Reagim i sekretarit për buxhet dhe financa të komunës së Ulqinit ndaj kumtesës së Forcës
Mllef dhe urrejtje ndaj pushtetit aktual Duke lexuar kumtesën e Forcës edhe njeriu më i thjeshtë vë re një mllef (për të mos thënë urrejtje) të kumtesëshkruesit ndaj pushtetit aktual në Ulqin. Kumtesëshkruesi aspak nuk e ka hallin te faktet, shifrat, realiteti, por nxiton të thotë atë që nuk ekziston, se mbase edhe duke shpifur mbledh ndonjë kredi politike. Nuk është asgjë e re e as e mençur të thuash se buxheti nuk do të realizohet ashtu siç është miratuar. Madje gjatë diskutimit publik e kemi thënë se me... Vazhdo

June 29, 2009  :: Politika :: Comments Off on Reagim i sekretarit për buxhet dhe financa të komunës së Ulqinit ndaj kumtesës së Forcës
Tags: , , , , ,

Kumtes e Forcës së re demokratike
Kasaforta e komunës ka mbetur bosh Së shpejti do të bëhen tre vite nga zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Ulqinit dhe sigurisht edhe ju pyeteni se kur definitivisht do të fillojë realizimi i premtimeve të dhëna në vitin 2006. Janë shpërndarë funksionet, janë emëruar sekretarët, janë zgjedhur drejtorët e ndërmarrjeve publike, janë hapur mbi 100 vende pune të reja që janë të lidhura me buxhet komunal, pra rrogat i marrin prej taksave dhe tatimeve që ne të gjithë paguajmë, por deri tash rezultate nuk ka dhe... Vazhdo
Sali Berisha është fitues në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri,sipas Exit Poll
Partia Demokratike e Sali Berishës është fituese në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri. PD ka fituar 47.5% të votave, ndërsa PS e Edi Ramës fitoi 38.8%. LSI e Ilir Metës ka fituar 6.5%, ndërsa 7.2% të tjerët. Këto rezultate janë publikuar në TV Klan, në bazë të Exit Poll, të realizuar nga Instituti për Studime Humanistike “Gani Bobi”. Rezultatet janë llogaritur nga 10051 anketa me votuesit në mbarë Shqipërinë. Marshi i gabimit llogaritet 1 deri 1.5 %. Ky është vetëm një rezultat parashikues, i nxjerrë... Vazhdo
Lirohet Agim Çeku
(Update) Gjykata bullgare e qarkut në Kyustendil e ka liruar ish`kryeministrin e Kosovës Agim Ceku. Kjo është bërë e ditur nga Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Albana Beqiri. “Agim Çeku është liruar nga paraburgimi dhe shumë shpejt pritet të kthehet në Kosovë”, ka thënë Beqiri për Express. S’ka vendim për Çekun Gjykata bullgare e qarkut në Kyustendil ka ndërprerë për herë të dytë të enjten seancën gjyqësore lidhur me shqyrtimin e rastit ndaj Agim Çekut, ish-Kryeministër i Kosovës,... Vazhdo

June 25, 2009  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Lirohet Agim Çeku
Tags: , , , , ,

Video-Konferenca e përbashkët e shtypit e Presidentëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës
Vlorë: 24 qershor 2009 Në ditën e dytë të takimit informal në qytetin e Vlorës të organizuar nga Presidenti i Republikës, Prof Dr. Bamir Topi, Kryetarët e Shteteve të katër vendeve fqinjë në rajonin ballkanik, të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës zhvilluan bisedime në krye të delegacioneve respektive që i shoqëronin përgjatë kësaj veprimtarie. Në përfundim të tyre dhe të mbarë takimit, katër Presidentët dhanë një konferencë të përbashkët shtypi. Presidenti Topi: Përshëndetje! Përfaqësues... Vazhdo

June 24, 2009  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Video-Konferenca e përbashkët e shtypit e Presidentëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës
Tags: , , , , , , , , , , ,

Mbi rëndësinë e kohës,të jemi optimistë
Motoja “Nëse ti nuk e pret kohën, ajo do të presë ty” tani është bërë më aktuale sesa kurdoherë më parë. Të gjithë tashmë e vërejnë se koha ka marrë një përshpejtim të hatashëm, por shprehitë e fituara, klishetë e vjetra të të menduarit, mbyllja në gëzhojën e vet dhe izolimi nga bota janë më të fuqishëm sesa nevoja që kjo më në fund të kuptohet dhe të fillojë ndryshimi i kësaj gjendjeje të padurueshme. Dijetarët e vjetër thonin se duhet të jemi optimistë. Dhe natyrisht, kanë pasur të drejtë.... Vazhdo

June 22, 2009  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Mbi rëndësinë e kohës,të jemi optimistë
Tags: ,

Ulqini fton kosovarët për pushime
Reportazh nga Ulqini Ulqini fton kosovarët për pushime Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, i ka ftuar kosovarët t’i kalojnë pushimet edhe këtë verë atje, pasi, sipas tij, kanë se çfarë të shijojnë. Ulqin, 17 qershor – Ulqini apo ndryshe “Qyteti i të rinjve” për sezonin turistik ka zbritur çmimet prej 20 deri 25 për qind. Sipas zyrtarëve të komunës, zbritja e çmimeve të hoteleve dhe restoranteve është bërë për të tërhequr sa më shumë turistë edhe këtë vit, në mënyrë që kosovarët... Vazhdo

June 21, 2009  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Ulqini fton kosovarët për pushime
Tags: ,

Reportazh nga qyteti turistik Ulqini, mos na harroni!
Mobil: Viber + Whatsapp: +382 69 335 534  : +382 69 335 512 Rëra e shëndetshme, uji i jodizuar i Detit Adriatik, së bashku me netët rinore, muzikën dhe trashëgiminë kulturore, presin edhe sivjet turistët kosovarë. Një rënie e lehtë e çmimeve paralajmërohet nga ulqinakët, ndërsa fjetja mbetet siç ka qenë vjet Muzgu mbi bregdetin e Ulqinit fton turistët të dalin në rrugët e vjetra dhe karakteristike të këtij qyteti. Kalaja e qytetit ka një pamje antike, por edhe të modernizuar. Ndonëse,ende në gjysmën e muajit... Vazhdo
Kryeministri Berisha dhe ai i Malit të Zi Gjukanoviç inaugurojnë pikën e përbashkët kufitare Murriqan-Sukobinë
Kryeministri Sali Berisha dhe Kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç inauguruan sot në mesditë pikën e përbashkët të kalimit kufitar Murriqan-Sukobinë, e ndërtuar me një fond prej 1.1 milion euro të Komisionit Europian (KE). Kjo është pika e parë kufitare e kësaj natyre në Ballkanin Perëndimor, pjesë e rrjetit prej 12 pikave kufitare që do ndërtohen në Shqipëri dhe vendeve të saj fqinje, falë financimit të KE-së prej 5.4 milion euro. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin edhe ambasadori i KE-së... Vazhdo

June 19, 2009  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Kryeministri Berisha dhe ai i Malit të Zi Gjukanoviç inaugurojnë pikën e përbashkët kufitare Murriqan-Sukobinë
Tags: , , , , ,

Lobimi politik në Mal të Zi
Në Mal të Zi çështja e lobimit nuk është e rregulluar me ligj. Për fat të keq kjo fjalë mbulohet nga misteri e shumë të tjerë e trajtojnë edhe si formë e korrupsionit ose përpjekje për ta legalizuar me ligj. Fjala lobi e ka zanafillën e vet nga gjuha angleze që në shqip do të thotë paradhomë e që fjala është për hapësirën që ndodhet në mes të hyrjes dhe hapësirave të Kongresit Amerikan ku dikur u shfaqën lobistët e parë. Lobistët kishin për detyrë dhe që edhe sot kanë të japin informata pozitive,... Vazhdo

June 15, 2009  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Lobimi politik në Mal të Zi
Tags: , , , , , , ,