aida dhe Moza : Arjoni po humb pikë
14/03/09 01:55 Aida, Moza dhe Adela diskutojnë për Arjonin dhe debatin që krijoi fjala që i tha Liritës. Ato janë të gjitha të të njëjtit mendim se ai nuk duhet t’ia kishte thënë edhe pse e mendonte vërtetë. Adela tregon se kur Lirita i kishte treguar, i ishin mbushur sytë me lot. Mimoza thotë se ai ia ka thënë Liritës direkt, me qëllimin për t’ia bërë të ditur që ajo nuk është një konkurente e fortë kurse Aida mendon se ia ka thënë sepse e sheh që ajo është një person që nuk revoltohet. Vajzat diskutojnë... Vazhdo
Lirita : Arjoni më lëndoi
  14/03/09 01:17 Bjordi pyet Liritën nëse u sqarua me Arjonin dhe ajo i përgjigjet se nuk ka ndërmend ta bëjë sepse mesazhi u kuptua qartë. Lirita tregon se i erdhi inat që ai ia tha ato fjalë përnjëherë, kur nuk po bëhej një bisedë e tillë si dhe për faktin se pse duhej t’ia thoshte vetëm asaj, kur ka edhe të tjerë në nominim. Mesida tregon se, si ajo, edhe Adelajda, e kritikuan Arjonin për këtë mënyrë të shprehuri dhe i vunë në dukje se ato fjalë të lëndojnë kur je në një moment të tillë. Mesida... Vazhdo
Mesida : Nuk di kë të nominoj
14/03/09 01:00 Mesida dhe Bjordi diskutojnë për momentin që do të nominojnë gjatë natës së spektaklit. Bjordi i thotë se këtë e mendon vetëm gjatë atij momenti, në dhomën e rrëfimit dhe i tregon se javën e kaluar kishte bërë figurë të keqe me Arbanën pasi nuk e kishte zgjedhur ende emrin e dytë dhe ajo i kishte thënë se kishte patur kohë gjatë gjithë javës. Mesida mendon se këtë javë do ta ketë më të vështirë sepse përvec një personi, me të tjerët shkon shumë mirë. Ajo thotë se gjatë javës,... Vazhdo
Lirita dhe Aida : Kam frikë për nesër
14/03/09 00:10 Aida lutet që të mos jetë Lirita ajo që do të dalë këtë të shtunë. Ajo mendon se ka të tjerë të cilët e meritojnë largimin. Lirita i thotë se ndihet keq dhe se nuk arrin t’i japë vetës kurajo, ashtu sic bënte me Aidën. Ajo thotë se do ta presë jashtë, nëse del. Aida ia pohon se tek vetja është shumë e vështirë sepse është frika që dominon, megjithatë, ajo mundohet t’i japë kurajo Liritës se nuk do të dalë. Aida i tregon për frikën që ndjente javën që ishte ajo në nominim, duke... Vazhdo

March 14, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Lirita dhe Aida : Kam frikë për nesër
Tags: , , , , , ,

Adi dhe Bika – Eksperiencë shumë e bukur
13/03/09 22:30 Adi dhe Bika, pasi u kthyen në shtëpi, i tregojnë banorëve të tjerë për eksperiencën e bukur që kaluan në restorantin në të cilën hëngrën darkën. Ata pyesin se si iu dukën banorëve. Adi tregon se në ato momente e mori malli për shtëpinë, ndjente nevojën për t’u kthyer sërish dhe se atje i duket vetja shumë i huaj. Mesida i thotë se ata dukeshin shumë bukur në ekran, me prezencë dhe i krahason me personazhe VIP. Adi tregon se Bika ishte shumë e emocionuar dhe fliste pak, kurse Bika thotë... Vazhdo

March 14, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adi dhe Bika – Eksperiencë shumë e bukur
Tags: , , , , , , ,

Surprizë për Bikën dhe Adin
13/03/09 21:55 Big Brother krahas provës mendoi t`i bëj një surprizë dy prej banorëve. Personi i parë që do kapte telefonin duhet të zgjidhte një nga banorët për të kaluar një darkë në një resorant luksoz. Republika dhe Adi ishin dy personat e përzgjedhur, ndërkohë që banorët e tjerë ishin të detyruar të pastronin qepët. Banorët u penduan që nuk e kapën ato telefonin, dhe filluan të bënin batuta me njëri-tjetrin. Adelajda tha:-“Më bëhet qejfi që ishte Bika!” Ato ndërkohë që pastronin qepët komentonin... Vazhdo
Big Brother Albania 2 – Prova e javës
13/03/09 20:34 Big Brother ka vendosur që sfida e tretë për provën javore të konsistojë në pastrimin e një sasie të caktuar qepësh. Banorët pasi t`i kenë pastruar të gjitha ato duhet të gatuajnë të vetmin ushqim që do jetë për ditën e nesërme, që është Byreku me Qepë. Ato duhet ta konsumojnë atë në të tre vaktet. Qetsori ishte personi që lexoi provën e javës dhe për të Big Brother vendosi që do kishte si detyrë të fshinte lotët e pastruesve të qepëve.  Vazhdo
Lirita: Pse mua?
13/03/09 19:18 Lirita mërzitjen e saj e ka shprehur me të gjithë banorët. Ajo diskuton për këtë gjë me Adelën në kopësht duke i thënë që Arjoni ka ndryshuar shumë kohët e fundit. Adela i thotë që cdo ditë ndryshon mendim për banorët, pasi dalin ndryshe. Lirita pyet:-“Pse mua?” Ajo i thotë që arsyeja sipas saj është se ndikohet nga Zhuljeta. Adela i thotë që ai ka qënë dy herë në nominim ,dhe për këtë ai nuk duhej t`ia thoshte atë gjë. Ajo vazhdon duke i thënë që arsyeja e ndryshimit të Arjonit... Vazhdo
Arjoni: Nuk e ndjej veten në faj
13/03/09 18:05 Lirita është e mërzitur me fjalën që i tha Arjoni dhe j`a shpreh këtë gjë Aidës.  Aida gjen momentin e përshtatshëm dhe kërkon të sqarohet me Arjonin në lidhje me “sinqeritetin” e tij. Aida e pyet Arjonin se cilat ishin arsyet që ai ishte shprehur në atë formë me Liritën. Ai i thotë që shprehu thjesht mendimin i tij. Aida e konsideron ofenduese,të ligë dhe të padrejtë veprimin e Arjonit ,dhe thotë që i kishte ardhur keq kur e mori vesh që dicka të tillë e kishte thënë Arjoni. Arjoni i... Vazhdo